Ka nisur edicioni i pestë i spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, ku një nga banoret që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në vend është edhe Olechka, e cila vjen nga Bjellorusia.
Ajo është bërë e njohur në rrjetet sociale, ndërsa një nga veçoritë e saj është njohja shumë e mirë e gjuhës shqipe.
Olechka është prezantuar përmes një videoklipi, ku ka shprehur gatishmërinë për të dhënë më të mirën e saj në këtë eksperiencë televizive.
Me hyrjen e saj, ajo bëhet pjesë e banorëve që do të garojnë në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Deri më tani, pjesë e këtij edicioni janë regjisorja Arlinda Morina, moderatorja Antoneta Koçi, reperi Nichi, këngëtari Bejta, moderatorja Anjeza Gubetini, bokseri Fatlumi, dizajnerja Klejda, këngëtarja Vjollca Haxhiu, influencerja Shqiponja, trajneri i fitnesit Rroni, ish-missi Behare Maksutaj dhe reperi Fuego.
Burimi: Dukagjini
