BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

Written by

in

BE-ja alarmon për mungesë të progresit në gjyqësor, ministrja Gërvalla relativizon dështimin me arsyetime qesharake

Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet një nga pikat më problematike në Kosovë, sipas vlerësimit të fundit nga Raporti i Progresit për vitin 2026.

Komisioni Evropian ka konstatuar se funksionimi i gjyqësorit në përgjithësi nuk ka shënuar ndonjë përparim gjatë këtsaj periudhe raportuese.

Pavarësisht këtyre gjetjeve kritike, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një ton relativizues.

Gjatë seancës parlamentare ku po debatohet për këtë dokument, Gërvalla u shpreh se megjithëse raporti evidenton mungesën e progresit, ai të paktën nuk shënon ndonjë regres në sistemin gjyqësor.

“Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, tha Gërvalla.

Ndërkaq, në raport theksohet se ndikimet e papërshtatshme nga interesat politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë ende nuk është miratuar.

Burimi: Insajderi