BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në vendvotimet në Serbi, bën thirrje për qetësi

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në vendvotimet në Serbi, bën thirrje për qetësi

Written by

in

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e raportuara të dhunës në disa vendvotime gjatë zgjedhjeve të sotme parlamentare.

“Qytetarëve të Serbisë duhet t’u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës në një mjedis të qetë dhe të sigurt”, ka deklaruar von Beckerath në rrjetin social X.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa institucioneve kompetente u ka kërkuar të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

Burimi: Dukagjini