Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare, pamje nga dasma (VIDEO)

Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare, pamje nga dasma (VIDEO)

Written by

in

Bebe Rexha marton vëllanë me tradita shqiptare, pamje nga dasma (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka qenë pjesë e dasmës së vëllait të këngëtares me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ku ka kënduar për të pranishmit dhe ka krijuar atmosferë festive me muzikën e saj.

Nga ceremonia janë publikuar edhe pamje, ku shihet atmosfera e gëzueshme dhe momentet e veçanta të festës familjare, transmeton Klankosova.tv.

Por, vëmendje të veçantë ka marrë edhe vetë Bebe Rexha, e cila nuk ka qëndruar vetëm si e ftuar në dasmën e vëllait të saj. Këngëtarja i është bashkuar festës edhe me këngë, duke sjellë një moment të veçantë për të pranishmit.

Dasma është shoqëruar me muzikë dhe tradita shqiptare, ndërsa pamjet e publikuara kanë tërhequr interesimin e publikut dhe të ndjekësve të artisteve.