Behrami: Askush s’mund ta shlyejë Thaçin nga historia e Kosovës

Behrami: Askush s’mund ta shlyejë Thaçin nga historia e Kosovës

Written by

in

Behrami: Askush s’mund ta shlyejë Thaçin nga historia e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pak para aktgjykimit të dytë në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami thotë se askush nuk mund ta shleyjë Thaçin nga historia e Kosovës.

Sipas tij, të gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e të gjitha ngjarjeve historike.

“Por kot e kanë!  Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës! PS: Paramendoni, vendimin e marrin pikërisht në ditën kur ka lindur emri UÇK-së. Dhe në ditën e fitores më të madhe politike të Hashim Thaçit. Më 17 nëntor!”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.