Bejta ka arritur të tërheqë vëmendjen që në mëngjesin e parë të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.
Banori ka befasuar të gjithë me një veprim të pazakontë, pasi duket se syzet e diellit janë bërë pjesë e pandashme e paraqitjes së tij.
Ai i ka mbajtur ato vazhdimisht që nga spektakli i mbrëmshëm, duke mos i hequr as gjatë momenteve të para të ditës së re. Madje, Bejta ka shkuar edhe një hap më tej, duke u futur në dush me syze të errëta.
Nuk dihet nëse kjo është një kërkesë e veçantë e tij apo thjesht një preferencë personale, por ajo që duket qartë është afeksioni i madh që ka për syzet e diellit.
Bejta është njëri nga 21 banorët që nisën mbrëmë rrugëtimin në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, i cili tashmë ka nisur të sjellë momentet e para interesante brenda shtëpisë. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be