Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

Written by

in

Bekë Berisha, anëtari i Aleancës në Grupin Punues që kundërshton verdiktin e 16 shtatorit

Kryetari i Komisionit të AKI-së, Bekë Berisha do të përfaqësojë Aleancën në Grupin Punues për Apelin në Hagë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur po ashtu se nga PDK anëtare do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa nga VV, Adnan Rrustemi, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç Vlora Çitakut që njëherësh është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në këtë Grupin Punues që do ta hartojë strategjinë për të kundërshtuar vendimin e 16 shtatorit, do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të partive politike”.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje është kuptuar se do të jetë Adnan Rrustemi, derisa nga Aleanca do të jetë Bekë Berisha, ky i fundit edhe si kryetar i komisionit së AKI-së, njëherësh edhe luftëtar”, u shpreh Tërshani.

Ndërsa nuk është bërë e ditur se kush do jetë anëtar në këtë grup punues nga Lidhja Demokratike e Kosovës.