
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka realizuar një fotoshooting interesant, ku është shfaqur me një stil të veçantë dhe mjaft atraktiv.
E veshur me një kombinim elegant në ngjyrë të zezë, Benita ka vënë në pah flokët e saj të gjata, në ngjyrë të bardhë argjendi, të cilat dallohen për një detaj të pazakontë, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e gjatësisë së flokëve, bie në sy një efekt me njolla të zeza, dhe emri i saj i krijuar nga flokët.