Berisha paralajmëron protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve

Berisha paralajmëron protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve

Written by

in

Berisha paralajmëron protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka njoftuar se të shtunën, më 31 tetor, do të mbahet një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

Gjatë një konference për media, Berisha tha se PD-ja do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të të rinjve dhe kërkesave të tyre.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka vazhduar thirrjet për dialog me studentët, të cilët po protestojnë kundër qeverisë për të 14-ën ditë radhazi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje të ulëseve të vendosura para Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog.

Megjithatë, protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre përtej çështjeve të arsimit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ramës dhe duke refuzuar deri më tani formatin e dialogut të propozuar nga qeveria.

Protestat në Tiranë janë shoqëruar ditëve të fundit edhe me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali