“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i Thaçit që rikthehet në 28 Nëntor

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i Thaçit që rikthehet në 28 Nëntor

Written by

in

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i Thaçit që rikthehet në 28 Nëntor

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një mesazh të publikuar më 28 Nëntor të vitit 2017, kishte uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Thaçi kishte përmendur figurat historike kombëtare, nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Ai kishte bërë thirrje që shqiptarët ta festonin këtë ditë të bashkuar, me krenari dhe dinjitet, duke shprehur edhe një dëshirë për festimet e ardhshme.

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, kishte shkruar Thaçi në urimin e tij.

Mesazhi i tij ishte mbyllur me urimin për të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali