Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra në gjuhën italiane

Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra në gjuhën italiane

Written by

in

Në kuadër të aktivitetit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pranuar një donacion librash nga Bibliotekat Publike të Torinos, me ç’rast është inauguruar edhe një hapësirë e re e dedikuar librave në gjuhën italiane.

Ky donacion synon pasurimin e fondit bibliotekar dhe zgjerimin e mundësive për qasje në literaturën italiane për lexuesit në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Aktiviteti, i mbajtur më 26 tetor, u zhvillua nën temën “Lingua geniale: ideare, progettare, creare con l’italiano” (“Gjuha gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italishten”), e cila thekson potencialin krijues të gjuhës italiane dhe lidhjen e saj me artin, dijen dhe inovacionin.

Programi përfshiu edhe prezantimin e botimit “Lingua gentile, lingua geniale: ideare, progettare, creare con l’italiano”, si dhe hapjen e një ekspozite kushtuar jetës dhe veprës së Leonardo da Vincit, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së artit dhe shkencës.

Përmes këtij aktiviteti, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka theksuar se riafirmon përkushtimin e saj për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë së shkruar, promovimin e leximit dhe krijimin e mundësive të reja për shkëmbim kulturor dhe qasje në dije.

Burimi: RTKLive