Bibliotekat e Kosovës dhe Hungarisë me memorandum bashkëpunimi

Bibliotekat e Kosovës dhe Hungarisë me memorandum bashkëpunimi

Written by

in

Marrëveshja parasheh projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbim të stafit dhe trajnime profesionale, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Szechenyi, Judit Gerencser.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me punën e institucionit hungarez, shërbimet për përdoruesit dhe proceset e digjitalizimit.

Në takim morën pjesë edhe sekretari i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Sipas njoftimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në realizimin e këtij bashkëpunimi ka kontribuar edhe ambasadori i Kosovës në Hungari, Delfin Pllana.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe të krijojë mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm profesional.

Burimi: RTKLive