Shitja e biletave do të financojë 75 për qind të planit të rinovimit të Luvrit, me vlerë 1 miliard euro.
Presidenti dhe drejtori i muzeut, Christophe Leribault, për transmetuesin France Inter tha se projekti, i njohur si “Louvre Nouvelle Renaissance” (Rilindja e Re e Luvrit), do të përfitojë gjithashtu 300 milionë euro (348 milionë dollarë) financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai shtoi se muzeu do të duhet të sigurojë edhe 360 milionë euro nga donatorë privatë.
“Është një shumë e jashtëzakonshme. Në Francë nuk jemi përballur kurrë me një sfidë të kësaj përmase”, tha Leribault.
“Këto punime janë të domosdoshme nëse duam që Luvri të mbetet muzeu më i bukur dhe më i madh në botë”, shtoi ai.
Burimi: Dukagjini
