Delegacionet Ukrainase dhe Ruse kanë përfunduar dy ditët e negociatave në Abhu Dabi të emirateve të bashkuara arabe pa ndonjë marrëveshje e cila do të mund të afron fundin e luftës e cila po zgjatë më shumë se 4 vite e gjysmë. Sipas diplomatëve të pranishëm, asnjëra palë nuk është e gatshme të ndryshon kërkesat kryesore , gjë që parandalon arritjen e ndonjë marrëveshje efikase.
Megjithatë, dy palët u pajtuan që gjatë javëve të ardhshme të kryejnë një këmbim të madh të robërve të luftës përderisa është bërë e ditur se pritet që ky këmbim do të jetë më i madh që nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit Amerikan, Jarred Kushner, pas përfundimit të negociatave, tha se emisarët amerikan do të udhëtojnë në Moskë për tu takuar me presidentin Rus Putin dhe një ditë më vonë për në Ukrainë ku do të takohen me Zelensky-n, pasi që, sipas tyre,gjatë bisedimeve janë vërejtur mundësi diplomatike që do të mund të sjellin përparim në disa prej çështjeve.
Gjithashtu janë paralajmëruar bisedime të reja në të ardhmen por pa u cekur data se kur pritet të mbahen ato.
Burimi: RTKLive
