
Një biznesmen 72-vjeçar është gjetur i vdekur në vilën e tij në qytetin e Izmirit, në Turqi.
Autoritetet, siç raporton CNNTurk, po dyshojnë se Bekir Kayabasi, mund të jetë viktimë e një vrasjeje.
Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor, në lagjen Iskele, në distriktin Urla, transmeton Klankosova.tv
Familjarët, të shqetësuar pasi nuk po arrinin të kontaktonin me të, shkuan në vilën ku ai banonte rreth orës 23:00.
Kur hynë brenda, e gjetën biznesmenin të shtrirë, pa shenja jete.
Ekipet mjekësore që mbërritën në vendngjarje konstatuan vdekjen e tij.
Gjatë ekzaminimit u vunë re shenja të plagëve nga thika dhe nga armë zjarri në trupin e 72-vjeçarit.
Trupi i tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Izmir për autopsi.
Pas përfundimit të procedurave, iu dorëzua familjarëve. /Klankosova.tv