Bjeshkët e Deçanit janë mbuluar nga bora, duke sjellë pamje të bukura dimërore në këtë pjesë të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, faqja “Deçani” ka bërë të ditur se bjeshkët e kësaj zone tashmë janë zbardhur nga reshjet e borës.
Pamjet dimërore rikthejnë bukurinë karakteristike të maleve të Deçanit, të cilat edhe gjatë stinës së dimrit tërheqin vëmendjen për peizazhet e tyre natyrore. /Telegrafi/