Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Written by

in

Vendimi për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka shkuar në Gjykatën Supreme.

Isufaj të martën është ankuar për vendimin e Këshillit Prokurorial që e shkarkoi nga kjo pozitë, në të cilën ishte në mandatin e dytë, njofton Dukagjini.

Këtë për televizionin Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda KPK-së, derisa Supremja ka kohë 30 ditë për marrjen e një vendimi për këtë.

Televizioni ka pyetur edhe Gjykatën Supreme për këtë, por deri në publikim të lajmit, ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se Isufaj u shkarkua javë më parë nga anëtarët e Këshillit, nën arsyetimin e keqmenaxhimit si dhe dyshimeve që ndërhynte në raste që ishin duke u hetuar në këtë Prokurori.

KPK shkarkon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Burimi: Dukagjini