Në takim është diskutuar për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”.
Ministrja Bogujevci ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe avancimit të projekteve në sektorët e kulturës dhe turizmit.
Ndërkaq, ambasadori Schuebel ka ritheksuar përkushtimin e BE-së për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se mbështetja evropiane përfshin edhe këta sektorë.
Burimi: RTKLive
