Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring

Written by

in

Ngjarja tragjike kishte ndodhur gjatë përballjes së zhvilluar në gusht, kur Reeves u rrëzua dy herë në raundin e dhjetë. Pas goditjeve të marra, ai humbi ndjenjat dhe u nxor nga ringut me barelë, për t’u dërguar menjëherë në spital.

Boksieri nga Limerick qëndroi në koma për rreth tre muaj, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të rënda.

Vdekja e tij u konfirmua të hënën në Spitalin Universitar të Limerickut, ku në momentet e fundit ishte i rrethuar nga familjarët e tij më të afërt: babai Tony dhe motrat Jodie, Jessie e Shannon.

Largimi i Reeves në një moshë kaq të re ka tronditur komunitetin e boksit në Irlandë, duke rikthyer vëmendjen te rreziqet serioze që mund të sjellë ky sport.

Burimi: RTKLive