“Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

“Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

Written by

in

“Boll ma me statusa o zoje, veproni!”, nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut

Veton Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar në postimin e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Thaçit.

Çitaku, përmes një reagimi në Facebook, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës si “të turpshëm” dhe “të papranueshëm”, duke shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për procesin gjyqësor.

Ajo ka thënë se drejtësia nuk mund të ketë dy standarde, ndërsa ka paralajmëruar se, sipas saj, padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë, mobilizim dhe veprime konkrete politike, juridike e diplomatike.

Në reagimin e saj, Çitaku ka theksuar gjithashtu se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se sakrifica e popullit për çlirim nuk mund të njolloset.

Në komentet në postimin e saj ka reaguar edhe Veton Thaçi, i cili i është drejtuar Çitakut me një mesazh kritik.

“Boll ma me statusa o zoje veproni!!!”, ka shkruar ai.

Burimi: Insajderi