Bomba e mbrëmjes në basketbollin kosovar, Dardan Berisha rikthehet tek Peja

Bomba e mbrëmjes në basketbollin kosovar, Dardan Berisha rikthehet tek Peja

Written by

in

KB Peja ka zyrtarizuar një përforcim të madh, duke rikthyer në radhët e veta njërin prej basketbollistëve më të njohur kosovarë, Dardan Berishën.

Lajmi është konfirmuar të premten mbrëma nga klubi pejan, i cili ka vendosur të mbështetet sërish te përvoja dhe cilësitë e kapitenit të Kosovës.

Berisha, i cili nuk është aktivizuar me asnjë skuadër gjatë këtij edicioni, rikthehet në një ambient të njohur, pasi fanellën e Pejës e kishte veshur edhe sezonin e kaluar, si dhe në periudha të tjera të karrierës së tij.

Gjatë karrierës së pasur, ai ka luajtur edhe për Prishtinën dhe disa klube evropiane, duke qenë një nga emrat më të spikatur të basketbollit kosovar.

Rikthimi i Berishës vjen në një moment të vështirë për Pejën, e cila po kalon një seri rezultatesh negative.

Klubi pejan shpreson që përvoja dhe lidershipi i tij të ndihmojnë skuadrën të rikthehet te fitoret dhe të përmirësojë rezultatet në vazhdim të sezonit.

Burimi: Dukagjini