Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Written by

in

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Kosova do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe borës gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur deri në minus 5 gradë Celsius të dielën. Sipas parashikimit të Institutit, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje bore në shumë pjesë të vendit.

Sipas njoftimit meteorologjik, të shtunën, më 28 nëntor, vendi do të karakterizohet nga mot i vranët dhe reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën, më 29 nëntor, pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius. Era do të vazhdojë të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Instituti paralajmëron se Kosova do të ndikohet nga depërtimi i masave të ftohta ajrore nga veriperëndimi i Evropës, të cilat do të sjellin rënie të temperaturave dhe kushte tipike për fillimin e sezonit dimëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali