“Bregu i Diellit” mbetet pa ujë deri në orën 14:00

"Bregu i Diellit" mbetet pa ujë deri në orën 14:00

Written by

in

"Bregu i Diellit" mbetet pa ujë deri në orën 14:00

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në orën 14:00.

Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kompanisë, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje të madhe të ujit, e shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA ZONA nga Operatori Ekonomik.