
Ekipi i emisionit “Weekend” në Klan Kosova ka vizituar odën e Fehmi Kastratit në Podujevë, ku atmosfera është shoqëruar me këngë të folklorit shqiptar të interpretuara me çifteli.
Në mesin e këngëve të interpretuara ishte edhe kënga virale “Po kcen Luta”, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Fehmi Kastrati, duke folur për rëndësinë e ruajtjes së folklorit, theksoi se tradita muzikore nuk duhet të lihet anash.
“Nuk guxojmë asnjëherë prej folklorit me u tërhekë. Këto janë të zemrës, janë të shpirtit”, u shpreh Kastrati.
Ai foli edhe për këngën “Po kcen Luta”, duke treguar se dashurinë për këngën e ka pasur gjithmonë dhe se interpretimi i saj erdhi edhe si përgjigje ndaj shoqërisë dhe ambientit.
“Faleminderit prej Zotit, këngën e kam dashtë gjithmonë, ju kom përgjigj shoqërisë, ju kom përgjigjë ambientit”, tha Kastrati.
Vizita në odën e tij u shoqërua me muzikë tradicionale dhe atmosferë festive, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të folklorit shqiptar.
Për më shumë: