Britania kryen operacion sekret për të shpëtuar mijëra frigoriferë nga hakerat

Britania kryen operacion sekret për të shpëtuar mijëra frigoriferë nga hakerat

Written by

in

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekspertët e sigurisë kibernetike kryen një operacion sekret për të mbrojtur dhjetëra mijëra frigoriferë dhe ngrirës komercialë nga sulmet e mundshme kibernetike, raportoi BBC.

Operacioni pasoi zbulimin e dobësive të sigurisë në sistemet e kontrollit të ftohjes që mund të kishin lejuar hakerat të manipulonin temperaturat dhe të prishnin sasi të mëdha ushqimi, sipas raportit.

Pajisjet e prekura potencialisht u përdorën në supermarkete, magazina, restorante dhe biznese të tjera.

Hakerët etikë nga “Omega Solutions” identifikuan dobësitë në fund të tetorit, ndërsa kompania e sigurisë kibernetike “Pen Test Partners” ndihmoi në verifikimin e rreziqeve dhe paralajmërimin e autoriteteve.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC), Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale dhe Agjencia e Standardeve të Ushqimit bashkuan përpjekjet për të paralajmëruar dhjetëra kompani dhe për të siguruar sistemet.

Mijëra pajisje u shkëputën nga interneti, si në distancë ose edhe manualisht.

Disa biznese hoqën gjithashtu kabllot e internetit dhe udhëzuan punonjësit që të monitorojnë manualisht temperaturat e ftohjes. /AA/