
Kandidati republikan për guvernator të New York-ut, Bruce Blakeman, ka shprehur bindjen se mund ta fitojë garën elektorale përballë guvernatores aktuale, demokratës Kathy Hochul.
Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, Blakeman u shfaq optimist për rezultatin, duke theksuar se gara mbetet e hapur dhe se sondazhet mund të mos pasqyrojnë rezultatin përfundimtar.
“Ne do ta fitojmë New York-un dhe do të shpëtojmë Amerikën!”, deklaroi ai para simpatizantëve, duke përcjellë mesazhin e fushatës së tij.
Blakeman synon të sfidojë dominimin demokrat në këtë shtet, ndërsa përballë tij është Kathy Hochul, e cila aktualisht drejton New York-un.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali