
Komisioni Evropian do ta publikojë sot, më 4 nëntor, Raportin për Kosovën për vitin 2026. Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dokumenti do të dalë në kuadër të Pakos Vjetore të Zgjerimit.
Drafti kishte paralajmëruar mungesë përparimi, ndërsa vlerësimet përfundimtare pritet të bëhen publike me raportin e plotë.
Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, do t’i prezantojë gjetjet e pakos para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Prezantimi nis në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali