Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

Written by

in

Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo mund të jetë ndjerë i mosrespektuar nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo njoftoi pensionimin nga përfaqësuesja portugeze në muajin nëntor, duke u larguar si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e vendit dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren.

I pyetur së fundmi për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Fernandes tha se lojtarët e Portugalisë janë përpjekur gjithmonë ta respektojnë në maksimum, duke marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tij në futbollin portugez.

“Ndoshta Cristiano e ka ndjerë këtë, nuk e di… Kemi provuar gjithnjë ta respektojmë sa më shumë që është e mundur sepse është referencë e të gjithë gjeneratave”.

Ai theksoi se, ndonëse nuk mban shiritin e kapitenit, pasi këtë përgjegjësi e ka Bernardo Silva, nga ana e tij dhe e bashkëlojtarëve është bërë gjithçka për ta respektuar Ronaldon.

“Por, nëse është ndjerë i mosrespektuar, kush jam unë ta them të kundërten? Mund të them se si lojtar i kombëtares, jo kapiten, sepse Bernardo Silva është kapiteni, kemi bërë gjithçka në kombëtare për ta respektuar Ronaldon, njeriun dhe lojtarin”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, pas largimit të Ronaldos, Portugalia u përball edhe me rezultate negative, përfshirë humbjen e thellë në shtëpi ndaj Danimarkës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali