Budva mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit

Budva mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit

Written by

in

Budva mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit

Në Budvë të Malit të Zi mbahet sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të vendeve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Përveç Kurtit, në Budvë do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto, si dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 si një nismë diplomatike që synon thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali