Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

Written by

in

Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka qëndruar të enjten në Bruksel, ku po zhvillon takime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për të diskutuar marrëveshje të reja mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Burnham është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas një takimi fillestar, palët pritet të zhvillojnë bisedime me dyer të mbyllura, ndërsa rreth orës 12:30 pritet të mbajnë një konferencë për media.

Në mesin e çështjeve kryesore që pritet të diskutohen është një skemë e re e mobilitetit për të rinjtë, e cila do t’u mundësonte deri në 100 mijë të rinjve nga BE-ja të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

Megjithatë, kjo marrëveshje është vënë në rrezik për shkak të kërkesës së BE-së që studentët evropianë të paguajnë të njëjtat tarifa të shkollimit sikurse studentët britanikë.

Burnham ka deklaruar gjithashtu se mund të arrihet një plan i përbashkët për menaxhimin e emigracionit përmes Kanalit të La Manshit. Në tryezën e negociatave janë edhe marrëveshjet për tregtinë e ushqimeve dhe çmimet e emetimeve të karbonit.

Ndërkohë, në Bruksel ndodhet edhe lideri i Reform UK, Nigel Farage, i cili pritet të mbajë një konferencë të veçantë për media. Ai e ka cilësuar marrëveshjen e mundshme si një gabim shumë të kushtueshëm, duke pretenduar se Burnham nuk ka mandat demokratik për të ndërmarrë këto hapa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali