Business Reset 2026, ka një datë të re zyrtare, më 12 nëntor në mjediset e Hotel Marriott Tirana.
Organizatorët e Business Reset njoftojnë që kanë vendosur datën e re të Business Reset, më 12 nëntor. Vendi i eventit vazhdon të jetë i njëjti, Marriott Hotel Tirana.
Një kujtesë për lexuesit tanë se në çfarë konsiston Business Reset:
Ky event flagship është menduar për të gjithë sipërmarrësit, liderët ekzekutivë dhe profesionistët që duan të kuptojnë nga afër të ardhmen e biznesit, inteligjencën artificiale dhe praktikat e avancuara të menaxhimit përmes zgjidhjeve reale.
Përmes kategorive të ndryshme të biletave, çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të personalizojë përvojën e tij mes aktiviteve të shumta, ku përveç marrjes së njohurive praktike do të mund të lidhet drejtpërdrejt me liderë e profesionistë të industrive të ndryshme që kanë lënë gjurmë në treg.
Axhenda ditore do të jetë e pasur me fjalime informuese dhe frymëzuese në Main Stage nga emra të njohur si Gentian Gjiknuri, Lorent Gordi, Yiannis Dimos, Radoslava Krosneva, Gjergj Kalaja, Biljana Meckarovska, Dalina Gjiçali, Fisnik Ismaili, Toby Lee, Jonel Kristo dhe Blendi Salaj. Ashtu si dhe suprizat, të cilat nuk do të mungojnë në këtë edicion të parë.
Pasdite, vëmendja do të zhvendoset te sesionet praktike Workshops në tri dhomat paralele (Teknologji, Burime Njerëzore (HR) dhe Marketing), ku do të analizohen rastet konkrete të përshtatjes së sistemeve Odoo apo ERP, strategjitë e HR, si dhe fushata digjitale dhe AI nga ekspertë të fushës.
Gjithashtu, eventi do të garantojë mundësi unike për network gjatë gjithë ditës në Experience Zone me demonstrime live, si dhe do të përmbyllet me After Hours Cocktail Networking, ku do të shkëmbehen ide dhe do të ndërtohen partneritete të reja strategjike mes pjesëmarrësve e folësve.
Me një fokus të veçantë te përshpejtimi i rritjes strategjike, Business Reset 2026 nuk është thjesht një konferencë, por një platformë dinamike ku vizioni takohet me ekzekutimin praktik. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë nga afër se si teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale po transformojnë rrënjësisht proceset e punës, vendimmarrjen drejtuese dhe komunikimin me tregun. Përmes historive reale nga eksperienca në treg dhe diskutimeve të gjëra, eventi do të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballin sipërmarrjet sot në rajon.
Ky është momenti ideal për të menduar përtej horizontit të zakonshëm, për të krijuar kontakte të reja me profesionistë me të njëjtin vizion dhe për t’u bërë pjesë aktive e valës së re të inovacionit në Shqipëri e më gjerë.
Për më shumë informacion dhe për të siguruar biletën tuaj, vizitoni faqen zyrtare: https://businessreset.al/#tickets
Shënim: Nëse e ke tashmë një biletë për Business Reset, ajo vazhdon të jetë e vlefshme për datën e re.