Business Reset 2026: mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani në edicionin e parë

Business Reset 2026: mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani në edicionin e parë

Written by

in

Më 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana priti edicionin e parë të “Business Reset”. Gjatë një dite të vetme, 176 kompani, mbi 400 pjesëmarrës ndër to sipërmarrës dhe profesionistë të marketingut, teknologjisë dhe burimeve njerëzore, ndoqën 11 fjalime në skenën kryesore dhe 9 workshop-e praktike në tre salla paralele: Marketing, HR dhe Tech.

Pyetja që drejtoi ditën ishte e thjeshtë dhe po aq komplekse: çfarë duhet të ndryshojë një biznes sot, kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po i rishkruajnë rregullat më shpejt se kurrë? Pjesëmarrësit morën me vete më shumë se një përgjigje: mjete konkrete, strategji të zbatueshme për biznesin e tyre dhe njohje të reja që mund të kthehen në partneritete.

Skena kryesore

Skena kryesore, e moderuar nga Jori Vila dhe Dorjana Avrami, u hap nga Gentian Gjiknuri (String) me “The Future of Business Management”, një vështrim mbi të ardhmen e drejtimit të biznesit. Lorent Gordi (Philip Morris Albania), me “AI Changed the Rules. What Comes Next Is Up to Us!”, Yiannis Dimos (Le Spot Group) me “Beyond 360° in a Fragmented World”, ndërsa Gjergj Kalaja (Impuls Agency) me “From Noise to Signal: Business Intelligence for the Albanian World”.

Momenti surprizë i Zen House solli në skenë kiropraktorin Ünal Öğüten, i cili demonstroi ushtrime praktike për posturën e atyre që punojnë ulur gjatë gjithë ditës: një pushim i këndshëm, por edhe informues.

Më pas, Biljana Meckrovska (MPG Skopje) me “Exceeding BTL: When Brands Become Experiences”, Dalina Gjiçali (EPPC) me “Does Your People Strategy Actually Perform?”, Fisnik Ismaili (Karrota) trajtoi “The Risk of Being Remembered”, ndërsa Toby Lee (The Predictive Index) i ftoi të pranishmit të pyesin veten: “What If We’re Solving the Wrong Problem?”. Skena u mbush me nota humori dhe energji në përfundimin e paradites me Blendi Salajn (Top Chanel) me “Media and the Transformative Frontier of Technology”, si dhe me Jonel Kriston (ISN Albania) me “Where Corporate Culture Creates Team Harmony”.

Pasditja: 3 salla, 9 workshop-e

Pasditja kaloi nga vizioni te praktika. Gentian Gjiknuri tregoi si Odoo përshtatet sipas nevojave të ekipit, nga punësimi te performanca, ashtu si dhe demonstroi si sistemet ERP auditohen, integrohen dhe personalizohen sipas proceseve të çdo biznesi. “Make AI Talk About Your Brand” me Olga Grabockën (iDigitalise) ashtu si dhe Toby Lee me “Your Personality at Work”. Një nga sesionet më interaktive ishte Dalina Gjiçalin me “Who Gets a Raise and Why?”, Jonida Këllezin me “How to Create Authentic Campaigns in the Age of AI”, Renato Civilin me “How to Build a Winning Marketing & HR Strategy for 2027”, dhe Spartak Alibalin (Deloitte) me “Recruitment Market Trends”.

Gjatë gjithë ditës, në Experience Zone, partnerët prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre me demonstrime live, pjesëmarrësit shkëmbyen kontakte përmes matchmaking-ut, ndërsa lojërat e ISN Albania i dhanë ditës një dinamikë të veçantë. Dita u mbyll me gotat e ngritura në “After Hours Cocktail”, në një atmosferë festive ku folës, partnerë dhe pjesëmarrës vazhduan bisedat në formë më të lirë.

Business Reset 2026 u realizua me mbështetjen e String si Gold Sponsor, si dhe të Lufaprint, Toong, Serenity Clinics & Lab, DBS Group Industries, Deloitte, Mektrin, iDigitalise, ASLV, Zen House, Ditë e Natë Farmaci, Ecovis, Protik dhe ISN Albania. Partnerë mediatikë ishin Telegrafi, Geek Room, Club FM dhe Pulsi. Eventi u hapi derën edhe disa startup-eve të reja, si pjesë e mbështetjes për sipërmarrjet e reja.

Me këtë edicion të parë, Oz Marketing falënderon folësit, partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit që e bënë të mundur këtë ditë me mbështetjen, praninë dhe energjinë e tyre të jashtëzakonshme.