Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

Written by

in

Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë këtë projektligj, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore lidhur me të njëjtin projektligj.