Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

Written by

in

Cahani: S’mund të ketë revolucion pa dobësi, por përparësitë e AI janë më të mëdha (VIDEO)

A sjell Inteligjenca Artificiale më shumë përparësi apo dobësi?

Sipas Mërgim Cahanit, themelues i “Gjirafa”, “Super-Inteligjenca” më shumë sjell përparësi, por me të vijnë edhe rreziqet.

Megjithatë, në “Rubikon” të Klan Kosova, ai tha se me përparësitë e IA-së ia vlejnë edhe rreziqet që vijnë me të.

“Me çdo risi, inovacion, revolucion që AI tash është në fazë të revolucionit, ende s’e ka mbërri atë qëllim për me tejkalu revolucionin industrial, por është drejt atyre hapave. Nuk ka asgjë te Ai që vjen me një rrezik më shumë proporcionalisht me benefitet që i bjen sesa çdo revolucion apo risi në të kaluarën. Mendoj që është i balancuar”, deklaroi Cahani.

Ai tha se “nuk mundesh me pas një kerr që ec shpejt e nuk të harxhon. Nuk mundesh me pas një revolucion, një dobi a risi që i ka vetëm përparësitë e veta, e jo dobësitë. Edhe AI është njëjtë”.

Ndiqeni deklarimin e tij: