Caktohet për të enjten seanca e radhës plenare e Kuvendit

Caktohet për të enjten seanca e radhës plenare e Kuvendit

Written by

in

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 5 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

Ndërkaq, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës (AAK), është propozuar mbajtja e një debati parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Për këtë debat është dakorduar që të mbahet javën e ardhshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar para mediave se Kosova aktualisht po e blen energjinë elektrike me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: Dukagjini