
Doktori Leonard Muja, pulmolog, është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Ky vendim i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) vjen pas pezullimit të Gëzim Berishës nga kjo pozitë, raporton gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka.
Muja do ta ushtrojë detyrën e drejtorit deri në një vendim të ri lidhur me udhëheqjen e këtij institucioni shëndetësor.
Kujtojmë se ish-drejtori Berisha u pezullua nga pozita, si dhe nga marrëdhënia e punës, pasi Prokuroria po e heton për kanosje ndaj bashkëshortes së tij./Klankosova.tv