Aktori britanik, Callum Turner, është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit se nuk do të jetë ai aktori që do të interpretojë James Bond-in e ardhshëm.
36-vjeçari u fotografua të dielën në Madison Square Garden, në New York, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes New York Knicks dhe Indiana Pacers.
Ai u shfaq me një veshje casual, me xhaketë lëkure dhe xhinse, shkruan DailyMail.
Callum ishte përmendur prej kohësh si një nga favoritët për rolin e agjentit 007, së bashku me aktorin Jack Lowden.
Megjithatë, sipas raportimeve, të dy nuk arritën të bindnin drejtuesit gjatë provave përfundimtare, ndërsa në garë u përfshinë edhe emra të tjerë të njohur, si Nicholas Hoult.
Në fund, roli iu besua Robert Pattinson, i cili u shpall si James Bond-i i ri javën e kaluar. Sipas raportimeve, vetë regjisori Denis Villeneuve ishte ai që i komunikoi aktorit lajmin se kishte fituar rolin.
Ndërkohë, Callum Turner ndodhet në New York për xhirimet e filmit “The Comebacker”, një komedi sportive ku interpretojnë gjithashtu Tom Hanks dhe Patricia Clarkson. /Telegrafi/