
Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe presionit në rritje ndaj tij.
Pas barazimit dramatik 4-4 ndaj Aston Villas, Carrick u intervistua nga “Sky Sports”, ku u pyet nëse do të jepte dorëheqjen dhe nëse një vendim i tillë do të ishte më i miri për klubin.
“ Kjo nuk do të ndodhë”, u përgjigj shkurt trajneri, duke lënë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti.
Ai shprehu gjithashtu besimin se skuadra ka potencialin për ta kthyer sezonin në drejtimin e duhur, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet rikthimi te fitoret, shkruan Indeks Online.
Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, duke u renditur në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë pas 10 ndeshjeve.
Ndonëse klubi ende nuk ka vendosur për shkarkimin e Carrickut dhe shpreson që rezultatet të përmirësohen, në “Old Trafford” raportohet se kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për stolin.
Sipas raportimeve, tre emrat që po konsiderohen për ta marrë drejtimin e skuadrës janë Julian Nagelsmann, Eddie Howe dhe Fabian Hurzeler.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali