Category: Bota

  • “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    “Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

    Mbrëmjen e së premtes ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, me katër bashkëmoderatore në tryezë. Kësaj here, Ori Nebijajt dhe Ema Andreas u janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

    Pjesa e parë e programit u fokusua te diskutimi rreth publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime, ku janë përfshirë disa personazhe të njohura të ekranit.

    Gjatë diskutimit, Selin Bollati rikujtoi rastin e Beatriks Ramosajt në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, duke argumentuar se mënyra se si shoqëria reagoi ndaj saj në atë kohë tregon, sipas saj, një standard të dyfishtë në mënyrën se si gjykohen situata të ndryshme.

    “Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Beatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë”, u shpreh Selin.

    Ajo argumentoi se, edhe pse nuk është dakord me linçimin e grave të përfshira në videot intime, duhet të diskutohet edhe përgjegjësia e personave që kanë qenë pjesë e marrëdhënieve të tilla.

    “Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

    Selin iu referua gjithashtu situatës familjare të kompozitorit Adrian Hila, duke thënë se, sipas informacioneve që kishte dëgjuar, bashkëshortja e tij po i qëndronte pranë gjatë kësaj periudhe. Ajo e përshkroi rastin si një situatë ku, sipas saj, nuk mund të përdoret thjesht termi “gabim”, duke pasur parasysh moshën e personave të përfshirë.

    Në anën tjetër, Orinda Huta kundërshtoi paralelizmin me rastin e Beatriks Ramosajt, duke argumentuar se fakti që një person është gjykuar ashpër në të kaluarën nuk do të thotë se shoqëria duhet të përsërisë të njëjtën sjellje.

    “Nuk mund t’i paralelizojmë. Se kryqëzuam Beatriks, nuk mund ta bëjmë edhe tani. A nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?”, tha Orinda.

    Ajo shtoi se jeta dhe marrëdhëniet njerëzore nuk mund të shihen si një vijë e drejtë dhe se nuk është e drejtë që të përsëriten të njëjtat forma gjykimi ndaj grave të përfshira në situatën aktuale.

  • “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    “Do të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë” – Trump paralajmëron një vendim për Iranin

    Presidenti amerikan Donald Trump dha të shtunën sinjale se mund të merret një vendim lidhur me rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

    “Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin”, u tha Trump gazetarëve ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e ndërmjetme në Ohio.

    “Irani është shkatërruar. Kështu që pyetja e vetme është: do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo atë të vështirë? Do të shkojë ose në mënyrën e lehtë, ose në atë të vështirë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

    Trump shtoi se Irani po heq dorë “praktikisht” nga çdo plan për të siguruar armë bërthamore.

    Të premten, portali Axios raportoi se këshilltarët kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare u takuan fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet e SHBA-së lidhur me Iranin dhe konfliktin saudito-houthi në Jemen.

    Irani po përgatit një përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake në shkallë të gjerë, thanë burime për Reuters, ndërkohë që vazhdon përpjekjet diplomatike, të cilat zyrtarët iranianë privatisht i konsiderojnë si të pasuksesshme.

    Planifikimi pasqyron bindjen brenda udhëheqjes iraniane se çdo fushatë e re amerikane duhet të përballet me një përgjigje më të fortë se më parë, edhe pse Teherani kërkon të shmangë përshkallëzimin përmes bisedimeve.

    Komandantët e lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivat e mundshëm – duke kaluar nga asetet e lidhura me SHBA-në te vendet që mbështesin operacionet ushtarake amerikane dhe ndoshta edhe te vendndodhje jashtë Lindjes së Mesme – sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë dhe një burimi të brendshëm të njohur me diskutimet.

    Këto diskutime pasojnë shtatë muaj konflikti që nisi me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

    Edhe pse një armëpushim i 8 prillit i dha fund luftës 40-ditore, armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë sporadike që atëherë

  • Ylli i Nottingham Forestit assesi s’e pranon barazimin: Ankohet për fushën, lojën e deri tek VAR-i

    Ylli i Nottingham Forestit assesi s’e pranon barazimin: Ankohet për fushën, lojën e deri tek VAR-i

    Austriaku Xaver Schlager është ankuar për të gjitha gjërat e mundshme në përballjen ndaj Kosovës.

    Austria me fat mori një pikë ndaj Kosovës, sfidë ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

    Schlager pas ndeshjes për “ORF” shpërtheu në kritika lidhur me çdo situatë.

    “Në mendimin tim kjo ndeshje ishte afër limitit. Të luaje direkt ishte kompletisht e pamundur, secili top kërcente, nuk kishte të bënte me futboll”.

    “Ishte thjesht ta godisje topin përpara, të luftojë dhe të shpresoje se gjyqtari do të fishkëllonte diku. Më vjen keq për të gjithë për të gjithë ata që e kanë shikuar, ishte e tmerrshme”.

  • Francë, deri në 500 shkolla mbyllen të hënën për shkak të protestave të nxënësve

    Francë, deri në 500 shkolla mbyllen të hënën për shkak të protestave të nxënësve

    Deri në 500 shkolla në Francë mund të mbyllen pjesërisht ose plotësisht të hënën, pas përleshjeve të ditëve të fundit mes policisë dhe nxënësve protestues, ka bërë të ditur ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray.

    Sipas tij, mësimi do të pezullohet pjesërisht ose tërësisht në rreth 400 deri në 500 shkolla të mesme, pasi kushtet e sigurisë nuk janë përmbushur. Geffray tha gjithashtu se që nga fillimi i protestave, 24 shkolla janë djegur ose dëmtuar rëndë.

    Mijëra nxënës kanë protestuar për kushtet në arsim, ndërsa protestat e nisura javën e kaluar janë përhapur nga Parisi edhe në qytete të tjera, përfshirë Montpellier, Nantes dhe Marseille.

    Nxënësit kundërshtojnë mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe gjendjen e dobët të ndërtesave shkollore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ministri i Drejtësisë, Gerald Darmanin, tha të premten se 735 nga rreth 3,700 shkolla në Francë ishin prekur në një mënyrë apo tjetër nga protestat e dhunshme.

    Ndërkohë, ministri i Arsimit paralajmëroi se numri i shkollave të prekura të hënën mund të jetë i ngjashëm me atë të së premtes, por premtoi një rikthim gradual dhe të pjesshëm të mësimit.

    Geffray pretendoi se në protestat e nxënësve janë infiltruar edhe aktivistë, veçanërisht nga e majta ekstreme, të cilët sipas tij e kanë devijuar protestën dhe janë përfshirë në akte të dhunshme.