Category: Lajme

  • These are the five people arrested, along with Astrit Haraqi in the big antidrug operation.

    Five people, among them also former Kosovo Minister Astrit Haraqija, have been arrested within the framework of the code-named anti-drug operation, which took place on November 14th in the Pristina region.

    Besides Haraqi, among those arrested, Stanovci lives, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku and Gezim Feka are among them.

    During this police action, which was conducted under investigation into trafficking and alleged distribution of narcotics, six people have been arrested, while another has been released in regular procedure.

    During the raids, authorities have seized about 1.6kg of cocaine, luxury vehicles and about 16 thousand euros of cash.

    Among the cars seized are Mercedes -Maybach, Mercedes G LE, Porsche, Audi and Wolfgang Tiguan.

    Also, two luxurious hours of Rolex and Frankk Mueller brands have been seized, phones, electronic devices, a firearms, ammunition and equipment allegedly used for narcotics packing.

    The total value of property seized in the operation is reported to be around 301m euros.

    Investigations into the case are ongoing.

    Source Layer: Insander

  • Ronaldinho returns from retirement, targets 300th career goal

    LBrazilian football legend Ronaldinho is expected to return to green fields at 46 years of age, temporarily ending retirement from professional football.

    According to published information, the former Barcelona star has signed an agreement with Italian team Ravenna, who competes in the third category of Italian football.

    The agreement envisions a double role for the Brazilian, both football and investor in the club.

    Ronaldinho is expected to appear at the regional derbe at Forl\ FC, Bruno Bellelli Stadium. This game can be a special moment for fans, who will have the opportunity to see one of the most spectacular football players in history again in the field.

    Another interesting detail is that the Brazilian, according to published figures, achieved 299 goals in his career with clubs and nationals, being only a goal away from the symbolic quota of 300 realisations.

    His last official presentation in professional football dates back to 2015, when it was part of the Fluminens, while he had officially confirmed his retirement in 2018.

  • Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

    Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

    Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

    Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të rikthehet në fushat e blerta në moshën 46-vjeçare, duke i dhënë fund përkohësisht pensionimit nga futbolli profesionist.

    Sipas informacioneve të publikuara, ish-ylli i Barcelonës ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën italiane Ravenna, që garon në kategorinë e tretë të futbollit italian.

    Marrëveshja parashikon një rol të dyfishtë për brazilianin, si futbollist dhe investitor në klub.

    Ronaldinho pritet të paraqitet në derbin rajonal ndaj Forlì FC, në stadiumin Bruno Benelli. Kjo ndeshje mund të jetë një moment i veçantë për tifozët, të cilët do të kenë mundësinë ta shohin sërish në fushë një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë.

    Një tjetër detaj interesant është se braziliani, sipas shifrave të publikuara, ka realizuar 299 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtaren, duke qenë vetëm një gol larg kuotës simbolike prej 300 realizimeve.

    Paraqitja e tij e fundit zyrtare në futbollin profesionist daton në vitin 2015, kur ishte pjesë e Fluminenses, ndërsa pensionimin e kishte konfirmuar zyrtarisht në vitin 2018.

  • Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të ndaluarve në aksionin e madh policor

    Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të ndaluarve në aksionin e madh policor

    Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të ndaluarve në aksionin e madh policor

    Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija është në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës.

    Avokati i tij, Korab Bokshi ka konfirmuar se Haraqija u arrestua nën dyshimin për kontrabandim me narkotikë.

    “E kanë arrestuar për veprën penale që dyshohet për kontrabandim me narkotikë. Te familja e Astritit edhe banesa e tij kanë bërë kontroll dhe nuk ka pas kurrgjë inkriminuese. Kanë sekuestruar përkohësisht disa të holla, të cilat kanë qenë kursime të fëmijëve të tij prej punës së tyre- domethënë nuk janë të Astritit fare”, tha Bokshi për “Betimi për Drejtësi”.

    Ai u shpreh se Haraqija u ndalua për 48 orë, vendim për të cilin Bokshi është ankuar.

    Avokati Bokshi tha se Haraqija ka mohuar përfshirjen në këtë vepër penale.

    “Sipas Astritit, nuk ka të bëjë me këtë vepër fare, për shkak se ai si figurë publike ka mundur të takohet me ndonjë person apo me pas ndonjë komunikim, por kurrë asnjëherë në lidhje me këto vepra penale ose çfarëdo natyre të tillë”, tha avokati Bokshi.

    Ndryshe, Policia e Kosovës më herët njoftoi se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)– Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të shtunën ka realizuar një operacion të gjerë policor të koduar “Heshtja”, në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me goditjen e një grupi të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.

    Lidhur me këtë rast, në njoftim u bë e ditur se janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe janë sekuestruar drogë dhe asete tjera në vlerë mbi 300 mijë euro.

  • Ndaloi trafikun për të shpëtuar një kotele të frikësuar, motoçiklisti bëhet viral në rrjetet sociale

    Ndaloi trafikun për të shpëtuar një kotele të frikësuar, motoçiklisti bëhet viral në rrjetet sociale

    Një motoçiklist ka fituar zemrat e miliona përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi ndaloi trafikun në një rrugë të frekuentuar për të shpëtuar një kotele të vogël që po përpiqej të kalonte rrugën.

    Videoja prekëse, e publikuar në Instagram nga përdoruesi me emrin radwan_unfiltered, ka marrë mbi 96 milionë shikime, ndërsa më shumë se 6.5 milionë përdorues kanë reaguar me pëlqime, transmeton Telegrafi.

    Pamjet tregojnë motoçiklistin duke lëvizur në një rrugë të ngarkuar, kur papritur vëren kotelen e vogël. Pa hezituar, ai ndalon, kthehet prapa dhe përdor duart për t’u bërë shenjë automjeteve që po afroheshin të ndalonin.

    Kotelja ndërkohë ishte fshehur nën një veturë. Me të kuptuar se kafsha kishte mbetur e bllokuar, motoçiklisti iu afrua automjetit dhe u përkul për ta nxjerrë. Në ndihmë i erdhën edhe disa këmbësorë që ndodheshin pranë.

    Pas disa përpjekjeve, ai arriti ta nxirrte kotelen në mënyrë të sigurt dhe e vendosi me kujdes në xhepin e xhaketës së tij, përpara se të largohej me motoçikletë.

    Por kujdesi i tij nuk përfundoi aty. Ai bleu një çantë të vogël për ta mbajtur kotelen dhe i dha edhe pak qumësht.

    “Një jetë e vogël e shpëtuar, pak lumturi e ndarë me të tjerët”, shkroi motoçiklisti në përshkrimin e videos.

    Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në disa platforma të rrjeteve sociale, duke nxitur komente të shumta nga përdoruesit.

    “Ju lutem, vlerësojeni edhe personin që po drejtonte veturën. Në ditët e sotme, disa njerëz i shtypin kafshët pa u menduar dy herë. Të gjithë ata që e mbështetën këtë veprim janë njerëzit e mi. Zoti i bekoftë të gjithë”, shkroi një përdorues, duke vlerësuar edhe shoferët që ndihmuan në ndalimin e trafikut.

    Një tjetër komentoi me humor: “Vëlla, e futi në xhep sikur të ishte një pako biskotash”.

    “Po kush tha se të gjithë heronjtë mbajnë maska? Disa mbajnë edhe helmeta”, shkroi një përdorues tjetër.

    Ndërsa një komentues i katërt i uroi motoçiklistit: “Zoti të bekoftë dhe të realizoftë gjithçka për të cilën lutesh”. /Telegrafi/

  • Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

    Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

    Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

    Avokati Korab Bokshi, mbrojtës i ish-ministrit Astrit Haraqija, ka folur për Gazetën Sinjali lidhur me arrestimin e klientit të tij në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, duke deklaruar se Haraqija mohon çdo përfshirje në veprën penale për të cilën dyshohet.

    Në një prononcim për Sinjalin, Bokshi ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit, policia nuk i kishte treguar klientit të tij arsyen konkrete të ndalimit.

    Sipas avokatit, Haraqijës i është bastisur shtëpia, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë inkriminuese.

    Bokshi ka treguar se policia ka sekuestruar disa mjete monetare, për të cilat Haraqija pretendon se janë kursime të dy fëmijëve të tij dhe të familjarëve. Sipas avokatit, këto pretendime pritet të dëshmohen në të ardhmen përmes faturave dhe dokumentacionit përkatës.

    “Klienti im është figurë publike dhe mund të ketë pasur rast të takohet me ndonjërin prej personave të përfshirë në këtë rast, por ai drejtpërdrejt mohon komunikimet dhe ndërlidhjet me këtë vepër penale”, ka deklaruar Bokshi për Sinjalin.

    Avokati ka bërë të ditur se Astrit Haraqija është ndaluar për 48 orë, ndërsa ai, në cilësinë e mbrojtësit, ka paraqitur ankesë ndaj vendimit për ndalim, por deri në momentin e prononcimit nuk kishte marrë përgjigje.

    Ndërkohë, siç ka raportuar më herët ekskluzivisht Gazeta Sinjali, në kuadër të operacionit “Heshtja” është arrestuar edhe Baftije Feka, e cila fillimisht ishte në kërkim të Policisë. Me arrestimin e saj, numri i të arrestuarve në këtë rast ka arritur në gjashtë.

    Në mesin e të arrestuarve janë Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Baftije Feka.

    Gjatë operacionit të zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, Policia ka sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, rreth 16 mijë euro para të gatshme, disa automjete luksoze, ora, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është raportuar të jetë rreth 301 mijë euro.

    Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e drejtësisë, ndërsa të gjithë të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

    Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Astria lawyer speaks of the signal: My client denies connection to the case of issue, the cash seized is child savings.

    Lawyer Korab Bocshi, a defender of former Minister Astrit Haraqija, has spoken of the Signal Gazette about his client’s arrest under the antidrug operation, claiming that Haraqi denies any involvement in the criminal work he is suspected of.

    In a proposal for the signal, Bocshi has indicated that at the moment of his arrest, police had not told his client the concrete reason for the ban.

    According to the lawyer, Haraqi has been raided at home, but during the search nothing incriminating has been found.

    Bocshi has shown that police have seized some monetary means for which Haraki claims they are savings of his two children and family. According to the lawyer, these claims are expected to be testified in the future through bills and relevant documentation.

    My client is a public figure and may have had opportunity to meet with one of the persons involved in this case, but he directly denies communication and connections with this criminal act, Bocshi has declared the signal.

    The lawyer has announced that Astrit Haraqi has been detained for 48 hours, while he, in the defense’s quality, has filed complaints against the decision to stop, but until the moment of the proposal had no response.

    Meanwhile, as the Herald of the Signal reported earlier exclusively, in the context of the operation issue has also been arrested Battije Feka, who was originally searching for police. With her arrest, the number of detainees in this case has reached six.

    Among those arrested are Astrit Haraqi, Stanovci lives, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gezim Feka and Baftije Feka.

    During the operation, held on November 14th in the Pristina region, police have seized about 1.6kg of cocaine — about 16 thousand euros of cash, some luxury vehicles, clocks, phones, electronic devices, firearms and ammunition. The total value of seized property is reported to be around 301m euros.

    The case is continuing to be investigated by justice bodies, while all suspects enjoy presumption of innocence.

    The arrested persons are considered innocent until their guiltyness is proven by court rulings of formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

    Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

    Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

    Avokati i ish-ministrit të Kosovës, Astrit Haraqija, Korab Bokshi, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Heshtja”, i zhvilluar në rajonin e Prishtinës.

    Në një deklaratë për Gazetën Insajderi, Bokshi ka bërë të ditur se Haraqija është intervistuar nga Policia lidhur me dyshimet për vepra penale që ndërlidhen me kontrabandimin e narkotikëve.

    Sipas avokatit, klienti i tij është pyetur edhe për disa persona, të cilët dyshohet se i njeh për shkak të figurës së tij publike.

    Bokshi ka treguar se Policia ka bastisur edhe banesën e Haraqisë, por sipas tij, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë inkriminuese që lidhet me rastin.

    “E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale. E kanë ndaluar për 48 orë, unë kam bërë ankesë te gjyqtari, tash po presim”, ka deklaruar Bokshi.

    Avokati ka bërë të ditur se ka paraqitur ankesë lidhur me ndalimin e klientit të tij, ndërsa janë në pritje të vendimit të gjyqtarit.

    Ndryshe, Astrit Haraqija është në mesin e personave të arrestuar në operacionin policor “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin e Prishtinës.

    Burimi: Insajderi

  • Astrin Haraqi lawyer: My client was detained for 48 hours, filed complaints.

    Former Kosovo Prime Minister Astrit Haraqi, Korab Bocshi, has confirmed that his client has been detained for 48 hours after being arrested under police operation dealt with by the news.

    In a statement to Gazeta Insander, Bocshi has indicated that Haraki has been interviewed by police over allegations of criminal acts that are related to smuggling narcotics.

    According to the lawyer, his client has also been asked about some people he allegedly knows because of his public image.

    Bocshi has shown that police have raided Harky’s apartment, but according to him, nothing incriminating about the case has been found during the search.

    They’ve raided his apartment, made raids, but found nothing incriminating about this crime. He’s been detained for 48 hours, I filed a complaint with the judge, now we’re waiting, Bocshi has declared.

    The lawyer has announced he has filed complaints about his client’s ban, while awaiting the judge’s decision.

    By contrast, Astrit Haraqi is among the persons arrested in the police operation — issue — conducted on November 14th 2026 in the Pristina region.

    Source Layer: Insander

  • Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

    Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

    Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

    Arrestimi i Baftije Fekës, e cila kërkohej nga Policia e Kosovës në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, është konfirmuar. Ajo është personi i gjashtë i arrestuar në këtë rast, pas aksionit gjatë të cilit u sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë, vetura luksoze dhe mijëra euro para të gatshme.

    Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht më herët se Baftije Feka ishte në kërkim të Policisë, duke zbuluar edhe identitetin e saj si e dyshuar në këtë rast.

    Sipas raportimit të Sinjalit, në kuadër të këtij operacioni ishin arrestuar fillimisht pesë persona: Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka.

    Me arrestimin e Baftije Fekës, numri i të arrestuarve në kuadër të rastit “Heshtja” shkon në gjashtë.

    Gjatë bastisjeve të zhvilluara më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, automjete të markave Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme.

    Në mesin e sendeve të sekuestruara janë raportuar edhe ora luksoze, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është rreth 301 mijë euro.

    Hetimet në këtë rast lidhen me dyshimet për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

    Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali