Category: Lajme

  • Shpat Deda mban koncert humanitar në Prishtinë në mbështetje të fëmijëve me diabet tip 1

    Shpat Deda mban koncert humanitar në Prishtinë në mbështetje të fëmijëve me diabet tip 1

    Këngëtari, Shpat Deda, ka mbajtur sonte (e shtunë) një koncert humanitar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kushtuar mbështetjes së fëmijëve me diabet tip 1 në Kosovë.

    Koncerti u organizua me synimin që përmes muzikës të mblidhen fonde për blerjen e sensorëve të glukozës, pajisje të rëndësishme për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak te fëmijët që jetojnë me këtë sëmundje.

    Në kuadër të kësaj nisme, i gjithë fitimi nga shitja e biletave, me çmim prej 10 eurosh, është destinuar për sigurimin e këtyre pajisjeve, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e përditshëm të diabetit.

    Përveç karakterit muzikor, mbrëmja kishte edhe një mesazh solidariteti, duke vënë në vëmendje nevojat e fëmijëve me diabet tip 1 dhe rëndësinë e mbështetjes së familjeve të tyre.

    Përmes këtij organizimi, Shpat Deda kontribuoi në një iniciativë humanitare që synon të lehtësojë sfidat e përditshme të fëmijëve me diabet në Kosovë, duke bashkuar muzikën me një qëllim konkret ndihme. /Telegrafi/


  • Sudoku, loja që sfidon mendjen pa asnjë llogaritje: Si zgjidhet dhe ku duhet të filloni?

    Sudoku, loja që sfidon mendjen pa asnjë llogaritje: Si zgjidhet dhe ku duhet të filloni?

    Në pamje të parë duket si një enigmë matematikore, por gjithçka mbështetet në logjikë. Mësoni rregullat, provoni ta zgjidhni vetë dhe kontrolloni përgjigjen në fund të artikullit.

    Një katror me numra, disa hapësira bosh dhe një pyetje që ngacmon kureshtjen: cili numër duhet vendosur këtu?

    Kështu fillon Sudoku, një nga lojërat më të njohura të logjikës në botë. Ajo gjendet në gazeta, revista, libra dhe aplikacione telefonike, duke tërhequr njerëz të moshave të ndryshme.

    Por çfarë e bën kaq interesante? Fakti që nuk kërkon njohuri matematikore, as mbledhje, zbritje apo shumëzim. Nevojiten vetëm përqendrim, durim dhe aftësia për të dalluar marrëdhëniet ndërmjet numrave.

    Sapo të kuptoni rregullat, edhe një tabelë që fillimisht duket e pazgjidhshme fillon të marrë kuptim.

    Çfarë është Sudoku dhe nga e ka origjinën?

    Sudoku është një lojë logjike me numra, e cila në formën klasike përbëhet nga një tabelë me 81 katrorë, të organizuar në nëntë rreshta dhe nëntë kolona.

    Tabela ndahet gjithashtu në nëntë blloqe më të vogla, secili me nga nëntë katrorë.

    Edhe pse emri është japonez, versioni modern i lojës u publikua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1979, me emrin Number Place. Në vitin 1984, botuesi japonez Nikoli e prezantoi në Japoni, ku mori emrin Sudoku.

    Sipas Nikoli, emri lidhet me idenë se numrat duhet të jenë të veçantë, pra të mos përsëriten brenda pjesëve përkatëse të tabelës.

    Me kalimin e kohës, Sudoku u përhap në mbarë botën dhe u bë pjesë e përditshme e faqeve të argëtimit dhe lojërave të mendjes.

    Tri rregulla që duhet t’i dini për ta zgjidhur

    Qëllimi është të plotësoni të gjithë katrorët bosh me numrat nga 1 deri në 9.

    Por ekzistojnë tri rregulla të pandryshueshme:

    • Çdo rresht duhet të përmbajë numrat nga 1 deri në 9, pa përsëritje.
    • Çdo kolonë duhet të përmbajë po ata numra, pa përsëritje.
    • Çdo bllok 3 × 3 duhet të përmbajë të nëntë numrat, secilin vetëm një herë.

    Numrat që janë vendosur në fillim nuk ndryshohen. Detyra juaj është të zbuloni numrat që mungojnë duke përdorur logjikën.

    Si të filloni nëse nuk keni luajtur kurrë?

    Fillimisht vëzhgoni rreshtat, kolonat ose blloqet ku janë plotësuar më shumë numra.

    Për shembull, nëse një rresht përmban numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8, numri që mungon është 9.

    Në situata më të ndërlikuara, duhet të kontrolloni njëkohësisht rreshtin, kolonën dhe bllokun përkatës.

    Nëse në një katror mund të vendoset vetëm një numër pa shkelur rregullat, atëherë e keni gjetur përgjigjen.

    Mos vendosni numra rastësisht. Një gabim i vetëm mund ta vështirësojë të gjithë vazhdimin e lojës.

    Provojeni vetë: A mund ta plotësoni këtë Sudoku?

    Më poshtë keni një Sudoku të nivelit fillestar. Disa numra janë vendosur paraprakisht, ndërsa katrorët e tjerë presin të plotësohen, transmeton Telegrafi.

    Potësoni kutitë bosh me numrat 1-9

    Për ta bërë fillimin më të lehtë, po ju japim një udhëzim.

    Shikoni rreshtin e pestë dhe kolonën e pestë, pikërisht katrorin në qendër të tabelës.

    Në rreshtin e pestë mungojnë numrat 2, 5, 6, 7 dhe 9. Ndërkohë, në kolonën e pestë mungojnë numrat 3, 4 dhe 5.

    Cili numër gjendet në të dyja grupet?

    Numri 5!

    Prandaj, në atë katror duhet të vendosni numrin 5.

    Tani vazhdoni me të njëjtën logjikë për katrorët e tjerë. Çdo numër i zbuluar ju ndihmon të identifikoni numrat që mungojnë në pjesën tjetër të tabelës.

    A është Sudoku i dobishëm për trurin?

    Sudoku kërkon përqendrim, kujtesë pune, vëmendje dhe arsyetim logjik. Këto procese mendore aktivizohen sa herë që shqyrtoni mundësitë dhe përjashtoni numrat që nuk përshtaten.

    Për shumë njerëz, loja është një mënyrë argëtuese për ta mbajtur mendjen aktive dhe për t’u shkëputur nga angazhimet e përditshme.

    Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që zgjidhja e Sudokut, më vete, parandalon demencën ose sëmundjen e Alzheimerit.

    Përfitimi më i drejtpërdrejtë është ushtrimi i aftësive mendore që përdorni gjatë lojës.

    Sa kohë ju duhet për ta zgjidhur?

    Disa Sudoku të lehta mund të përfundohen brenda pak minutash, ndërsa të tjerat kërkojnë shumë më tepër kohë dhe përqendrim.

    Nuk ka rëndësi sa shpejt e përfundoni. Më e rëndësishme është të kuptoni arsyen pse një numër vendoset në një katror të caktuar.

    Dhe tani, pasi i dini rregullat, mbetet vetëm një pyetje:

    A arrini ta plotësoni të gjithë tabelën pa bërë asnjë gabim?

    Nuk arritët ta zgjidhni? Ja përgjigjja e saktë!

    Me ngjyrë të gjelbër: numrat e plotësuar

    Nëse keni provuar disa herë dhe ende ju kanë mbetur katrorë bosh, më poshtë mund ta shihni zgjidhjen e plotë të Sudokut.

    Numrat me ngjyrë të gjelbër tregojnë katrorët që duhej t’i plotësonit, ndërsa numrat e errët janë ata që ishin vendosur që në fillim.

    Krahasoni përgjigjet tuaja dhe shihni sa numra keni gjetur saktë. /Telegrafi/

  • Franca në protesta për të pestën javë radhazi, mbi 100 mijë qytetarë në rrugë

    Franca në protesta për të pestën javë radhazi, mbi 100 mijë qytetarë në rrugë

    Mijëra qytetarë kanë protestuar në Francë, për të pestën javë radhazi, kundër rritjes së kostos së jetesës, mungesës së investimeve në arsim dhe një projektligji të ri për policinë.

    Në protesta morën pjesë studentë dhe sindikata të arsimit, të cilët kërkuan përmirësimin e kushteve ekonomike dhe mbrojtje më të madhe për fëmijët dhe të rinjtë, raporton Euronews.

    Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 106 mijë persona protestuan në të gjithë vendin, përfshirë 24 mijë në Paris.

    Organizatorët, ndërkaq, pretenduan se pjesëmarrja arriti në 200 mijë persona.

    Një nga çështjet kryesore ishte projektligji që parashikon mbrojtje shtesë ligjore për policët gjatë përdorimit të armëve të zjarrit në detyrë.

    Kundërshtarët e kanë cilësuar atë si një “licencë për të vrarë”, duke paralajmëruar se mund ta vështirësojë ndëshkimin e policëve për përdorim të tepruar të forcës.

    Ndërkohë, sindikatat kanë paralajmëruar një tjetër protestë /Telegrafi/

  • Lista e Studentëve në Serbi: Kundër Kosovës e pro Rusisë, si Vuçiqi (VIDEO)

    Lista e Studentëve në Serbi: Kundër Kosovës e pro Rusisë, si Vuçiqi (VIDEO)

    Lista e Studentëve në Serbi: Kundër Kosovës e pro Rusisë, si Vuçiqi (VIDEO)

    Fitorja e Listës Studentore ndaj regjimit 14-vjeçar të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, po pritet me rezerva gjithandej.

    Kjo edhe për faktin që pushtetarët e rinj në Beograd kanë dhënë shenja se nuk do kenë qasje ndryshe në raport me njohjen e Kosovës, ashtu siç është shtet i pavarur dhe sovran, e t’i vendosin sanksione Rusisë, siç kërkon Bashkimi Evropian tash e sa vjet, raporton Klan Kosova.

    Këto elemente i kanë vërejtur edhe në Bruksel, andaj një zyrtar i lartë i BE-së, po thotë se duhet tani të priten proceset në Serbi, dhe kahja që do të merret.

    Vetë kandidatët për deputetë nga Lista Studentore, që fitoi zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, këtë javë zhvilluan një takim të gjatë me ambasadorin rus në Beograd, Alleksandar Bocan Harçenko.

    Të martën e 17 nëntorit mbahet seanca konstituive e përbërjes së re të parlamentit të Serbisë, ku shqiptarët kanë dy ligjvënës.

    Ndiqeni kronikën në vijim:

  • Students list in Serbia: Against Kosovo and Russia, like Vucinqi ( VIDEOS)

    FThe Student List’s office to the 14-year-old rule of Allexandar Vuciqi in Serbia is expected with reservations everywhere.

    This is also due to the fact that new rulers in Belgrade have given signs that they will have no different access in relation to Kosovo’s recognition, as is independent and sovereign state, and to impose sanctions on Russia, as the European Union requires now and every year, reports Klan Kosova.

    These elements have also been observed in Brussels, so a senior EU official is saying that processes must now be expected in Serbia, and the direction to be taken.

    The very candidates for deputies from the Student List, which won the 25 October elections in Serbia, held a long meeting with the Russian Ambassador to Belgrade, Allexander Bocan Harchenko.

    On Tuesday, November 17th, the constitutional session of Serbia’s new composition parliament is held, where Albanians have two lawmakers.

    Follow the following chronice:

  • A do të sjellë masa ndaj Kosovës ligji i ri për Specialen? (VIDEO)

    A do të sjellë masa ndaj Kosovës ligji i ri për Specialen? (VIDEO)

    A do të sjellë masa ndaj Kosovës ligji i ri për Specialen? (VIDEO)

    Ligji për Dhomat e Specializuara, që nuk po arrin të dalë në dritë, pritet që të vije sërish në seancën e radhës te deputetët.

    Por, nëse sigurohen të paktën 61 vota, e të hyjë në fuqi menjëherë, reagimet ndërkombëtare nuk përjashtohen, raporton Klan Kosova.

    Zhvillime që lidhen me këtë ligj, ka paralajmëruar edhe ish-presidentja, tash deputete, Vjosa Osmani. Tha se ka përpjekje e përfolje që Kosovës mund t’i vendosen masa.

    Për të evituar këso veprimesh potenciale, po kërkohet aktivizim në këtë drejtim edhe nga Grupi Punues që po harton strategjinë shtetërore për pëballjen me procesin në Hagë.

    Njëashtu po sugjerohet që në nismën e re për ndryshime ligjore të paralajmëruar, të ketë konsultime të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë.

    Ndryshimet që Partia Demokratike ka paralajmëruar që do t’i sjellë të hënën, duhet të kalojnë nëpër krejt procedurat, meqë vijnë si nismë e re ligjore.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Will the new Special Law bring measures to Kosovo? ( VIDEOS)

    LThe igia for Specialized Chambers, which is not getting to light, is expected to come back to the next session of MPs.

    But, if at least 61 votes are secured, and immediately goes into effect, international reactions are not excluded, reports Klan Kosova.

    Developments related to this law have also warned former president, now MP Vjosa Osmani. He said there are efforts and remarks that Kosovo can impose measures.

    To avoid these potential actions, activism is also required in this direction by the Workers Group, which is drafting the state strategy for coping with the process in The Hague.

    It is also suggested that in the new initiative for legal changes warned, there be necessary consultations with international partners.

    The changes the Democratic Party has warned it will bring on Monday should go through all procedures, since it comes as the new legal initiative.

    The context below brings details:

  • Dogana kap mbi 8 kilogram argjend në Merdare, ishte fshehur në një lavatriçe

    Dogana kap mbi 8 kilogram argjend në Merdare, ishte fshehur në një lavatriçe

    Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, ku janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274 kilogramë argjend i padeklaruar.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar të premten, më 14 nëntor, gjatë kontrollit të një furgoni me targa të huaja, i cili ishte në tranzit nga Belgjika drejt një vendi fqinj.

    Pas dyshimeve të zyrtarëve doganorë, automjeti është përzgjedhur për kontroll me skaner, ku janë identifikuar parregullsi të mundshme në ngarkesë.

    Gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar se argjendi ishte fshehur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur, ndërsa malli mund të identifikohej vetëm pas çmontimit të pajisjes.

    Sasia e zbuluar përfshinte gjashtë monedha investuese argjendi, me peshë nga një kilogram secila, një lingotë argjendi prej një kilogrami, si dhe dy tuba plastikë me nga 20 monedha argjendi, me peshë prej 31.1 gramësh për monedhë.

    Argjendi kishte pastërti prej 99.9 për qind, ndërsa vlera e tij e përafërt në treg vlerësohet nga 8 mijë deri në 10 mijë euro.

    Dogana ka bërë të ditur se kontrolli është realizuar në bashkëpunim me zyrtarët përkatës dhe me asistimin e Policisë së Kosovës.

    Ndërkaq, malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme dhe zhvillimin e procedurave përkatëse kundërvajtëse doganore.

    Në njoftim, Dogana e Kosovës ka falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë për mbështetjen në pajisjen e institucionit me teknologji moderne të skanimit, e cila, sipas tyre, ka ndihmuar në identifikimin e këtij rasti./Telegrafi/

  • De La Fuente me fjalë të mëdha për Pedrin: Është talent i jashtëzakonshëm

    De La Fuente me fjalë të mëdha për Pedrin: Është talent i jashtëzakonshëm

    Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka shprehur vlerësime të mëdha për Pedrin para përballjes në Ligën e Kombeve ndaj Anglisë, duke e cilësuar mesfushorin e Barcelonës si një talent të jashtëzakonshëm dhe futbollistin ideal për stilin e lojës së përfaqësueses spanjolle.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes, De la Fuente foli edhe për cilësitë e Anglisë, duke veçuar aftësinë e futbollistëve të saj për të shfrytëzuar hapësirat prapa mbrojtjes kundërshtare.

    “Një nga pikat e forta të Anglisë është aftësia për të vrapuar në hapësira. Ata kanë lojtarë që janë shumë të zotë në këtë aspekt”, deklaroi përzgjedhësi spanjoll.

    Duke kujtuar përballjen e mëparshme me Anglinë në ‘Wembley’, ai pranoi se Spanja kishte hasur vështirësi për ta kontrolluar lojën në pjesën e dytë.

    “Në pjesën e dytë të ndeshjes së kaluar na mungoi kontrolli i lojës, ndoshta sepse vetë takimi ndryshoi. Megjithatë, Pedri është një talent i jashtëzakonshëm për këtë lloj futbolli”, u shpreh De la Fuente.

    Megjithatë, përzgjedhësi i Spanjës theksoi se Pedri nuk është opsioni i vetëm për atë rol, duke përmendur edhe Fabian Ruizin dhe Mikel Merinon si alternativa.

    “Ne kemi shumë lojtarë me këto cilësi. Fabiani, Mikel Merino… Do ta shohim nesër. Cilido që të zgjedhim do të jetë shumë i mirë. Nuk do të gabojmë”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Residents of the Cline Bassco are voluntarily organized for electric poles, after two days without power

    The powerful winds that hit the Cline municipality yesterday have caused significant damage to the power grid, leaving several villages without electricity supplies.

    Among the affected villages is Kline Baskova, where strong winds have damaged and collapsed electrical poles.

    According to residents, they have lost electricity for two days now. They say they have called for intervention by KEDS, but, according to them, no necessary measures have been taken so far.

    Found in this situation, residents have voluntarily been organized and out on the ground to erect and repair damaged pillars, as seen in photos sent to the newsroom of Kline Info.

    Residents call for urgent intervention by KEDS for professional network repair and return of electricity, as damaged pillars and carriers pose a serious risk to life.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal