Category: Lajme

  • "Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë", llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës

    “Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës

    "Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë", llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës

    Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren e Kosovës.

    Në mesazhin e publikuar asokohe, Thaçi kishte vlerësuar futbollistët për emocionet dhe krenarinë që i kishin dhuruar vendit, pavarësisht rezultateve në fushën e lojës.

    “Në humbje dhe fitore, me ose pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”, thuhej në postimin e tij të 14 nëntorit 2019.

    Kosova sot luajti kundër Izraelit në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Pavarësisht rasteve të krijuara, ndeshja u mbyll 0-0. /Klankosova.tv

  • &#8220 ; In defeat and victory, you are our heroes ” Thaci’s account returns a post in support of the National of Kosovo

    LFormer Kosovo president Hashim Thaci’s logo has returned Post published on November 14, 2019, in which he had expressed support and pride for the National of Kosovo.

    In the message published at the time, Thaci had praised footballers for the emotions and pride he had been given to the country despite the results in the playing field.

    In loss and victory, by or by no means qualified or not, you’ve given us a lot of emotions, too much pride. You are our heroes. You are our hope! HTHU, It was stated in his November 14, 2019 post.

    Kosovo today played against Israel at the Fadil Vokrria, a match for the League of Nations.

    Despite the cases created, the match was closed 0-0. /Klankosova. tv

  • Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë

    Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë

    Synimin te fitorja, Kuqezinjtë zbarkojnë në Budapest për duelin me Bjellorusinë

    Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kombeve, transmeton klankosovat.tv

    Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në sfidën e fundit të grupit, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të siguruar vendin e parë në klasifikim.

    Sipas Top Channel, përfaqësuesja shqiptare e ka zhvilluar në Tiranë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Hungarisë, ndërsa pas mbërritjes në Budapest nuk është parashikuar një tjetër seancë stërvitore.

    Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi do të luhet nesër, në orën 18:00, në Budapest, në lokacion neutral. Një përballje me peshë të madhe për fatin e grupit, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon ta mbyllë këtë fazë në krye të renditjes. 

    Kuqezinjve iu mjafton vetëm një pikë ndaj Bjellrusisë që të mbajnë kreun dhe të kalojnë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

  • Bangladeshi propozon dërgimin e profesionistëve të kualifikuar për punë në Kosovë

    Bangladeshi propozon dërgimin e profesionistëve të kualifikuar për punë në Kosovë

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli-Dalipi, është takuar më 13 nëntor me ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Bangladeshit, Shama Obaed Islam, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP31).

    Ministria e jashtme e Bangladeshit njofton se në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Shtetit për Mjedisin, Pyjet dhe Ndryshimet Klimatike të Bangladeshit, Shaikh Faridul Islam, si dhe asistenti special i kryeministrit për këto fusha, MD. Saimum Parvez.

    Sipas njoftimit për takimin, diskutimet janë përqendruar në sfidat klimatike me të cilat përballen të dyja vendet dhe mundësitë për bashkëpunim përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira.

    Pacolli-Dalipi ka paraqitur sfidat me të cilat përballet Kosova në menaxhimin e përmbytjeve, ujërave dhe cilësisë së ajrit, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e riciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e Bangladeshit kanë prezantuar nismat e qeverisë së tyre për kontrollin e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbeturinave.

    Një prej temave të diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e migrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

    Ministrja e Shtetit e Bangladeshit ka propozuar bashkëpunim ndërmjet dy qeverive, përmes të cilit profesionistët e kualifikuar nga Bangladeshi do të mund të punonin në sektorë të ndryshëm ku Kosova ka mungesë të kuadrove profesionale.

    Pacolli-Dalipi e ka marrë në konsideratë këtë propozim.

    Gjatë takimit është diskutuar edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel politik dhe ekonomik, përmes vizitave të ndërsjella, dialogut të rregullt dhe shkëmbimit të delegacioneve tregtare.

    Palët kanë shprehur interesim për bashkëpunim në fushat e riciklimit, transferimit të teknologjisë, menaxhimit të mbeturinave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm.

    Në fund, Pacolli-Dalipi ka shprehur dëshirën për të vizituar Bangladeshin, ndërsa homologja e saj e ka ftuar për një vizitë në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

    Gjatë takimit, ministrja kosovare është njoftuar edhe me produktet artizanale të prodhuara nga juta, të cilat Bangladeshi i promovon si alternativë të biodegradueshme ndaj plastikës. Ajo ka marrë dhuratë disa punime të tilla dhe është ftuar të vizitojë pavijonin e jutës në zonën e gjelbër të COP31./Telegrafi/

  • “Na munguan golat për fitore”, Foda flet pas barazimit me Izraelin

    “Na munguan golat për fitore”, Foda flet pas barazimit me Izraelin

    “Na munguan golat për fitore”, Foda flet pas barazimit me Izraelin

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas barazimit 0:0 ndaj Izraelit, duke thënë se skuadra e tij e zbatoi planin e paraparë, por dështoi në konkretizimin e rasteve për gol.

    Në prononcimin pas ndeshjes, Foda vlerësoi se “Dardanët” e nisën mirë takimin, veçanërisht në 25 minutat e para, por nuk arritën t’i shfrytëzonin mundësitë e krijuara.

    “Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

    Ai u shpreh se Kosova krijoi mundësi edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Veldin Hoxhës.

    “Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi.

    Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke theksuar se mesfushori është një futbollist që i mungon Kosovës për shkak të aftësisë së tij për të krijuar raste dhe për të dhënë pasimin e fundit.

    “Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli e mbyllën përballjen me rezultat 0:0, ndërsa “Dardanët” nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara për ta marrë fitoren.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • We missed the goals of victory, Foda talks after the Israel draw.

    Kosovo’s deputy, Franco Foda, has spoken after drawing 0:0 to Israel, saying his team implemented the previous plan, but failed to realising cases for goal.

    In post-communication, Foda estimated that the Hands began the meeting well, especially in the first 25 minutes, but failed to take advantage of the possibilities.

    We missed the goals to win. We started out well in the first 25 minutes, but we didn’t use the first half, Foda said.

    He said Kosovo created opportunities even in the second part, despite remaining with a player less after the expulsion of Veldin Hoxha.

    The first part, what was planned was realized, but we didn’t take advantage of the cases. In the second part, with a player less, we also had several cases, but we missed the goal. I’m generally satisfied with the match, the selection was expressed.

    Foda also spoke of Florent Muslija’s absence, stressing that midfielder is a footballer who lacks Kosovo because of his ability to create cases and give the last pass.

    Players like Muslija are missing because there’s a player who can give the last pass, he’s dangerous to the goal. Either way, even with these players we won and the situation is what it is, he ended up.

    We remember that Kosovo and Israel closed their face-to-face by 0:0, while therdians failed to demonstrate the cases created to win the victory.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fisnik Asllani reagon pas barazimit: Jemi të dëshpëruar, por duam tre pikë me Irlandën

    Fisnik Asllani reagon pas barazimit: Jemi të dëshpëruar, por duam tre pikë me Irlandën

    Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova duhet t’i kërkojë vetëm pikët e plota me Irlandën, ndërsa është i dëshpëruar me barazimin pa gola me Izraelin.

    “Dardanët” edhe pse me një lojtar më pak, nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 0-0 në Prishtinë.

    Për “Klan Kosova”, Asllani deklaroi se mungoi topi i fundit para goditjes.

    “Besoj që të gjithë kemi dashur të marrim tre pikë. Nuk shkoi ashtu. Jemi të dëshpëruar që nuk kemi mundur ta fitojmë lojën, por pas dy ditëve na pret loja me Irlandën”.

    Gent Aslan reacts to the draw: We’re desperate, but we need three points with Ireland.

    “Lojë e vështirë, të dy ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për gol. Ai topi i fundit para goditjes na ka munguar”.

    “Kur luan me kombëtare kurrë nuk ka të lehtë. Gjithë na pret një kundërshtar i fortë që jep gjithçka për shtetin e vetë. Qysh japim ne gjithçka, edhe ata japin gjithçka për shtetin e tyre”.

    I pyetur për Irlandën, Asllani nënvizoi se do vetëm pikët e plota me Irlandën.

    “Çka synoni me Irlandën? Tre pikë. Duam ta fitojmë lojën pastaj se ku mbesim në tabelë do t’ia lëmë kohën”.

    Kosova tani ka gjashtë pikë në grupin B3, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Prishtinë./Telegrafi/

  • Gent Aslan reacts to the draw: We’re desperate, but we need three points with Ireland.

    Gent Aslan reacts to the draw: We’re desperate, but we need three points with Ireland.

    Noble Asllani striker says Kosovo should only seek full scores with Ireland, while desperate with the goalless draw of Israel.

    Even with one less player, they failed to get more than a 0-0 draw in Pristina.

    For Klan Kosova ‘%, Aslan declared missing the last ball before the sting.

    I believe we all wanted to get three points. It didn’t go like that. We’re desperate that we haven’t been able to win the game, but in two days the game with Ireland awaits us.

    Gent Aslan reacts to the draw: We’re desperate, but we need three points with Ireland.

    Hard game, both teams haven’t had much opportunity for goal. We missed that last ball before we hit.

    When you play with nationals, it’s never easy. We all have a strong opponent who gives everything to his country. Since we give everything, they too give everything to their country.

    Asked about Ireland, Aslan underlined that he only wants full points with Ireland.

    What is your aim with Ireland? Three points. We want to win the game and then we’ll leave the time on the board.

    Kosovo now has six points in Group B3, while after three days it will face Ireland in Pristina. /Telegraph/

  • Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Jemi të dëshpëruar, na mungoi vetëm goli

    Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Jemi të dëshpëruar, na mungoi vetëm goli

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i dëshpëruar pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, duke theksuar se Dardanët krijuan më shumë mundësi për të fituar ndeshjen, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

    Vojvoda, pas përfundimit të takimit, tha se Kosova kishte bërë një paraqitje të mirë dhe kishte krijuar raste të shumta, por mungesa e golit dhe kartoni i kuq ndikuan në rrjedhën e ndeshjes.

    “Jemi të dëshpëruar, sepse sipas lojës kemi pasur shumë më shumë raste për ta fituar ndeshjen, por nuk arritëm të shënonim gol. Pastaj ndodhi kartoni i kuq dhe loja ndryshoi”, deklaroi Vojvoda.

    Mbrojtësi kosovar theksoi se skuadra kishte krijuar mundësi të rrezikshme përmes aksioneve të ndryshme, përfshirë edhe goditjet nga këndi, por problemi kryesor mbeti finalizimi.

    “Mungoi goli. Raste kemi pasur, kemi krijuar mundësi si ekip, kemi krijuar raste nga rivëniet këndore dhe kemi bërë vrapime. Na mungoi vetëm goli”, u shpreh ai.

    Vojvoda u pyet edhe për mungesën e Florent Muslijës, të cilin përzgjedhësi Franco Foda e kishte përmendur pas ndeshjes si një futbollist që mund të ndihmonte në krijimin e rasteve dhe pasimin e fundit.

    Megjithatë, mbrojtësi i Kosovës theksoi se skuadra duhet të marrë përgjegjësi me futbollistët që ka në dispozicion, pa u arsyetuar me mungesat.

    “E dimë që Florenti është pjesë e rëndësishme, por nuk duhet t’i përmendim lojtarët që nuk janë këtu. Ata që luajnë duhet të japin përgjegjësi, kështu që ne që jemi këtu duhet ta marrim përgjegjësinë. Na mungoi goli”, përfundoi Vojvoda./Telegrafi/

  • Elton Tozaj reagon pas raportimeve për zhdukjen e tij

    Elton Tozaj reagon pas raportimeve për zhdukjen e tij

    Elton Tozaj reagon pas raportimeve për zhdukjen e tij

    Gazetari Elton Tozaj ka treguar për herë të parë në një intervistë për emisionin “Radar” detaje nga sulmi fizik që pretendon se iu bë më 5 nëntor, në një moment kur po përgatitej të udhëtonte drejt Athinës. Ai e cilësoi ngjarjen si tentativë vrasjeje me paramendim për shkak të detyrës dhe deklaroi se tashmë ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve në një vend të Bashkimit Evropian.

    Në nisje të intervistës, Tozaj hodhi poshtë lajmet që qarkulluan për rrëmbimin apo vdekjen e tij, duke sqaruar se ishte dëmtuar fizikisht, por se ishte gjallë dhe po rikuperohej.

    “Jam i dëmtuar fizikisht, po jo shpirtërisht. I dobësuar fizikisht, po jo moralisht. I parrëmbyer, po këtu me ju. I pavrarë, i pavdekur, i pakallur, siç shumica e medias e kanë transmetuar ditën e djeshme”, u shpreh ai.

    Gazetari tha se dy ditë përpara intervistës kishte dorëzuar materialet e tij në polici, ndërsa autoritetet ku jeton aktualisht kanë kryer verifikime për kërcënimet. Sipas tij, llogaritë e tij në rrjetet sociale janë vendosur nën monitorim dhe çdo mesazh kërcënues do të trajtohet si kërcënim ndaj jetës.

    Tozaj u shpreh gjithashtu se ishte larguar për rreth 40 ditë nga rrjetet sociale, si për arsye sigurie, ashtu edhe për të pasur kohë të rikuperohej dhe të reflektonte. Ai kundërshtoi publikimin e lajmeve të rreme për vdekjen e tij dhe paralajmëroi se ekipi i avokatëve në Shqipëri po merret me këtë çështje.

    “Përhapja e lajmeve të rreme, sidomos kjo e vdekjes njëherë, është për mua jashtë çdo lloj limiti dhe çdo lloj logjike”, deklaroi gazetari, duke iu kërkuar mediave të mos përfitojnë klikime nga emri dhe ngjarja e tij.

    Gjatë intervistës, Tozaj pretendoi se kërcënimet ndaj tij kishin nisur pas publikimit të disa denoncimeve për raste abuzimi dhe dhune. Ai përmendi ndër të tjera rastin e pronares së një agjencie turistike, dëshmi të një mjeku dhe persona që, sipas tij, kishin shkuar në zyrë për të bërë deklarime.

    Gazetari tha se kishte marrë mesazhe dhe telefonata nga persona të ndryshëm, përfshirë figura të rrjeteve sociale, personazhe mediatike dhe individë që i lidhi me botën e krimit, të cilët i kishin kërkuar të mos vijonte me publikimet.

    Ai përmendi si të dyshuar të mundshëm Luana Vjollcën dhe partnerin e saj, si dhe persona të tjerë që, sipas tij, mund të kenë pasur arsye për t’u kundërvënë denoncimeve të tij. Tozaj pretendoi se partneri i Vjollcës nuk është marrë ende në pyetje nga prokuroria shqiptare për çështjet që ai ka ngritur. Ai përmendi gjithashtu emra të lidhur me denoncime të tjera, mes tyre ish-kandidatin për deputet Adrian Hila, si dhe persona të tjerë për të cilët tha se i kishte raportuar në polici.

    Këto janë pretendime të gazetarit dhe nuk përbëjnë konstatime të autoriteteve për përgjegjësinë e personave të përmendur. Tozaj tha se ua kishte dorëzuar emrat autoriteteve të vendit ku jeton dhe pret që hetimet të zbardhin autorët e sulmit.

    Duke iu rikthyer ngjarjes, Tozaj tregoi se më 5 nëntor ishte nisur drejt Athinës, ku kishte planifikuar takime me një producent të një televizioni grek dhe një tjetër përfaqësues që, sipas tij, mbulonte Greqinë për Netflix. Qëllimi ishte realizimi i një dokumentari me tri seri mbi lidhjet mes mafies, korrupsionit dhe botës së showbizit.

    Ai tha se në emisionin e së martës kishte paralajmëruar publikimin e një interviste dhe dëshmie ekskluzive nga Athina, që sipas tij përfshinte informacione komprometuese për moderatoren Luana Vjollca.

    Gazetari tregoi se kishte dalë i vetëm nga banesa, pa personat që zakonisht e shoqëronin për sigurinë e tij, pasi mendonte se kërcënimet kishin përfunduar. Teksa po ecte në trotuar me valixhen në dorë, në drejtim të makinës, ai pretendon se u sulmua nga disa persona që zbritën nga një furgon.

    Burimi: Insajderi