Category: Lajme

  • Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

    Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

    Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.

    Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kundërshtuar hedhjen në votim të kërkesës për largimin e dy deputetëve nga partia.

    Sipas raportimeve nga mbledhja, ai ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Ndrecës të merren masa, por pa shkuar deri te përjashtimi nga Partia Socialiste.

    “Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj.

    Qëndrimi i tij vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të votuar përjashtimin e dy socialistëve, duke e çuar çështjen përpara Asamblesë Kombëtare. /euronews.al/

  • Fatmir Xhafaj against disfellowship of Spiropal and Direca by SP: Action Takes But Not Extremes

    Fatmir Xhafaj has come up against the proposal for the expulsion of Elisa Spiropal and Plarent Ndreca from the Socialist Party.

    During the meeting of the SP National Assembly, which is taking place by closed doors in Lalezi Bay, Xhafaj has rejected the vote of calling for the two MPs to leave the party.

    According to reports from the meeting, he has demanded that measures be taken against Spiropal and Dilla, but without going to exclusion from the Socialist Party.

    Be the first day for everyone. To take measures, but not to be expelled, it’s learned to express it.

    His stance comes after Prime Minister Edi Rama’s proposal to vote on the expulsion of the two Socialists, bringing the issue before the National Assembly. /euronews.al/

  • Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, duke komentuar edhe qëndrimin e kësaj të fundit ndaj ndjenjave të saj.

    Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin për banoren tjetër, Nora nuk ia ka kthyer të njëjtat ndjenja, duke i treguar se dëshiron që raporti mes tyre të mbetet vetëm në kuadër të shoqërisë.

    Lidhur me këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia shprehte drejtpërdrejt mungesën e interesimit, pasi ajo, sipas saj, e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

    “Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

    Me këtë deklaratë, Arlinda ka lënë të kuptohet se e ka kuptuar qëndrimin e Norës dhe se është e vetëdijshme që ajo dëshiron ta mbajë raportin mes tyre vetëm si shoqëri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda for consent to Nora: I’m not interested.

    Arlinda spoke again of his consent to Nora within the home of the Big Brother V IP Kosova 5ʹ, commenting on the latter’s attitude towards her feelings.

    Although Arlinda has made clear her interest in the other resident, Nora has given back the same feelings, showing her that she wants the ratio between them to remain only within society.

    Regarding this situation, Arlinda has talked to Zoya, who was told that she did not need Nora to express her lack of interest directly, since she, according to her, understands for herself when feelings are not mutual.

    Well, I’ve just said sympathy. You don’t understand what I mean. I’m a man of understanding. You didn’t need to come and tell me I wasn’t interested. He said: Arlinda said, “I’m going with him.”

    With this statement, Arlinda has suggested that she understood Nora’s position and that she is aware that she wants to keep the report between them only as a society.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Në dy komuna të Zvicrës, nxënësit shqiptarë përgatiten për festën e 28 Nëntorit

    Në dy komuna të Zvicrës, nxënësit shqiptarë përgatiten për festën e 28 Nëntorit

    Nxënësit e Shkollës Shqipe – LAPSH “Naim Frashëri” në Neuenhof dhe Spreitenbach do të organizojnë një manifestim festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, shkruan Telegrafi.

    Përmes një programi kulturor dhe artistik, nxënësit do të sjellin këngë, recitime dhe valle, duke shënuar festën kombëtare dhe duke përcjellë dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin kuqezi dhe atdheun.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, mësuesi Vaxhid Sejdiu ka bërë të ditur se nxënësit do të jenë pjesë e këtij manifestimi, duke ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjesë dhe të mbështesin shkollën shqipe.

    Sipas njoftimit, prania e publikut do të jetë një mbështetje për shkollën dhe motivim për brezat e rinj që mësojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe.

    Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’u bashkohen festimeve të 28 Nëntorit./Telegrafi/

    In two Swiss municipalities, Albanian students prepare for 28th holiday November

  • In two Swiss municipalities, Albanian students prepare for 28th holiday November

    In two Swiss municipalities, Albanian students prepare for 28th holiday November

    Students of the Albanian School LAPSH ] Naim Frasherı in Neuenhof and Spreitenbach will organise a festive manifestation of the November 28th National Flag Day, Telegrafi writes.

    Through a cultural and artistic programme, students will bring songs, reviews and dances, marking the national holiday and conveying love for Albanian, red flag and homeland.

    In a report published on Facebook, teacher Vajid Sejdiu has announced that students will be part of this manifestation, inviting fellow countrymen to participate and support Albanian school.

    According to the announcement, the presence of the public will be a support for school and motivation for new generations learning and cultivating Albanian.

    Organisers have invited all countrymen to join the November 28th celebrations./Telegraphy/

    In two Swiss municipalities, Albanian students prepare for 28th holiday November

  • Në librin e tij, Biden shpreh zhgënjimin ndaj Netanyahut për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Gaza

    Në librin e tij, Biden shpreh zhgënjimin ndaj Netanyahut për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Gaza

    Në fragmente të publikuara të premten nga libri i tij i ri me kujtime, ish-presidenti amerikan Joe Biden shprehu zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ato që Biden i quajti premtime të thyera në mënyrë të përsëritur lidhur me ndërmarrjen e hapave për të zbutur dëmet ndaj civilëve gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza.

    Biden tha se shpresat e tij për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme u “shkatërruan” nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor 2023, i cili nisi luftën; ai kujtoi se si e kishte telefonuar Netanyahun disa herë atë ditë.

    “Doja që ai ta dinte vendosmërinë time për të siguruar që një ditë si kjo të mos ndodhte kurrë më”, shkroi Biden në një kopje paraprake të librit ‘Promise me, America’, e cila u sigurua nga disa media amerikane.

    Biden tha se, që nga fillimi i konfliktit, ai “i kishte kërkuar vazhdimisht Izraelit të merrte masa paraprake” – shqetësime që, siç u shpreh ai, i kishte përcjellë “privatisht në shumë biseda me Bibin” (duke përdorur nofkën e Netanyahut).

    Sipas Bidenit, kryeministri “e pranoi dëmin që ky numër në rritje i viktimave po i shkaktonte imazhit të Izraelit dhe mbështetjes së SHBA-së për luftën”, megjithatë “u krijua një skenar i njohur: ai premtonte të bënte më shumë, por më pas pasonte një tjetër veprim agresiv, duke vrarë edhe më shumë civilë”.

    “Kur u kërkonim llogari për këtë, izraelitët kishin gjithmonë një shpjegim ose justifikim, por rezultati mbetej i njëjtë. Bibi nuk e kishte aspak problem të jepte premtime që nuk kishte as fuqinë – e as ndërmend – t’i mbante”, vazhdoi Biden.

    “Edhe pse e kuptoja se ai po punonte nën presione të mëdha, ndihesha i zhgënjyer nga dështimi i tij për të menduar si burrë shteti dhe për të mbrojtur interesat afatgjata të Izraelit, në vend që të përqendrohej vetëm te nevojat e tij politike afatshkurtra”, shtoi ai.

    Biden gjithashtu mbrojti vendimin për t’i ofruar ndihmë Izraelit, pavarësisht se kjo çështje u bë tejet e diskutueshme mes demokratëve.

    Biden shpjegoi se, si president, ai besonte se duhej të “mbështeste interesat e Amerikës dhe aleatët e saj”, por shtoi: “që nga rikthimi i Netanyahut në pushtet në fund të vitit 2022, ndjeva se mbrojtja e Izraelit nënkuptonte mbrojtjen e tij si nga armiqtë, ashtu edhe nga vetvetja”.

    “Unë dhe ai mund të ishim të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, por nuk kishte ndonjë besim të madh”, tha Biden për Netanyahun.

    Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Netanyahu lidhur me pjesët e shkëputura nga libri i Bidenit.

    Izraeli ka theksuar vazhdimisht se synon të minimizojë viktimat civile dhe ka vënë në dukje se Hamasi i përdor civilët e Gazës si mburoja njerëzore, duke luftuar nga zona civile, përfshirë shtëpi, spitale, shkolla dhe xhami. /Telegrafi/

  • Franco Foda: Pres vetëm fitore ndaj Izraelit

    Franco Foda: Pres vetëm fitore ndaj Izraelit

    Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se objektivi i vetëm i “Dardanëve” ndaj Izraelit është fitorja.

    Tekniku gjerman foli në “Klan Kosova” pak para ndeshjes ndërsa nënvizoi se objektivi është për t’i arkëtuar pikët e plota.

    “Përgatitjet kanë qenë maksimale. Të shohim se gjatë lojës se si do t’i zbatojmë ato që i kemi përgatitur këto ditë”.

    “Natyrisht në Debrecen kishim disa ndryshime, por sot jemi në Prishtinë në vendin tonë. Edhe sot kemi ndryshime shkaku i lëndimeve, mirëpo jemi në Kosovë dhe presim diçka tjetër”.

    Ai shtoi se ka besim tek të gjithë lojtarët dhe pret që ato që i përgatitën ta dëshmojnë në fushë.

    “Natyrisht kemi mungesën e Dellovës dhe Hajdarit. Lindrit Kamberi do të debutojë dhe i besoj secilit lojtarë. Definitivisht pres fitore”.

    “Ne kemi idetë tonë dhe do të provojmë nga fillimi që të luajmë me presion. Duhet të llogarisim se edhe Izraeli ka një ekip të mirë, kanë idetë e tyre dhe shpresoj të fitojmë”.

    Ndërkohë, sfida do të nisë nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

  • Mbesat binjake të princeshës Diana magjepsën Londrën: Shikoni fustanet me të cilat u shfaqën!

    Mbesat binjake të princeshës Diana magjepsën Londrën: Shikoni fustanet me të cilat u shfaqën!

    Amelia zgjodhi shkëlqimin e arit, Eliza elegancën e argjendit, ndërsa ngjashmëria mes tyre ishte e pamundur të mos vihej re

    Mbesat e princeshës Diana, binjaket Amelia dhe Eliza Spencer, shkëlqyen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të organizatës Tusk, të mbajtur në hotelin luksoz Raffles at The OWO në Londër.

    Me bukurinë e tyre, elegancën e rafinuar dhe fustanet madhështore në nuanca metalike, dy motrat u bënë ndër të ftuarat më të komentuara të mbrëmjes. Ngjashmëria e tyre ishte aq e madhe, saqë në shikim të parë ishte e vështirë të dallohej njëra nga tjetra.

    Amelia me një fustan të artë që kujton magjepsjen e Hollivudit klasik

    Lady Amelia Spencer zgjodhi një fustan luksoz ngjyrë ari, të zbukuruar me rruaza dhe thekë dekorativë, të cilët i jepnin kreacionit lëvizje dhe një pamje veçanërisht elegante.

    Detajet vezulluese reflektonin dritën e reflektorëve, ndërsa silueta elegante theksonte linjat e trupit. Nuanca e artë nxirrte në pah ngjyrën e lëkurës së saj, duke krijuar një pamje që të kujtonte shkëlqimin e Hollivudit të dikurshëm, të interpretuar në mënyrë bashkëkohore.

    Flokët e mbledhur në një topuz elegant, vathët me diamante dhe këpucët klasike me taka plotësonin paraqitjen, duke lënë fustanin në qendër të vëmendjes.

    Eliza me një kreacion të argjendtë nga Oscar de la Renta

    Ndryshe nga motra e saj, Lady Eliza Spencer zgjodhi nuanca më të ftohta, duke u shfaqur me një fustan të argjendtë të shtëpisë së njohur të modës Oscar de la Renta.

    Modeli pa rripa, me pjesën e sipërme të punuar në formë korseti, dallohej për qëndisjet e pasura dhe detajet transparente, të cilat i jepnin fustanit një karakter romantik, por njëkohësisht modern.

    Vëmendje të veçantë tërhiqte punimi i përpiktë, falë të cilit kreacioni dukej pothuajse si një vepër arti.

    Eliza e plotësoi veshjen me një çantë të vogël metalike në formë katrore, vathë me diamante dhe flokët e kapur në një model elegant.

    Megjithëse zgjodhën ngjyra të ndryshme, binjaket arritën një harmoni të veçantë në paraqitjen e tyre. Ari dhe argjendi plotësonin njëri-tjetrin, duke krijuar përshtypjen e një kombinimi të menduar me kujdes.

    Dy kreacionet, secili me karakterin e vet, dëshmuan se Amelia dhe Eliza Spencer dinë ta interpretojnë elegancën klasike në mënyrën e tyre, duke sjellë në kujtesë edhe stilin e paharrueshëm të hallës së tyre, princeshës Diana. /Telegrafi/

  • Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda flet sërish për Norën në BBVK 5: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda për pëlqimin ndaj Norës: S’ka pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar

    Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, duke komentuar edhe qëndrimin e kësaj të fundit ndaj ndjenjave të saj.

    Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin për banoren tjetër, Nora nuk ia ka kthyer të njëjtat ndjenja, duke i treguar se dëshiron që raporti mes tyre të mbetet vetëm në kuadër të shoqërisë.

    Lidhur me këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia shprehte drejtpërdrejt mungesën e interesimit, pasi ajo, sipas saj, e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

    “Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

    Me këtë deklaratë, Arlinda ka lënë të kuptohet se e ka kuptuar qëndrimin e Norës dhe se është e vetëdijshme që ajo dëshiron ta mbajë raportin mes tyre vetëm si shoqëri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali