Category: Lajme

  • Mohamed Salah bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Egjiptit

    Mohamed Salah bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Egjiptit

    Mohamed Salah zyrtarisht e ka çimentuar trashëgiminë e tij duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin kombëtar të Egjiptit.

    Egjipti fitoi lehtësisht dhe thellë 5-0 ndaj Malavit të premten mbrëma, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Kombeve të Afrikës.

    Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Salah i shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke arritur këtë moment historik, për ta çuar numrin e tij të golave me kombëtaren në 70.

    Me këtë arritje, Salah e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 69 golash të mbajtur nga Hossam Hassan, i cili ishte shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar vetëm një javë më parë.

    Vlen të përmendet se Salah arriti rekordin historik prej 70 golash në dukshëm më pak paraqitje, në vetëm 123 ndeshje krahasuar me 176 paraqitjet e Hassan.

    Në vendin e tretë të listës së golashënuesve renditet Hassan El-Shazly me 49 gola. /Telegrafi/

  • Organi gjenital 'bëhet temë diskutimi' – mikrofoni i ndezur zbulon bisedën private mes kryeministrit australian dhe ministrit të tij

    Organi gjenital ‘bëhet temë diskutimi’ – mikrofoni i ndezur zbulon bisedën private mes kryeministrit australian dhe ministrit të tij

    Ka qenë një moment kur mikrofoni i kryeministrit australian mbeti i ndezur, por që me gjasë ai nuk e kishte vërejtur, që po tërheq vëmendjen në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Antalia, Turqi.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony Albanese po bisedonte me ministrin e tij për klimën, Chris Bowen, në intervalin mes takimeve në COP31, lidhur me rreziqet e rrezatimit nga telefonat celularë, kur mes kolegëve të kabinetit lindi një shaka për organet gjenitale.

    “A e mban telefonin këtu?”, pyeti kryeministri, duke vendosur dorën në xhaketën mbi zemër.

    Kur Bowen u përgjigj se “zakonisht” e mban në xhepin e brendshëm të xhaketës, Albanese i dha një këshillë me një fjalë të vetme: “Mos”.

    Më pas ai shpjegoi se telefoni duhet të mbahet në anën tjetër dhe “larg zemrës”.

    “Tani jam më i kujdesshëm; kam hequr dorë nga mbajtja e tij në xhepin e pantallonave, pikërisht për shkak të… ‘penisit’”, u përgjigj Bowen.

    Albanese u pa duke qeshur me këto komente, të cilat tashmë po e lënë në hije përfundimin e konferencës për klimën.

    Një zëdhënës i kryeministrit deklaroi se ai dhe ministri Bowen po bënin thjesht një shaka gjatë pushimit mes takimeve në COP31.

    Ndërsa disa argumentojnë se kjo tregon se politikanët tanë janë thjesht njerëz, të tjerë e quajnë këtë gjë “të çuditshme”. /Telegrafi/

  • Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

    Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

    Tri dosjet e Igrishtës – 48 orë ndalim për pronarin e lopës, kërkesë për paraburgim ndaj gjyshit 81-vjeçar dhe aktakuzë e hedhur për aksidentin fatal

    Prokurori Blerim Igrishta urdhëroi ndalimin për 48 orë të një 59-vjeçari pasi lopa e tij hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë. Gjyqtari i intervistuar nga Policia e përshkroi dëmin në gjelbërim si minimal.

    Në një dosje tjetër të të njëjtit prokuror, për një aksident ku humbi jetën një pasagjer, gjykata hodhi aktakuzën pasi Igrishta e kishte ngritur pa e marrë në pyetje të pandehurin. Sipas Apelit, Prokuroria la pa përgjigje edhe kërkesën e gjykatës për plotësimin e aktakuzës.

    Gjyqtari e përshkroi dëmin si minimal, pronari u dërgua në mbajtje

    Rasti në Graçanicë ndodhi më 13 nëntor 2026. Sipas informatave të siguruara nga Gazeta Sinjali, ndaj 59-vjeçarit Hashim Miftari u iniciua rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit të palëve, Igrishta urdhëroi mbajtjen e Miftarit për 48 orë.

    Gjyqtari Sinisha Borisavljeviq tha në Polici se punonjësit e sigurimit i kishin larguar kafshët nga oborri tri deri në katër herë gjatë asaj dite. Ai tha se dëmi në gjelbërim ishte minimal dhe se Policia ishte thirrur për t’ia tërhequr vëmendjen pronarit që të kujdesej për kafshët.

    Miftari, i cili dha deklaratë vullnetarisht në Polici, tha se e kishte humbur lopën dhe se kjo ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në oborrin e Gjykatës.

    Igrishta kishte kërkuar paraburgim edhe për një gjysh 81-vjeçar

    Në një rast tjetër, Igrishta kishte kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj një 81-vjeçari. I moshuari kishte kërkuar hapjen e shkollave për nipërit dhe mbesat e tij. Baza e kërkesës për paraburgim dhe vendimi i gjykatës për atë kërkesë mbeten për t’u konfirmuar.

    Një pasagjer humbi jetën, aktakuza u ngrit pa u marrë në pyetje shoferi

    Aksidenti ndodhi më 14 gusht 2023, pranë rrethrrotullimit për Mitrovicë, në hyrje të Prishtinës. Sipas aktakuzës së hedhur, A.R. po voziste me 136 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi ishte 40. Vetura doli nga rruga dhe një pasagjer humbi jetën.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e hodhi aktakuzën më 1 tetor 2025. Apeli e la në fuqi vendimin më 3 dhjetor të po atij viti. Sipas arsyetimit të Apelit të pasqyruar në raportimet publike, marrja në pyetje e të pandehurit para ngritjes së aktakuzës ishte e detyrueshme për veprën për të cilën parashihej dënim nga një deri në tetë vjet burgim.

    Në ankesë, Igrishta kishte pretenduar se Themelorja nuk ia kishte kthyer aktakuzën për plotësim. Apeli konstatoi se gjykata i kishte kërkuar Prokurorisë procesverbalin e deklaratës së të pandehurit dhe se kërkesa kishte mbetur pa përgjigje. Apeli hodhi poshtë edhe argumentin e Igrishtës se duhej zbatuar Kodi i vjetër i Procedurës Penale.

    U raportua nisja e procedurës disiplinore ndaj Igrishtës

    Më 20 shkurt 2026 u raportua se kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, kishte iniciuar procedurë disiplinore ndaj Igrishtës për trajtimin e dosjes së aksidentit fatal. Rezultati i procedurës dhe shqiptimi i ndonjë mase mbeten të pakonfirmuara.

    Në rastin e Graçanicës, pyetja për Prokurorinë mbetet çfarë e bëri të nevojshëm ndalimin për 48 orë, kur pronari kishte dhënë deklaratë vullnetarisht dhe gjyqtari i intervistuar e kishte përshkruar dëmin si minimal?

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The three Igrist files 48 hours of ban for the cow’s owner, demand for detention of 81-year-old grandfather and indictment thrown for the fatal accident

    Prosecutor Blerim Igrista ordered the 48-hour ban of a 59-year-old after his cow entered the court of the Court in Gracanica. The judge interviewed by police described the damage in green as minimal.

    In another file of the same prosecutor, for an accident in which a passenger lost his life, the court filed an indictment after Igrista had raised him without questioning the defendant. According to Appeal, the prosecution also left unanswered the court’s request for the execution of the indictment.

    The judge described the damage as minimal, the owner was sent to keep

    The case in Gracanica occurred on November 13, 2026. According to information provided by the Signal newspaper, against 59-year-old Hashim Miftari, the case was initiated for criminal work, including disaster or damage to property. After interviewing the parties, Igrista ordered the Mosttar held for 48 hours.

    Justice Sinisa Borisavljevic said in the police that security workers had removed the animals from the yard three to four times during that day. He said the damage to the green was minimal and that police had been called to distract the owner from caring for the animals.

    The minister, who voluntarily made a statement to the police, said he had lost the cow and that this was the first time she had entered the court of the Court.

    Igrista had also sought detention for an 81-year-old grandpa

    In another case, Igrishta had sought to appoint detention to an 81-year-old. The elderly man had requested the opening of schools for his grandchildren. The detention requirement base and the court’s decision on that request remain to be confirmed.

    A passenger lost his life, the indictment arose without questioning the driver

    The accident occurred on 14 August 2023, near the siege to Mitrovica, at the entrance of Pristina. According to the indictment, A.R. He was driving 136 miles an hour in an area where the restriction was 40. The car got off the road, and a passenger lost his life.

    The Constitutional Court in Pristina dropped the indictment on October 1st 2025. Apel left the decision in effect on December 3rd of that year. According to Apel’s reasoning reflected in public reporting, the defendant’s interrogation before the establishment of the indictment was mandatory for the work for which the sentence of one to eight years in prison was presented.

    In complaint, Igrista had claimed that the Foundation had not returned the charge of fulfillment. Apel found that the court had asked the prosecutor for the case of the defendant’s statement and that the request was left unanswered. Appeal also dismissed the Igrist’s argument that the old Code of Criminal Procedure should be implemented.

    Disciplinary Process Against Igristes Reported

    On February 2026, it was reported that Pristina’s chief prosecutor, Zejrullah Gashi, had initiated disciplinary procedure against Igrist for handling the fatal accident file. The outcome of the procedure and the pronunciation of any measures remain unconfirmed.

    In Gracanica’s case, the prosecutor’s question remains what made the ban necessary for 48 hours when the owner had voluntarily issued and the judge interviewed described the damage as minimal?

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

    Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

    Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas vdekjes së një pacienteje e cila kishte marrë trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

    Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Nikçi tha se Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor.

    “…Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes dhe ndërmarrjes së mëtejshme të veprimeve ligjore”, tha Nikçi për Telegrafi.

    Ndërkaq, lidhur me rastin edhe Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh.

    Në raport thuhet se të premten një grua është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja.

    Në raporton policor thuhet se viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete

    “Klinë 13.11.2026 – 13:45. Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • The patient’s death after treatment at Kline’s QKMF, Plate’s prosecution initiates investigations

    The Founding Prosecutor in Pec started investigating after the death of a patient who had received treatment at the Main Centre of Family Medicine in Kline.

    The news was confirmed on Telegrafi, Constitutional Prosecutor’s spokesman in Pec, Shkodran Nikci.

    Nikci said the prosecutor of the Randa Crimes has authorised the Police for receiving medical reports and interviewing the medical staff.

    By order of the State Attorney, the victim’s lifeless body was sent to the Law Medicine Institute ( IML) for autopsy, in order to determine cause of death and further legal action company, Nikci told Telegrafi.

    Meanwhile, regarding the case, Kosovo Police have reported the 24-hour report.

    The report says that on Friday a woman has been sent for medical treatment to the main Centre of Family Medicine in Cline, and during the same search the situation has deteriorated.

    Police reports say that the ambulance victim has left for the Regional Peja Hospital, where doctors have found to be without signs of life once arrived.

    Celine 13,11,2026 13:45. A Kosovo female has been sent for medical treatment at the QKMF Kline, and during the same check the situation has deteriorated. The ambulance victim has left for the Regional Peja Hospital, where doctors have concluded that it is without signs of life, the report says. /Telegraphy/

  • Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia

    Pasagjeri agresiv detyron aeroplanin e kompanisë zvicerane të kthehet në Cyrih, ndërhyn policia

    Një incident me një pasagjer të padisiplinuar ka shkaktuar vonesa në një fluturim të kompanisë ajrore zvicerane Swiss nga Cyrihu drejt Oslos, të premten në mëngjes.

    Pasagjeri kishte ofenduar verbalisht anëtarët e ekuipazhit, duke bërë që pilotët të ndërprisnin procedurën e nisjes dhe të kërkonin ndërhyrjen e policisë. Si pasojë, aeroplani u kthye në portën e hipjes, ndërsa personi në fjalë u nxor nga avioni së bashku me bagazhet e tij dhe iu dorëzua policisë, shkruan 24 heures.

    Ngjarja ndodhi në fluturimin LX1210, i cili ishte planifikuar të nisej nga Cyrihu drejt Oslos në orën 09:40.

    Rreth orës 10:00, kulla e kontrollit kishte autorizuar dy herë pilotët për ngritje, por ata kërkuan edhe nga një minutë kohë. Më pas, njëri prej pilotëve njoftoi për praninë e një pasagjeri të padisiplinuar në bord dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë. Aeroplani i tipit Airbus A220-300 u kthye në portën e nisjes, transmeton Telegrafi.

    Zëdhënësja e Swiss, Nicole Meier, konfirmoi incidentin, duke deklaruar se pak para se aeroplani të rreshtohej në pistë për ngritje, një pasagjer kishte bërë komente të papërshtatshme ndaj ekuipazhit. Për këtë arsye, ekipi vendosi të kthehej në portën e hipjes.

    Ajo theksoi se siguria në bord dhe mbrojtja e pasagjerëve dhe stafit janë përparësi absolute për kompaninë, ndërsa shtoi se ekuipazhi i kabinës është i trajnuar për t’u përballur me situata të tilla.

    Sipas saj, është e rëndësishme që pasagjerët me sjellje problematike të identifikohen para ngritjes, pasi një kthim i aeroplanit pas ngritjes në ajër do të shkaktonte humbje më të mëdha financiare dhe kohore.

    Swiss dënon dhunën ndaj ekuipazhit, në raste serioze pasagjerët përballen me procedura penale

    Lidhur me pasojat për pasagjerin, Meier deklaroi se Swiss dënon në mënyrën më të ashpër çdo formë të dhunës fizike ose verbale ndaj anëtarëve të ekuipazhit.

    Ajo theksoi se sjelljet agresive ose të rrezikshme jo vetëm që kërcënojnë stafin, por mund të rrezikojnë edhe sigurinë e fluturimit.

    Në këtë rast, pasagjeri u largua nga aeroplani së bashku me bagazhet e tij dhe iu dorëzua policisë.

    Swiss nuk bëri të ditur se çfarë pasojash konkrete mund të ketë për personin në fjalë. Megjithatë, në rastet më serioze, pasagjerët mund të përballen me procedura penale nga autoritetet përkatëse, si dhe me ndalim të fluturimit.

    Pas largimit të tij, pasagjerët e tjerë arritën të niseshin drejt Oslos në orën 11:23, pothuajse dy orë pas orarit të planifikuar.

    Vonesa ndikoi edhe në fluturimin e kthimit dhe bëri që pak më pak se dhjetë pasagjerë të humbnin trenat lidhës.

    Zëdhënësja e Swiss tha se kompania i kupton vështirësitë që mund të shkaktojnë situata të tilla dhe humbja e lidhjeve të udhëtimit për pasagjerët. Ajo bëri të ditur se personave të prekur u janë rezervuar vende në fluturimet e para të disponueshme, përcjell Telegrafi.

    Rriten rastet e pasagjerëve të padisiplinuar në fluturimet zvicerane

    Rastet e pasagjerëve të padisiplinuar përbëjnë një problem në rritje edhe për kompanitë ajrore zvicerane.

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Aviacionit Civil të Zvicrës (FOCA), gjatë vitit 2025, linjat ajrore zvicerane raportuan një rritje prej 17 për qind të rasteve të tilla.

    Abuzimi verbal ndaj stafit ishte ndër shkeljet më të shpeshta, me gjithsej 518 raste të raportuara.

    Gjithashtu, në 480 raste pasagjerët nuk iu bindën udhëzimeve të ekuipazhit, për shembull duke refuzuar të fiknin pajisjet elektronike ose të vendosnin rripat e sigurimit.

    Gjatë të njëjtit vit u regjistruan edhe 297 shkelje të ndalimit të pirjes së duhanit dhe 168 raste kur pasagjerët konsumuan alkool që e kishin sjellë vetë në bord.

    Të dhënat e FOCA-s evidentojnë gjithashtu 90 raste dhune dhe 45 raste të ngacmimit seksual.

    Për këto shkelje, Zyra Federale e Aviacionit Civil gjobiti 166 pasagjerë, të cilët u detyruan të paguanin shuma nga 400 deri në 1.000 franga.

    Megjithatë, kur numri i rasteve llogaritet në raport me numrin e përgjithshëm të pasagjerëve, niveli i sjelljeve problematike mbeti pothuajse i pandryshuar në vitin 2025. Treguesi arriti në 6.7, me një rritje prej 0.1 për qind krahasuar me vitin 2024.

    Nga ana tjetër, zëdhënësja e Swiss, Nicole Meier, deklaroi se kompania nuk kishte vërejtur ndonjë zhvillim veçanërisht të pazakontë gjatë vitit të kaluar dhe se viti 2025 nuk kishte qenë rekord për numrin e rasteve të tilla./Telegrafi/

  • Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

    Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin historik ku ndodhet vendi në raport me procesin e anëtarësimit në BE.

    Sipas kryeministrit sot është momenti kur politika duhet të ngrihet mbi valët e zhurmave të ditës dhe duhet të shohë përtej tymnajës së përplasjes së radhës.

    Rama tha se PS duhet të kuptojë se si duhet ushtruar përgjegjësia e drejtimit pa e humbur kthjellësinë e shikimit.

    “PS duhet të kuptojë se ku ndodhet vendi pikërisht atëherë kur zhurma dhe tymi ngrihen më lart sesa zakonisht. Duhet të kuptojë se çfarë është e rëndësishme në ato që janë arritur dhe çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit”, tha Rama.

    Kreu i Qeverisë solli në vëmendje raportin më të fundit të Komisionit Europian, ku i rekomandohet Këshillit Europian të nisë gjatë vitit 2027, përgatitjet për të hartuar traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    “Në raport, KE ka shkruar një frazë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit në kushtet kur vendi po jeton një presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye krejt të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune kundër qeverisë në dukje, por ne fakt kundër mënyrës se si ne duam që Shqipëria të shkojë përpara”, shtoi Rama.

    Kryeministri e konsideroi historik rekomandimin e KE-së për Shqipërinë, ndërsa shtoi se në vetvete është dhe konfirmimi më kuptimplotë dhe i padiskutueshëm, jo vetëm i faktit që vendi ecën në drejtimin e duhur, por dhe i ndodhjes së Shqipërisë në pikën e saj më të lartë në ngjitje drejt majës së bashkimit përfundimtar me familjen e shteteve dhe shoqërive europiane.

    Sipas kryeministrit, nisja e përgatitjeve për të hartuar traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është një togfjalësh në raportin e KE-së që shfaqet për herë të parë në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

    “Kjo është faqja e faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, me besimin e shumicës së shqiptarëve. Ishte e paarritshme deri dje, por sot është e prekshme. Nuk është më një premtim që përsëritet nga njëra fushatë në tjetrën nga të gjitha forcat politike. Sot Europa është e prekshme me sy përmes vetë gishtit të Komisionit Europian, që tregon se ky është momenti për të nisur përgatitje për traktatin historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare në BE”, u shpreh Rama.

    Rama theksoi se në këtë moment historik nuk mund të mos mbledhim të gjitha mendjet, vullnetet dhe energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet që kur nuk mbahet mend.

    “E gjetëm në fund të një kapitulli që ishte si një libër borxhesh në të gjithë sektorët. Me dështime, me kërcënimin e një kolapsi financiar të menjëhershëm dhe mungesën e shpresës që Shqipëria mund të bëhej ndonjëherë shtet europian. Në vitin 2013 njerëzit kërkonin gjëra krejt elementare. Kur ne filluam reformën e energjisë, Shqipëria filloi të zgjohej me ndjesinë që kishte filluar një faqe e re e shtetbërjes”, shtoi Rama.

    Ndërkohë kryeministri solli në vëmendje edhe sfidën e reformës në drejtësi.

    “Janë vite reformash, përplasjesh, përpjekjesh si për shembull ajo e reformës në drejtësi, përplasje me interesa të rrënjosura që tek drejtësia kishin atë sintezën e vet më të neveritshme. Vite ndryshimesh që dukeshin krejt të pamundura”, shtoi Rama.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: EC recommended preparations for drafting Albania’s membership treaty

    Prime Minister Edi Rama, also president of the Socialist Party, at the meeting of the SP National Assembly, Rama called attention to the historic moment in which the country is located in relation to the EU membership process.

    According to the prime minister today, it is a moment when politics must rise above the waves of the day’s noise and look beyond the smoke of the next crash.

    Rama said the SP must understand how the responsibility of direction should be exercised without losing the clarity of sight.

    REPS need to understand where the location is when noise and smoke rise higher than usual. He must understand what is important in what has been achieved and what he risks losing his country under noise pressure and smoke barrier, Rama said.

    The head of government brought to the attention the latest European Commission report, where it is recommended to the European Council to begin during 2027, preparations to draft Albania’s membership treaty with the European Union.

    In the report, The EC has written a phrase that has a significant significance for the country’s performance in conditions where the country is living an internal pressure through the political instrumentisation of a protest initiated for quite other and degraded reasons in an offensive of violence against the apparently government, but in fact against the way we want Albania to move forward, Rama added.

    The prime minister considered the EC’s recommendation for Albania historic, while added that in itself it is the most significant and undisputed confirmation, not only of the country’s moving in the right direction, but of Albania’s happening at its highest point in climbing towards the top of the final union with the family of European states and societies.

    According to the prime minister, launching preparations to draft Albania’s EU membership treaty is a word in the EC report that first appears on Albania’s European road.

    This is the last page of history we are writing, SP, with the faith of most Albanians. It was elusive until yesterday, but today it is vulnerable. It is no longer a promise repeated by one campaign to another by all political forces. Today Europe is eye-sensitive through the very finger of the European Commission, which shows that this is the time to start preparing for the historic treaty that will make Albania a member of the EU, Rama said.

    Rama pointed out that at this historic moment we cannot gather all our minds, wills, and energies to make this last page of a book that has begun to be written since it is not remembered.

    We found it at the end of a chapter that was like a book of debts in all sectors. With failures, the threat of an immediate financial collapse and the lack of hope that Albania could ever become a European state. In 2013, people were looking for basics. When we started energy reform, Albania began to wake up with the feeling that a new website of statehood had begun, Rama added.

    Meanwhile, the prime minister also called attention to the challenge of reform in justice.

    There are years of reform, confrontations, such as reform in justice, confrontation with entrenched interests that in justice had its most disgusting synthesis. Years of changes that seemed quite impossible, Rama added.

    Source Layer: RTKLive

  • Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

    Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët javën e ardhshme në Kinë, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

    Takimi trepalësh mes liderëve të tri fuqive më të mëdha botërore pritet të mbahet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen të Kinës jugore, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, ka konfirmuar se Trump do ta përmbyllë vizitën e tij në Kinë me një takim me homologët rusë dhe kinezë.

    “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se, ndër temat e tjera, do të diskutojë për reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave presidenti Trump e konsideron shumë të rrezikshme”, ka deklaruar Wales.

    Sipas raportimeve, në takim mund të diskutohet edhe për Iranin, ndërsa çështja e Ukrainës nuk pritet të jetë në agjendë.

    Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti për agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters, ka thënë se nga bisedimet nuk pritet të dalë ndonjë marrëveshje.

    Trump pritet të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, ku do të marrë pjesë në samitin dyditor të APEC-ut, që përfshin 21 shtete anëtare. Të enjten, ai do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Xi Jinpingun.

    Ky do të jetë takimi i katërt mes Trumpit dhe presidentit kinez që nga rikthimi i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025.

    Takimi i paralajmëruar vjen në një kohë kur kontrolli i armëve bërthamore është rikthyer në vëmendjen ndërkombëtare. Në shkurt ka skaduar traktati për kontrollin e armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, duke lënë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë pa kufizimet kryesore që parashihte marrëveshja.

    Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të dyja vendeve që të arrijnë një kornizë të re pa vonesa. Trump, ndërkaq, ka deklaruar se marrëveshja mund të zëvendësohet me një tjetër më të mirë, që do të përfshinte edhe Kinën.

    Përfshirja e Pekinit në një marrëveshje të tillë konsiderohet sfiduese, pasi Kina po zgjeron arsenalin e saj bërthamor.

    Ndërkohë, marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit janë forcuar që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022. Kina është bërë një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë, e cila përballet me sanksione perëndimore.

    Në anën tjetër, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit vazhdojnë të karakterizohen nga mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, garën për dominim në inteligjencën artificiale dhe çështjen e Tajvanit.

    Edhe lufta në Iran mbetet një tjetër çështje e ndjeshme, pasi Kina është blerësi më i madh i naftës iraniane dhe partneri kryesor tregtar i Teheranit.

    Kremlini kishte dhënë më herët sinjale për mundësinë e një takimi të tillë. Në fillim të muajit, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, kishte deklaruar se kishte “sinjale që konfirmojnë gatishmërinë” për bisedime në margjinat e samitit.

    Burimi: Dukagjini