Category: Lajme

  • Pristina recalls Dr. Xhavit Ahmeti at 30th anniversary of his separation from life

    Under the auspices of Pristina Mayor Progress Rama, the Memorial Academy is organised dedicated to life and the work of Prof. Dr. Xhavit Ahmeti, on the occasion of his 30th anniversary of his separation from life.

    This organisation is done in honour and respect for its precious contribution as one of the most prominent personalities of Albanian education, science and national affairs.

    The Memorial Academy will be held tomorrow, November 21, 2026, starting at 12: 00 p.m., at the Red Hall of the Youth Palace in Pristina.

    The Pristina municipality invites collaborators, colleagues, students and all citizens to attend this memorial event.

    Source Layer: Insander

  • Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

    Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

    Sipas Drejtorisë së Arsimit, fakti që shumë prej sfidave të identifikuara në arsim vazhdojnë të përsëriten tash e një dekadë dëshmon se rekomandimet duhet të marrin më shumë vëmendje dhe të përkthehen në veprime konkrete.

    Ndër sfidat kryesore të evidentuara janë zhvillimi profesional i mësimdhënësve, përmirësimi i infrastrukturës shkollore, avancimi i teknologjisë në arsim dhe fuqizimi i gjithëpërfshirjes.

    Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka theksuar se i merr me seriozitet të lartë këto rekomandime, duke nënvizuar se ato nuk duhet të mbesin vetëm dokumente dhe zotime, por të shndërrohen në politika dhe masa konkrete në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

    Mesazhi i Drejtorisë është se koha për veprim ka ardhur dhe se sfidat e evidentuara ndër vite kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi më të madhe institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • QKUK-ja paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave të uzurpuara

    QKUK-ja paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave të uzurpuara

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit të saj dhe së shpejti pritet të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim dhe trafikim të narkotikëve, sekuestrohen 512 kilogramë marihuanë dhe armë të rënda

    Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim dhe trafikim të narkotikëve, sekuestrohen 512 kilogramë marihuanë dhe armë të rënda

    Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.N., M.A. dhe B.A., të cilët gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se gjithashtu, secili prej tyre akuzohet veçmas për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i KPRK-së.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit F.N., M.A., dhe B.A., nga data e pavërtetuar dhe në vazhdimësi deri me datë 16 shtator 2025 duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, në një zonë malore në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, kanë kultivuar bimë të kanabisit në dy parcela, duke instaluar sistem të ujitjes me rezervuar uji dhe gypa për ujitje me sistemin pikë-pikë. Aktiviteti i tyre është zbuluar më 16 shtator 2025, në një shtallë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë, të cilat, ndodheshin në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shpërndarje dhe shitje në treg. Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, mostrat e ekzaminuara kanë rezultuar pozitive për kanabis që përmban substancën psikoaktive Tetrahidorkanabinol (THC)”, thuhet në njoftim.

    Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, tre të pandehurit akuzohen veçmas për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike si dhe fishekë.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e përhershëm të sendeve dhe pasurisë që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar përmes tyre, duke përfshirë: dy (2) parcela me sipërfaqe prej 1,963 m² dhe 1,438 m², së bashku me objektet (shtëpinë dhe shtallën) që janë përdorur për kultivimin dhe përgatitjen e narkotikëve, substancat narkotike dhe pajisjet e përdorura për kultivimin e tyre, armët dhe municionin, telefonat mobilë, traktorin me rimorkio si dhe prova të tjera materiale. /Telegrafi/

  • BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

    BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

    BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

    Ambasadorët e BE-së kanë propozuar haptazi një periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet që i bashkohen Bashkimit Evropian.

    Shtetet e BE-së po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të këtij vendimi për anëtarët e rinj, duke filluar me Malin e Zi. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, shteteve të reja mund t’u pezullohet e drejta e votës në rastet kur shkelin sundimin e ligjit ose pengojnë vendimmarrjen e përbashkët të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

    Komisioni Evropian e mori këtë iniciativë pas zhvillimeve të fundit në Hungari, nën udhëheqjen e Viktor Orbánit, qeveria e të cilit shpërfilli vazhdimisht vlerat themelore të bllokut dhe përdori në mënyrë të përsëritur veton për të penguar vendimmarrjet e përbashkëta.

    Fillimisht, Komisioni Evropian kishte propozuar një periudhë 15-vjeçare mbikëqyrjeje, por disa shtete, veçanërisht Italia, nuk u pajtuan me këtë propozim.

    Sipas një diplomati të BE-së, ambasadorët treguan më shumë gatishmëri për bashkëpunim sesa zyrtarët që kaluan javë të tëra duke negociuar detajet.

    Pritet që zyrtarët të zhvillojnë bisedimet e para lidhur me këtë propozim. Në këto negociata, Podgorica nuk ka të drejtë të marrë pjesë, megjithatë, Mali i Zi po lobon te shtetet që e mbështesin atë.

  • EU proposes 10-year-old monitoring period for new member states

    AEU leaders have openly proposed a 10-year period of surveillance for states joining the European Union.

    The EU states are considering the possibility of implementing this decision for new members, starting with Montenegro. This means that during this period new states may be suspended in cases of violating rule of law or obstructing common decision-making of the European Union, reports the European Union. Euronews. comKlankosova broadcast.tv.

    The European Commission took this initiative after recent developments in Hungary, under the leadership of Victor Orbán, whose government consistently ignored the bloc’s fundamental values and repeatedly used vetoes to undermine joint decision-making.

    Initially, the European Commission had proposed a 15-year period of supervision, but some states, particularly Italy, disagreed with the proposal.

    According to an EU diplomat, ambassadors showed more readiness for co-operation than officials who spent weeks negotiating details.

    Officials are expected to hold the first talks on this proposal. In these negotiations, Podgorica has no right to participate, however, Montenegro is lobbiing on the states supporting it.

  • Sonte një tjetër natë spektakli në BBVK5

    Sonte një tjetër natë spektakli në BBVK5

    Sonte një tjetër natë spektakli në BBVK5

    Sonte rikthehet Prime-i i shtatë i Big Brother VIP Kosova 5!

    Super spektakli që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut do të transmetohet edhe sonte LIVE në kanalin zyrtar të BBVK5 në YouTube.

    Emocione, debate dhe përballje të shumta na presin gjatë kësaj mbrëmjeje.

    Klan Kosova, ora 21:00.

  • Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

    Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

    Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

    Fillimisht, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

    Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, në rend dite të seancës së ardhshme janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

  • Assembly to the new session, Headship meets on November 23rd

    KKosovo’s Assembly Office will hold its next meeting Monday, starting at 11:00.

    Initially, members of the headship will consider adopting the last meeting’s chip while later discussing the agenda proposal for the upcoming plenary session.

    Among the front points for the plenary session is the adoption of the Parliamentary Criminal Commission’s budget for actions and institutional inactions regarding the murder of Arlinda Zekij and the treatment of violence against children and women in the family, Klankosova broadcasts.tv.

    Also, the next session’s agenda is the statements outside the agenda and parliamentary questions.

  • Protestë para Qeverisë së Maqedonisë kundër dhunës ndaj grave: Qytetarët kërkojnë veprim konkret nga institucionet

    Protestë para Qeverisë së Maqedonisë kundër dhunës ndaj grave: Qytetarët kërkojnë veprim konkret nga institucionet

    “Mbikëqyrja e Grave” dhe “Një për të Gjithë” ishin ndër mesazhet e shkruara në pankarta në protestën e sotme para Qeverisë, ku disa qindra qytetarë shprehën zemërimin e tyre për dhunën ndaj grave dhe, siç theksuan ata, për veprimin e pamjaftueshëm të institucioneve në rastet e dhunës në familje.

    Protesta, e organizuar nga nisma “Jo një më shumë”, u zhvillua pas një sërë rastesh të vrasjeve të grave në Maqedoninë e Veriut. Sipas organizatorëve, shtatë gra u vranë vitin e kaluar dhe numri i raportimeve të regjistruara të dhunës në familje u rrit me 70 përqind, duke arritur në 1,897 raportime.

    Pjesëmarrësit në protestë thanë se është e nevojshme që institucionet të marrin masa specifike për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat, veçanërisht në rastet kur dhuna është raportuar më parë.

    Nga iniciativa thonë se janë të pakënaqur me veprimet e policisë, prokurorëve, gjykatave dhe shërbimeve sociale, duke theksuar se çdo reagim i parakohshëm mund të ketë pasoja të rënda për viktimat.

    “Jemi të lodhur duke jetuar me frikë në shtëpitë tona, në punë, në rrugë! Në një vit në të cilin 7 gra u vranë brutalisht, dhe në numrin e raporteve të regjistruara të dhunës në familje po shohim një rritje prej 70% (një rekord prej 1,897 raportimesh), nuk duhet të lejojmë që jeta e përditshme të vazhdojë si normale”, u tha në thirrjen e organizatorëve./Telegrafi/