Category: Lajme

  • 'Mrekullia në Mississippi', të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së dy anijeve - detaje dhe pamje

    ‘Mrekullia në Mississippi’, të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së dy anijeve – detaje dhe pamje

    Rreth 130 persona që ndodheshin në një anije turistike të ankoruar në New Orleans janë shpëtuar, pasi ajo u godit nga një anije cisternë.

    Anija turistike, “American Heritage”, përfundoi e anuar në njërën anë në lumin Mississippi, pasi u godit nga anija e ngarkesave “Atlantic Asphalt”.

    Si pasojë e përplasjes, 32 persona nga anija e goditur përfunduan në spital me lëndime që nuk janë kërcënuese për jetën, por nuk ka asnjë person të zhdukur.

    Zyrtarët e cilësuan ngjarjen si një “mrekulli në Mississippi”.

    Shkaku i saktë i përplasjes mbetet ende nën hetim, por kapitenia e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Melanie Burnham, deklaroi: “Duket se ka pasur një lloj humbjeje të kontrollit të drejtimit të anijes”.

    Ndërsa kryetarja e Bashkisë së New Orleans, Helena Moreno, u shpreh në një konferencë për shtyp se merita për operacionin e shpëtimit u takon ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët “u hodhën menjëherë në veprim për të ndihmuar”.

    “Nuk kemi asnjë person të zhdukur; kjo është vërtet një mrekulli në Mississippi”, tha Moreno.

    Njoftimet për përplasjen mbërritën rreth orës 13:30 EST të së premtes, kur njerëzit nisën të ndihmonin pasagjerët të largoheshin nga anija, e cila kishte filluar të mbushej me ujë, bëri të ditur në konferencën për shtyp Melanie Montroll, drejtuese në Portin e New Orleans.

    Sipas autoriteteve të Portit, në momentin e përplasjes, në bordin e “American Heritage” ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit.

    Ekuipazhet e anijeve rimorkiatorë, policia dhe shpëtimtarë të tjerë nxituan për të ofruar ndihmë, ndërsa autoritetet e mbyllën lundrimin në lumin Mississippi për të mundësuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

    Anija “American Heritage” po përmbyllte një udhëtim tetëditor drejt destinacioneve përgjatë lumit Mississipi, në shtetet Luiziana dhe Mississippi.

    Presidenti Donald Trump shkroi në platformën “Truth Social” se operacioni i shpëtimit ishte një “punë e jashtëzakonshme”.

    Sekretari për Sigurinë e Brendshme, Markwayne Mullin, deklaroi se edhe Roja Bregdetare e SHBA-së ofroi mbështetje për operacionet lokale të shpëtimit.

    Guvernatori Jeff Landry e cilësoi gjithashtu shpëtimin si një “mrekulli në Mississippi”, duke pasur parasysh “numrin e madh të njerëzve që ndodheshin në atë anije” dhe që arritën të shpëtoheshin. /Telegrafi/


  • “Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

    “Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

    “Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

    Sot është ditë e madhe për Kombëtaren e Kosovës. Me fillim nga ora 15:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë arena e një përballjeje vendimtare, ku “Dardanët” do të kryqëzojnë forcat me Izraelin në kuadër të UEFA Nations League.

    Për të besuarit e përzgjedhësit Franco Foda, kjo ndeshje ka peshë jetike, pasi vetëm fitorja i mban gjallë objektivat dhe u siguron tri pikë të arta para tifozëve të zjarrtë në kryeqytet.

    Pak orë para startit të këtij dueli të zjarrtë, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka ndezur atmosferën duke publikuar një mesazh të fuqishëm motivues për futbollistët, duke u bërë thirrje për unitet dhe luftë deri në sekondën e fundit.

    “DITA E KOSOVËS! UEFA Nations League: Kosovë – Izrael. 14 nëntor 2026, ora 15:00, Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Prishtinë. Një komb. Një zemër. Një qëllim. FITORJA! Për Kosovën, deri në fund! Forca Dardanë!”, thuhet në postimin e FFK-së.

    Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit sportiv është e përqendruar te djemtë tanë, nga të cilët pritet maksimumi në fushën e blertë për të shkruar një tjetër faqe suksesi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A nation, a heart, a purpose KPK with motivating message ahead of Kosovo’s vital battle against Israel

    Today is a big day for the Kosovo National. Beginning at 1500 p.m., the stadium éFadil Vokryı, in Pristina, will be the arena of a decisive confrontation, where the drudians will cross forces with Israel under the U. EFA Nations League.

    To believe in selective Franco Foda, this match is vitally important, since only victory keeps the targets alive and provides three golden points before fiery fans in the capital.

    Just hours before the start of this fiery duel, the Kosovo Football Federation ( The FFK has sparked the atmosphere by publishing a powerful motivating message to football players, calling for unity and war until the last second.

    ) D COSOWY! UEFA Nations League: Kosovo Israel. November 14, 2026, 1500 p.m. A nation. A heart. A purpose. FICTURE! For Kosovo, to the end! Come on, Darda.

    The atmosphere in Pristina is expected to be electrifying, while all the attention of sports opinion is focused on our boys whose maximum is expected in the green field to write another page of success.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

    Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

    Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 13 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e raportuar më 10 nëntor 2026.

    Ndërkaq, viktima është dërguar në strehimore.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Dukagjini

  • A probe suspect arrested in Prizren

    A person has been arrested in Prizren, under suspicion of committing a crime of rape.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the arrest was conducted on November 13th, following investigations conducted concerning the case reported on November 10th 2026.

    Meanwhile, the victim has been sent to the shelter.

    At the prosecutor’s decision, after the interview, the suspect was sent to the detention.

    Source Layer: Dukeagini

  • Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

    Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

    Me organizim të Innovation Centre Kosovo, si nikoqir zyrtar i Global Entrepreneurship Week në Kosovë, dhe nën patronatin e Kryeministrit Albin Kurti, Java Globale e Ndërmarrësisë shënohet me shume ngjarje dhe aktivitete, nga 16-22 Nëntor 2026.

    Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW2026 do të mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, në praninë e kryeministrit Albin Kurti.

    Për të marr pjesë në ngjarje, duhet të regjistroheni këtu.

    Në këtë ngjarje, Mërgim Cahani (CEO dhe themelues i Gjirafa Inc.), do të këtë fjalën kryesore frymëzuese (keynote) për të pranishmit dhe komunitetin, ndërsa folës në hapje do të jenë Uranik Begu (drejtor menaxhues në Plug and Play), Gem Maloku (CEO i NLB Banka), Dorina Grezda (U.D. e drejtores menaxhuese në ICK), dhe Marigona Ujkani (menaxhere në Coca-Cola HBC Kosova).

    Nikoqir i GEW Kosova dhe moderator i ngjarjes është Shpend Lila (ICK).

    Java Globale e Ndërmarrësisë 2026 në Kosovë mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, KIESA, NLB Banka, Kryeqyteti Prishtina, Wolt, Instabuilt, World Link Towers, Coca-Cola HBC Kosova, Toyota Kosova, Kode Labs, dhe Telegrafi.com i partner medial.

    Innovation Centre Kosovo dhe bashkëpunëtorët, me padurim presin të ju takojnë të gjithëve në hapje, dhe të vazhdojë përpjekja e përbashkët për promovimin dhe avancimin e ndërmarrësisë, inovacionit, dhe mbështetjen e bizneseve startup.

  • Kosova dorëzon listën prej 23 futbollistëve në UEFA, ky është lojtari që Foda e lë në tribunë

    Kosova dorëzon listën prej 23 futbollistëve në UEFA, ky është lojtari që Foda e lë në tribunë

    Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i saj Franco Foda kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në UEFA listën zyrtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Izraelit.

    Dardanët do të luajnë sot ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrrit në Prishtinë.

    Për këtë ndeshje, përzgjedhësi Franco Foda ftoi fillimisht 27 lojtarë, në mesin e tyre tre emra të rinj, por më vonë u liruan nga grumbullimi emra si Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, duke bërë që në vend të tyre të afrohet Betim Fazliji.

    Në ditët pasuese, shkaku i shqetësimeve me lëndime u liruan edhe Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, duke çuar në 24 numrin e lojtarëve të mbetur.

    Megjithatë, në ndeshje zyrtare, ekipet duhet të dorëzojnë një liste prej 23 futbollistëve për ndeshje dhe kështu bëri edhe Kosova gjatë mëngjesit të sotëm (e shtunë).

    Enis Rexhepi në stërvitje me Kosovën

    Lojtari i vetëm që mbeti jashtë listës për ndeshjen e sotme është njëri prej prurjeve të fundit, sulmuesi 18-vjeçari i Stuttgartit, Enis Rexhepi.

    Në sulm, Foda ka vendosur t’ju besojë për këtë ndeshje emrave si Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani. /Telegrafi/

  • Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

    Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

    Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

    Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias.

    Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj vlerave të Frankofonisë, dialogut shumëpalësh, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve.

    Sipas njoftimit, kjo pjesëmarrje dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të forcuar pozitën e saj në raport me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në nismat e saj.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo participating in 48th Francophony Conference

    Kosovo is participating in the 48th Francophony Conference ( CMF, held on November 14, 2026, in Phnom Penh, Cambodia.

    Kosovo is represented by Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs Glauk Konjufca.

    Through this participation, Kosovo reaffirms commitment to Francophony’s values, multilateral dialogue, peace and co-operation between states and peoples.

    According to the announcement, this turnout testifies to Kosovo’s readiness to strengthen its position in relation to the International Francophony Organisation ( And actively contribute to its initiatives.

    Source Layer: Insander

  • Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

    Kukësi pa energji prej 7 orësh nga moti i keq, liqeni nis të mbushet pas 6 muajsh

    Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj bashkie kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 7 orësh.

    Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë, ndërsa reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.

    Në disa akse nacionale raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugë, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, raporton Tch.

    Por, mes problematikave të shkaktuara nga moti i keq, ka edhe një zhvillim pozitiv për zonën e Kukësit.

    Rritja e reshjeve ka sjellë shtim të prurjeve në liqenin e Kukësit, ku sot, për herë të parë pas gjashtë muajsh, niveli i ujit ka nisur të shënojë rritje.

    Kujtojmë se prej rreth dy javësh liqeni kishte arritur në një nivel kritik, duke zbuluar edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat zakonisht ndodhen nën ujërat e tij.

    Ndërsa pritet përmirësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike, reshjet dhe era e fortë vijojnë të kërkojnë kujdes nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.