Category: Lajme

  • Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

    Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

    Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

    Albert Mehmeti, rreth 30-vjeçar, i arrestuar nën dyshimin se tentoi ta godiste me veturë një zyrtar policor në Vushtrri dhe më pas e sulmoi fizikisht, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë së Shtetit, mëson Gazeta Sinjali.

    Vendimi është marrë pas intervistimit të tij nga hetuesit rajonalë, lidhur me incidentin e së premtes, më 13 nëntor, në Vushtrri.

    Siç raportoi Sinjali, ngjarja kishte nisur rreth orës 10:15, derisa zyrtarët policorë po shqiptonin gjoba për parkime të parregullta.

    Sipas informacioneve, Mehmeti dyshohet se kishte tentuar ta godiste me veturë njërin prej policëve, i cili kishte arritur të shmangej.

    Më pas, i dyshuari ishte larguar me veturë, duke i drejtuar policit fjalë fyese dhe kërcënuese.

    Njësia policore ishte vënë në ndjekje dhe kishte arritur ta ndalonte në rrugën “Wesley Clark”.

    Gjatë ndalimit, 30-vjeçari dyshohet se kishte refuzuar t’ua dorëzonte dokumentet policëve dhe nuk kishte përfillur urdhrat e tyre.

    Situata kishte eskaluar kur zyrtarët e kishin njoftuar se do të arrestohej. Sipas burimeve, ai kishte dalë nga vetura dhe e kishte goditur dy herë me kokë në ballë njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Policia kishte konstatuar gjithashtu se Mehmeti e kishte patentë-shoferin të konfiskuar, ndaj ia kishte sekuestruar edhe automjetin.

    Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve Rajonale dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He tried to hit the cop in the car, then he hit him with his head twice.

    Albert Mehmet, about 30-year-old, arrested under suspicion that he attempted to hit a police official in Vushtrri by car and then physically attacked him, has been detained for 48 hours at the State Prosecutor’s decision, the Signal newspaper learns.

    The decision was made following his interview by regional investigators over Friday’s 13 November incident in Vushtrri.

    As the signal reported, the event had started around 10:15, while police officials were imposing fines for irregular parking lots.

    According to information, Mehmet allegedly attempted to hit one of the policemen by car, who had managed to avoid it.

    Later, the suspect had left by car, addressing the police with insulting, threatening words.

    The police unit was in pursuit and had managed to stop him off the road, Wesley Clark.

    During the ban, the 30-year-old allegedly refused to hand over documents to police officers and ignored their orders.

    The situation had expired when officials had announced it would be arrested. According to sources, he was out of the car and had hit one of the police on his head twice, causing bodily injury.

    Police had also found that Mehmet had his driver’s license confiscated, so he also seized his vehicle.

    After interviewing by the Regional Investigation and Consultation Unit with the Prosecutor, the detention measure has been imposed on him for 48 hours.

    The case is being investigated for criminal work ‘%Sulm against the official person.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

    Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

    Denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike në Pejë, gruaja largohet nga shtëpia dhe strehohet te prindërit – Policia në kërkim të 37-vjeçarit

    Një grua nga Peja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikologjike, duke deklaruar se për shkak të problemeve me të ishte larguar nga banesa dhe po qëndronte te prindërit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk ka arritur ta sigurojë praninë e të dyshuarit për intervistim, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti lidhet me një incident të datës 27 gusht 2026, në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

    Viktima, A.D., ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti i saj, A.D. (37), kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

    Ajo ka shpjeguar se nuk e kishte raportuar më herët rastin, pasi ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar të qëndronte te familja e prindërve.

    Gruaja ka deklaruar se nuk ka nevojë për strehim institucional, pasi aktualisht ndodhet në një ambient ku ka zgjedhur të qëndrojë.

    Pas pranimit të denoncimit, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Ndërkohë, prania e 37-vjeçarit ende nuk është siguruar për intervistim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Denoncon’s husband for psychological violence in Peja, wife leaves home and takes refuge in parents’ police in search of 37-year-old

    A woman from Peja has denounced her husband for psychological violence, claiming that because of problems with her, she had left the apartment and was staying with her parents. Police have launched investigations, while still failing to ensure the presence of the interview suspect, the Signal newspaper teaches.

    According to information provided by the signal, the case is linked to an incident of August 27, 2026, on the route of King Zogı in Pec.

    The victim, A.D., has declared before police officials that her husband, A.D. (37) had been practicing psychological violence against her.

    She explained that she had not reported the case before, having left her apartment and had gone to stay with her parents ‘ family.

    The woman has stated that there is no need for institutional housing, as she is currently in an environment where she has chosen to stay.

    After accepting the indictment, police have announced the State Prosecutor, who has directed the initiative of the case for domestic criminal work ‘%dhuna.

    Meanwhile, the presence of 37-year-old has not yet been secured for interviews.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

    Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

    Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje

    Ndalimi kombëtar i fluturimeve në të gjithë SHBA-në, i cili preku fluturimet në nisje, është hequr pas gati pesë orësh. Megjithatë, pasagjerët duhet të presin ende vonesa të konsiderueshme, ndërsa aeroportet po përpiqen të përballojnë fluksin e krijuar nga grumbullimi i fluturimeve të vonuara.

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, dhe sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, mbajtën më herët një konferencë për media, ku deklaruan se ndalimi i fluturimeve ishte vendosur për shkak të të dhënave jokonsistente të transmetuara nga pajisjet e vjetruara.

    Duffy fajësoi për ndërprerjen sistemet e vjetra të kontrollit të trafikut ajror, të cilat nuk janë përditësuar për shkak të mungesës së financimit nga Kongresi. Ai kërkoi 50 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të ri, modern dhe të teknologjisë më të avancuar.

    Mullin siguroi të pranishmit se nuk kishte asnjë provë që ndalimi i fluturimeve ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik apo që kishte lidhje me ndërprerjen e shërbimeve të Microsoft-it një ditë më parë. Ai gjithashtu deklaroi se “askush nuk ishte vënë në rrezik”.

    Ky është vetëm rasti i dytë, dhe më i gjati, kur është vendosur një ndalim i tillë i fluturimeve që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

    Përfaqësues nga të dyja kampet politike kanë kërkuar nisjen e një hetimi për të zbardhur atë që ndodhi të premten në mbrëmje, me qëllim që një situatë e tillë “të mos përsëritet më kurrë”.

    Burimi: Insajderi

  • “Punime të domosdoshme”, këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

    “Punime të domosdoshme”, këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

    “Punime të domosdoshme”, këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

    KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të kryhen disa “punime të domosdoshme”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. 

    Prishtina

    1.

    Nga TS TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV J15 Llausha me Kod 14000013

    nga ora 10:00 deri 13:00

    Vendet: Metehi, Llaush, Lau[A, Kërpimeh, Kerpime, Fsh. Pakashtic E Ulet, Dumnic e Ultë, Dumnic, Dubnica, D.Dubnica, D Lausha

    Arsyeja: Punime ne projekt, energjizimi i rrjetit te ri.

    15.11.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtina

    1.


    Nga TS TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

    1. Dalja 10 kV Shpenzim Vetanak me Kod 15019000

    2. Dalja 10 kV J09 Qyteti (Obiliq) me Kod 15019001

    3. Dalja 10 kV J10 Shkabaj me Kod 15019002

    4. Dalja 10 kV J06 Plemetin me Kod 15019003

    5. Dalja 10 kV J05 Milloshevë me Kod 15019005

    6. Dalja 10 kV J02 Llazareva (Bizneset) me Kod 15019006

    7. Dalja 10 kV J12 Montingu-Bërnicë me Kod 15019007

    8. Dalja 10 kV J04 Lumi i Madh – Prugovc me Kod 15019008

    9. Dalja 10 kV J15 Breznicë me Kod 15019009

    10. Dalja 10 kV J03 RTK-BAKSHI me Kod 15019010

    11. Dalja 10 kV J11 Stacioni i Pompave Milloshevë me Kod 15019011

    nga ora 00:10 deri 00:20

    Vendet: Ts 35/10 Kv Mazgit, Mazgit Rr. Koliqi, Mazgit, Fsh. Mazgiti I Ulët, Fsh. Mazgit, Fsh. M A Z G I T, Dardhisht, B.Mazgit, Agron Rama, Adem Jashari, 28 Nëndori, Te fabrika e ujit, TC-Kosova A përball TC.Kosova A”, Shkabaj Magjistrlja PR-MT, Shkabaj, Mazgit, Magjistrala Prishtin-Mitrovic, M azgit, Hasan Prishtina, Hasan  Prishtina, Gazimestan, Fsh. Mazgit, Ferid Curri, Dardhishtë, Dardhisht, Afer ambulances, Plemetin, Obiliq i vjeter, Milloshevë Tropoja, Milloshevë, Millohsevë, Llapi, Kosova B, Fsh. Plemetin, Fejzullah Grajqevci, Azizi, 413.Mulla Idriz Gjilani, Milloshevë, Grac Rr.Sadik Malaj, Grac, Babin Most, B.Movc, B.Most, Azizi, 782.Bakshi, 468.Nasiet Selimi, 413.Mulla Idriz Gjilani, Milloshevë, Milloshev, Llazarevë, Ll A Z A R E V, Mazgit, Bernica E Ulet, Bernica, Bernic e ulët, Stanovc I Ulët, Stanovc I Epërm, Stanofci I Ulet, Stanofc I ulet, Stanofc, Stanivc I ulët, Prugovc, Milloshev, Fsh.Stanovc i ulët, Fsh.Lumi I Madh, Fsh. Stanovc i ulët, Fsh. Stanofc, Fsh. Prugovc, Breznicë, Bajmovc, Babin Most, Babimoc, Azizi, 782.Bakshi, 413.Mulla Idriz Gjilani, Qendresa, Fsh. Prugovc, Fsh. Lebanë, Brezhnic, Barilev te xhamia, Barilev, Ahmet Shala, Bardhosh, 782.Bakshi, Pmpat Millosheve

    Arsyeja: Punime nga KOSTT

    15.11.2026

    Punime në projekte investive

    Peja

    1.

    Nga TS TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV J13 Kapeshnica me Kod 51000016

    nga ora 08:30 deri 17:00

    Vendet: Mbreti Zog 15, Mbreti Zog, Lidhja e Prizrenit, 7/2

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit LOT 3.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova sot përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve

    Kosova sot përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve

    Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

    Dardanët, të drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë përballje, e cila është e parafundit në këtë edicion të garës.

    Në prag të ndeshjes, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa atmosfera në kampin e kombëtares është e mirë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo today faces Israel in the League of Nations

    Kosovo’s football national plays against Israel today, within the fifth edition of the League of Nations.

    The match is held at the éFadil Vokrrié stadium in Pristina, beginning at 1500.

    The Dardans, led by selective Franco Foda, aim to take important points in this confrontation, which is the last in this edition of the race.

    On the eve of the match, Kosovo has held its final exercise, while the atmosphere at the national camp is good.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

    Opozita kundërshton Kurtin për kthimin e mjekëve, Oda konfirmon vetëm 40 ri-anëtarësime

    Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar e kanë kundërshtuar deputetë të opozitës, duke kërkuar të dhëna konkrete për mjekët e kthyer dhe duke kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

    Ndërkaq, Oda e Mjekëve të Kosovës, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 2018–2026 rreth 40 mjekë, të cilët më parë kishin deklaruar se ushtronin veprimtarinë profesionale jashtë vendit, janë kthyer në Kosovë dhe janë ri-anëtarësuar e ri-licencuar në Odë.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se deklaratat e Qeverisë për kthimin e mjekëve janë të pavërteta dhe se po përzihen kërkesat për licencim me rikthimin e profesionistëve shëndetësorë nga mërgata.

    Ai, duke iu referuar statistikave që, sipas tij, posedon Oda e Mjekëve, ka thënë se nga viti 2021 janë larguar më shumë se 757 mjekë dhe mbi 1 mijë e 290 infermierë.

    “Fatkeqësisht, këtu s’ka asgjë të vërtetë, atë që ka deklaruar qeveria dhe zoti Kurti dhe për fat të keq edhe janë përzier gjërat edhe në aspektin profesional, sepse është tentuar që përmes kërkesave për licencim të tregohet si rikthim i mjekëve nga mërgata jonë, qoftë ata që kanë shkuar për t’u shkolluar, ose ata që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, por janë shkolluar dhe dëshirojnë që të kthehen në vendin e tyre. Kjo nuk është e vërtetë, nuk është e saktë, statistikat tregojnë ndryshe, të kundërtën e madhe të këtij mashtrimi dhe të këtij manipulimi, sepse nga viti 2021, sipas statistikave që posedon Oda e Mjekëve, janë larguar më shumë se 757 mjekë dhe më shumë se 1290 infermierë. Domethënë, Kosova, prej vitit 2021, ka humbur afër 3000 profesionistë shëndetësorë, të cilët i kanë larguar në vendet e perëndimit.Ndërsa të rikthyer, shifrat që pretendojnë janë qesharake, janë minimale, ose mos të them, me pak sesa gishtat e njeriut duar”, tha ai për Ekonomia Online.

    Zemaj ka kritikuar edhe, siç i ka quajtur, ndërhyrjet politike në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se ato kanë ndikuar në largimin e profesionistëve nga institucionet publike.

    “Është një farë tendence që të ketë ndërhyrje të vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë, sidomos si pjesë politike. Profesionistët shëndetësorë tentohen të rikthehen në profesionistë partiakë, dhe kjo është e patolerueshme, ose t’i shërbejnë subjektit politik në vend që të lejohen t’ju shërbejnë pacientëve dhe qytetarëve të vendit. Kjo nuk duhet të lejohet, duhet të ndërpritet sepse kanë ndodhur ndër vite. Shkaku i kësaj, shumë drejtorë klinikash, mjekë profesionistë, që kanë edhe background të madh profesional dhe akademik, janë larguar nga institucionet publike shëndetësore. Disa e kanë gjetur veten në institucionet private shëndetësore, sepse atje qeveria, edhe ministri i Shëndetësisë ka pasur interesimin më të madh, ku një edhe vetë ka shërbyer. Dhe për fat të keq, nga këto ndërhyrje, kemi edhe largim të profesionistëve shëndetësorë, sidomos të mjekëve, por edhe të stafit të mesëm, që është tepër tepër e nevojshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale”, tha ai.

    Edhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kritikuar deklaratën e Kurtit, duke thënë se gjendja në sektorin e shëndetësisë nuk i jep kryeministrit arsye për t’u krenuar.

    Ajo ka ngritur shqetësime edhe për numrin e të punësuarve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, duke krahasuar numrin e punonjësve në periudhën e kaluar me atë aktuale.

    “Kurti nuk ka për çka të lavdërohet, sepse ne po e shohim gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, duke parë shumë ankesa, shumë shqetësime dhe shumë kërkesa. Kurti nuk mendoj që duhet të krenohet me këtë pjesë të shëndetësisë, e aq më pak një kryeministër i cili nuk ka bërë asgjë për shëndetësinë. Mendoj që ka ardhur koha që të merren veprime konkrete për gjendjen shëndetësore në Kosovë, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

    “Na e dimë shumë mirë, përderisa jam edhe në Komisionin për Shëndetësi, sidomos te Fondi për Sigurime Shëndetësore, kanë qenë tre vetë duke punuar. Tash janë 52 vetë duke punuar në të njëjtin departament, të njëjtën punë e kryejnë, 52 vetë, tre vetë kanë qenë duke punuar atëherë. Tash, kryeministri Kurti me ministrin Vitia i kanë punësuar 52 vetë të njëjtën punë e bëjnë. Çka bëjnë 52 vetë aty? Përderisa kanë qenë në gjendje me kryer punën tre vetë, tash po e shohim që 52 vetë atëherë çka, çka ka ndodhur aty?”, tha ajo.

    Bytyqi ka kërkuar që kryeministri të publikojë emrat e mjekëve që janë kthyer në Kosovë, si dhe të sqarojë numrin e profesionistëve shëndetësorë që janë larguar.

    “Kryeministri Kurti atëherë të del, pra, të deklarohet me emër e mbiemër cili doktor është kthyer dhe sa doktor kanë shkuar jashtë vendit. Kjo ndoshta kishte qenë përgjigjja më e mirë nga kryeministri Kurti”, tha ajo.

    Ajo ka përmendur edhe ankesat e pacientëve për mungesë të barnave dhe vështirësi në kompensimin e shpenzimeve për trajtim jashtë institucioneve publike.

    “Kemi shumë raste të cilat na u kanë drejtuar, përderisa jemi në atë komision. Një pacient ne e kemi parë dhe publikisht ka dalë që ka shpenzuar mbi 14.000 € dhe nuk është në gjendje Ministria e Shëndetësisë me bë kompensimin e këtyre pacientëve. Ata nuk i kanë kushtet e mira dhe ne po e shohim që pacientët po vdesin për shkak të mungesës së barnave”, tha ajo.

    Në përgjigjen për Ekonomia Online, Oda e Mjekëve të Kosovës ka sqaruar se njëri nga indikatorët që përdor për të matur largimin e mjekëve është numri i certifikatave mbi të kaluarën etike dhe profesionale, të cilat lëshohen për anëtarët që synojnë të punësohen dhe të ushtrojnë profesionin jashtë vendit.

    Sipas Odës, nga viti 2018 deri në vitin 2026 janë lëshuar gjithsej 1 mijë e 181 certifikata të tilla.

    “Lidhur me pyetjet e parashtruara, ju informojmë se indikatori i përdorur për matjen e largimit të mjekëve nga Kosova është numri i certifikatave mbi të kaluarën etike dhe profesionale të lëshuara nga Oda e Mjekëve të Kosovës, për përdorim jashtë vendit. Kjo certifikatë shërben si dokument bazë për anëtarët e OMK-së që synojnë të punësohen dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë vendit. Sa i përket numrit të mjekëve që kanë kërkuar dhe janë pajisur me këtë certifikatë, ju informojmë se, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, numri i certifikatave të lëshuara, gjatë periudhes 2018-2026 është gjithesej 1181”, thuhet në përgjigjen e OMK-së.

    Sipas të dhënave të Odës, gjatë periudhës 2018–2022 janë lëshuar 704 certifikata, në vitin 2023 janë lëshuar 167, në vitin 2024 gjithsej 111, në vitin 2025 janë lëshuar 95, ndërsa gjatë vitit 2026, deri në datën e përgjigjes, janë lëshuar 104 certifikata.

    Oda ka bërë të ditur gjithashtu se, bazuar në vetëdeklarimet e anëtarëve, rreth 600 mjekë janë të punësuar në Gjermani.

    “Sa i përket ndarjes së tyre ne vite numri i certifikatave të lëshuara është si vijon: Gjatë periudhës 2018–2022 janë lëshuar gjithsej 704 certifikata. Gjatë vitit 2023 janë lëshuar 167 certifikata. Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 111 certifikata. Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 95 certifikata. Gjatë vitit 2026, deri në datën e përpilimit të kësaj përgjigjeje, janë lëshuar 104 certifikata. Ndërkaq, bazuar në vetëdeklarimet e anëtarëve të Odës ndër vite, rezulton se rreth 600 mjekë janë të punësuar në Gjermani”, thuhet në përgjigjen e OMK-së.

    Sa i përket mjekëve të kthyer, Oda ka identifikuar rreth 40 raste të mjekëve që kishin deklaruar se punonin jashtë Kosovës, por që pas disa vitesh janë kthyer dhe janë ri-anëtarësuar e ri-licencuar në këtë institucion. Për mjekët e tjerë që mund të jenë kthyer, Oda ka udhëzuar që informatat të kërkohen nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Bazuar në të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, rreth 40 mjekë, gjatë periudhës 2018–2026, të cilët më parë ishin pajisur me Certifikatën mbi të Kaluarën Etike dhe Profesionale duke deklaruar se ushtrojnë veprimtarinë e tyre profesionale jashtë Kosovës, ndërsa pas disa vitesh janë kthyer në Kosovë, janë rianëtarësuar dhe rilicencuar në Odën e Mjekëve të Kosovës. Këta mjekë janë të identifikuar në regjistrat e Odës me emër dhe mbiemër. Sa i përket pjesës tjetër të mjekëve që sipas deklaratave janë kthyer në Kosovë, ju lutemi drejtohuni te Ministria e Shëndetësisë për më shumë informata dhe sqarime, pasi që mund të jënë mjekë Kosovar me nënshtetësi të huaj e që licencohen nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e OMK-së për Ekonomia Online.

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas dukurisë së “ikjes së trurit”, vitet e fundit Kosova po përballet me dukurinë e kundërt, atë të “kthimit të trurit”, duke thënë se vetëm gjatë vitit 2025 në vend janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Anjeza shpërthen në lot pas përplasjes me Fuegos: “A din me u nal najherë?” (VIDEO)

    Anjeza shpërthen në lot pas përplasjes me Fuegos: “A din me u nal najherë?” (VIDEO)

    Anjeza shpërthen në lot pas përplasjes me Fuegos: “A din me u nal najherë?” (VIDEO)

    Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

    Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar reperit me fjalë të ashpra.

    “A din mu nal najherë? Si s’ta fut askush, merru me Anjezën! Çfarë karakteri është ky? A din me u nal najherë?”, i ka thënë ajo Fuegos.

    Përplasja mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të spektaklit.

    Momentin e plotë të debatit mund ta ndiqni në videon më poshtë.