Category: Lajme

  • Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

    Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

    Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të përdoret jo vetëm për vozitje, por edhe për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike dhe shtëpive.

    Teknologjia e re, e prezantuar më 12 nëntor, bazohet në sistemin e karikimit dydrejtimësh (bidirectional charging), i cili mundëson transferimin e energjisë nga bateria e veturës drejt pajisjeve të jashtme.

    Përmes funksionit Vehicle-to-Load (V2L), pronarët mund ta përdorin automjetin për të furnizuar me energji pajisje pune, frigoriferë kampingu dhe pajisje të tjera elektrike.

    Ndërkohë, teknologjia Vehicle-to-Home (V2H) mundëson furnizimin e shtëpisë me energji nga bateria e veturës, veçanërisht gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike.

    Megjithatë, ky funksion kërkon instalimin e një karikuesi të posaçëm dydrejtimësh DC në shtëpi.

    Audi ka kufizuar përdorimin e energjisë në intervalin prej 20 deri në 80 për qind të kapacitetit të baterisë.

    Sa i përket specifikave teknike, Audi A2 E-Tron ofrohet me tri kapacitete baterish: 52 kWh, 61 kWh dhe 84 kWh.

    Fuqia e karikimit të shpejtë varion nga 100 deri në 183 kW, ndërsa mbushja e baterisë nga 10 në 80 për qind zgjat nga 24 deri në 29 minuta, varësisht nga versioni.

    Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Audi, versioni me baterinë më të madhe mund të ofrojë autonomi deri në 645 kilometra me një karikim.

    Me këtë teknologji, Audi synon ta shndërrojë veturën elektrike në një burim alternativ energjie, duke zgjeruar përdorimin e saj përtej transportit të përditshëm. /Telegrafi/

  • Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria - blejnë ata që i privatizuat

    Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria – blejnë ata që i privatizuat

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, lidhur me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe mundësinë e reduktimeve.

    Rizvanolli tha se energjinë elektrike nuk e blen as ajo dhe as Qeveria, por KESCO dhe KEDS, kompani që sipas saj janë privatizuar nga qeverisjet e kaluara.

    “Unë nuk blej rrymë, as Qeveria. Blen KESCO dhe KEDS, të cilën ju e keni privatizuar. E di që nuk po doni me e dëgjue dhe e di që nuk po doni me u kthye mbrapa, mirëpo meqë po doni me fol edhe për rregullsinë e furnizimit, edhe për cilësinë e rrjetit, edhe për kush blen rrymë, po ju tregoj kush blen rrymë edhe pse blen ata rrymë sot e ju KEK-u, me ç’rast kishit mund me më pyet në mënyrë indirekte. Sa i përket kësaj që, prapë sa i përket reduktimeve, unë nuk di që ka të lajmëruara reduktime. Sido që të jetë, në qoftë se keni ankesa, duhet t’i drejtoheni ZRRE-së, Zyrës për Ankesa për Konsumator, ndërsa Zyrën e Rregullatorit për Energji e mbikëqyrni ju si Kuvend, meqë po doni me më përkujtuar se ju jeni deputetë të Republikës së Kosovës. Për çfarë, unë kam respektin ndaj secilit prej jush për pozitën që e keni”, tha Rizvanolli.

    Sa i përket muajve në vijim, ministrja Rizvanolli tha se nuk pritet të jenë të lehtë, por se institucionet do të bëjnë maksimumin për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

    “Sa i përket muajve në vijim, siç edhe e thashë, nuk dua të them se do të jenë të lehtë. Çfarë mund të them është që ne do të bëjmë maksimumin edhe për sigurinë e furnizimit, edhe për çdo aspekt tjetër, siç e kemi bërë deri më tani dhe siç jemi përballur me çdo krizë deri më tani”, tha Rizvanolli.

  • Një muze në Turqi ekspozon thesare të epokës romake

    Një muze në Turqi ekspozon thesare të epokës romake

    Një sarkofag i rrallë i epokës romake, monedha të lashta dhe qeramikë shekullore janë ndër 3.300 artefaktet e ekspozuara në një muze të sapohapur në Turqinë perëndimore, raporton Anadolu.

    Muzeu i Arkeologjisë dhe Minierave i Kutahya-s, i inauguruar më 30 shtator, bashkon gjetjet arkeologjike dhe artefaktet kulturore nga një koleksion prej më shumë se 62.000 objektesh.

    Museum in Turkey exhibits Roman treasures

    Ndër pikat kryesore të tij është Sarkofagu i Amazonës, që daton rreth vitit 160 pas Krishtit, i cili përshkruan betejat midis ushtarëve grekë dhe luftëtareve mitike femra të njohura si Amazonat.

    Muzeu gjithashtu shfaq figurina dhe monedha nga qyteti antik i Aizanoi, shtëpia e një prej tempujve më të ruajtur të Zeusit në Anadoll.

    Drejtoresha e muzeut, Sevgi Gurdal tha se muzeu bashkon trashëgiminë arkeologjike të rajonit, zanatet tradicionale dhe historinë e minierave.

    Kompleksi strehon gjithashtu një koleksion qeramike që përfshin epokën selxhuke deri në ditët e sotme, me vepra nga shekulli i 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të që përbëjnë pjesën më të madhe të ekspozitës.

    Zhvendosja e muzeut të qeramikës Kutahya i themeluar në vitin 1999, në kompleksin e ri ka pothuajse dyfishuar hapësirën e ekspozitës së muzeut. /AA/

  • Museum in Turkey exhibits Roman treasures

    Museum in Turkey exhibits Roman treasures

    A rare Roman-era sarcophagus, ancient coins and centuries-old ceramics are among the 3,300 artifacts displayed in a newly opened museum in western Turkey, reports Anadolu.

    The Museum of Archaeology and Mining of Kutahya, inaugurated on September 30th, brings together archaeological finds and cultural artifacts from a collection of more than 62,000 objects.

    Museum in Turkey exhibits Roman treasures

    Among its main points is the Amazon’s sarcophagu, dating back to about 160 AD, which describes the battles between Greek soldiers and mythical female warriors known as the Amazons.

    The museum also features fgurina and coins from the ancient city of Aizani, home to one of Zeus’ most preserved temples in Anadol.

    Museum director Sevgi Gurdal said the museum unites the region’s archaeological heritage, traditional trades and mining history.

    The complex also houses a ceramic collection that includes the Seljuke era to this day, with works from the 19th century and the early 20th century making up most of the exhibition.

    The removal of the Quatahya Ceramic Museum founded in 1999 has almost doubled the museum’s exhibit space. / AA/

  • Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Arlinda e quajti Vjollcën “kurtizane”, reagon pas kritikave: “Nuk është ofendim, është punë” (VIDEO)

    Një debat i ashpër është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, pas përdorimit të fjalës “kurtizane” nga Arlinda në drejtim të Vjollcës.

    Deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta, si nga banorët, ashtu edhe nga opinionistët, të cilët e kritikuan për përdorimin e këtij termi.

    Megjithatë, Arlinda nuk u tërhoq nga ajo që kishte thënë, duke këmbëngulur se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte Vjollcën.

    “Punë është ajo, s’e kam ofendu”, u shpreh Arlinda, duke dhënë versionin e saj lidhur me deklaratën që shkaktoi polemika.

  • Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën - ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën – ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Fuego reagon për fjalën “kurtizane”, e mbron Vjollcën - ndërhyn edhe Jona (VIDEO)

    Pas diskutimeve lidhur me përdorimin e fjalës “kurtizane” nga ana e banores Arlinda në drejtim të Vjollcës, kanë reaguar banorët tjerë të Big Brother VIP Kosova 5.

    Fuego ka thënë se është e vërtetë që dikush mund ta ketë këtë profesion, por theksoi se Vjollcën nuk mund ta quajë të tillë.

    Ndërkaq, banorja Jona ka deklaruar se, ndonëse është feministe, një shprehje e tillë për të është e papranueshme.

  • Fuego reacts to the word “curtian,” defends Vjolka &#82/11; even Jonah ( VIDEOS)

    PNor have discussions about the use of the word “curitian” by resident Arlinda in the direction of Vjollca have reacted to other residents of the Big Brother V IP Kosovo 5.

    Fuego said it’s true that someone can have this profession, but stressed that Vjolka cannot be called that.

    Meanwhile, Jonah’s resident has declared that although she is a feminist, such an expression to her is unacceptable.

  • Arlinda called the Vjollla Kurtiane, reacts after the criticism: No offense, it’s work. ( V IDEO)

    – What?A fierce debate took place in Big Brother’s house. V IP Kosova 5, after using the word “curitian” from Arlinda to Vjollca.

    Her statement prompted numerous reactions by both residents and opinionists, who criticized her for using the term.

    However, Arlinda did not back away from what she had said, insisting that she had not intended to offend Vjolka.

    That’s the job, I’ve offended, Arlinda said, giving her version of the declaration that caused controversy.

  • Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Pretendime për magji të zezë, trekëndëshi Arlinda–Bejta–Vjollca diskuton për “sehiret” (VIDEO)

    Trekëndëshi Arlinda, Bejta dhe Vjollca kanë diskutuar në Big Brother VIP Kosova 5 edhe temën e magjisë së zezë, të njohur në popull si “sehire”.

    Diskutimi ka ngjallur vëmendje, pasi banorët kanë ngritur pretendime lidhur me këtë temë.

  • Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

    Përplasje e rëndë mes dy anijeve në SHBA, disa persona përfundojnë në ujë – nis operacioni i shpëtimit

    Një anije cisternë është përplasur me një anije turistike të ankoruar në lumin Misisipi, në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një operacion emergjent për shpëtimin e personave që përfunduan në ujë.

    Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi kur cisterna Atlantic Asphalt goditi anijen turistike American Heritage, e cila i përket kompanisë American Cruise Lines, raporton The Guardian.

    Zëdhënësja e Portit të New Orleans, Kimberly Curth, bëri të ditur se në momentin e përplasjes në anijen turistike ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit.

    Anija ishte ankoruar në port rreth dy orë më herët, për të nisur zbarkimin e pasagjerëve.

    Burime nga ekipet e emergjencës konfirmuan se zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të nxirrnin disa persona nga lumi.

    Sipas një burimi, ekziston mundësia që cisterna të ketë humbur energjinë përpara se të përplasej me anijen turistike, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Në vendngjarje u angazhuan zjarrfikësit, policia lokale dhe ajo portuale, Roja Bregdetare Amerikane dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

    Roja Bregdetare njoftoi se lundrimi në lumin Misisipi është pezulluar përkohësisht, për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës të zhvillojnë operacionet e shpëtimit dhe të vlerësojnë situatën. /Telegrafi/