Category: Lajme

  • Pa rrymë, pa ujë, pa rroga: Kushtet e vështira të punëtorëve të "Pastërtisë"

    Pa rrymë, pa ujë, pa rroga: Kushtet e vështira të punëtorëve të “Pastërtisë”

    Pa rrymë, pa ujë, pa rroga: Kushtet e vështira të punëtorëve të "Pastërtisë"

    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, e cila bën grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj, Shtime e Kaçanik, po përballet me një krizë ekonomike.

    Sipas kryetarit të sindikatës, Skender Sahiti, kjo krizë i ka prekur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

    Kjo rritje “tolloviti” financat e kompanisë, e që si pasojë disa punëtorë s’morën paga deri nga fundi i muajit, raporton Kiks Kosova.

    Shqetësime të shumta nga punëtorët erdhën te sindikalisti ngase shumica e tyre janë kryefamiljarë e kanë edhe obligime bankare.

    Sipas Sahitit, kjo problematikë ka demotivuar pak punëtorët ngase nuk po e dinë as vet se kur të e presin rrogën.

    E kur hallet e kaplojnë ndonjërin nga kolegët e rroga nuk është asgjëkundi, Sahiti thotë se bëhen të gjithë bashkë e i ndihmojnë.

    Të gjitha problemet që po u vijnë një pas një, Sahiti thotë se shpresojnë që do u zgjidhen pas rritjes së tarifës.

    Sapo këta punëtorë nisin të flasin për problemet që kanë në punë, listës nuk i shihet fundi.

    Kryetari i Sindikatës, për Kiks Kosovën adresoi edhe problemin me mungesën e kamionëve të punës.

    Ani pse garazhi është plot, aty po qëndrojnë me muaj të tërë kamionët me defekt.

    Defektet e kamionëve nuk po rregullohen sepse kompania që disa muaj nuk ka të kontraktuar një kompani servisi që do i eliminonte këto probleme.

    Meqë në dispozicion të punës kanë vetëm 6 kamionë për të mbuluar 3 komuna, Sahiti thotë se ekipet po presin me orë të tëra që të dalin në teren.

    Pakënaqësi me kushtet kanë edhe punëtorët e kësaj kompanie në komunën e Shtimes.

    Sipas kryetarit të Sindikatës, në objektin ku qëndrojnë ata, për disa kohë nuk patën as rrymë e tash nuk kanë ujë.

    Vetëm që të pastrojnë duart pas kontaktit me mbeturinat gjatë punës, këta punëtorë detyrohen që të marrin ujë nga shtëpia ose të e blejnë atë.

    Sipas Sahitit, komuna e Shtimes u ka premtuar ndërtimin e objektit të ri me të gjitha kushtet andaj po presin për të.

    Një problematikë ekonomike të kompanisë, për KIKS-in e pranoi edhe drejtori ekzekutiv Basri Syla mirëpo ai mohon të ketë pasur vonesa edhe për punëtorët fizikë.

    Sipas Sylës, ata po punojnë që t’i tejkalojnë këto problematika së shpejti.

    Ai tha se nga komuna kanë kërkuar që të rritet tarifa e pagesës dhe një gjë e tillë tanimë veçse është votuar nga Kuvendi Komunal.

    Syla për Kiks Kosovën dha shpjegime edhe për ankesat e punëtorëve të administratës lidhur me pagat, që sipas tyre janë të njëjta me ato të punëtorëve fizikë.

    Punëtorët e kësaj kompanie po kanë probleme edhe me defektet e kamionëve e të cilët nuk po ka kush t’i rregullojë.

    Sipas Sylës, një gjë e tillë është shumë problematike për kompaninë mirëpo çështja tenderuese ka shkuar në OShP dhe nuk është në dorën e tyre, andaj po presin.

    Në vijim, ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë problematikë:

    Ndiqeni emisionin e plotë:

  • Fushata "Movember", Klekovski: Kujdesi shëndetësor tek meshkujt nuk është tabu, nuk duhet të keni frikë apo turp

    Fushata “Movember”, Klekovski: Kujdesi shëndetësor tek meshkujt nuk është tabu, nuk duhet të keni frikë apo turp

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës.

    Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputeti në Kuvend, Dragan Kovaçki, kryetari i Odës së Mjekëve, prof. dr. Nikola Jankullovski, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Jovica Andovski, si dhe drejtori i Klinikës Universitare për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim, dr. Zlatе Mehmedoviq.

    „Nëntori është muaji kur mustaqet janë simbol i një mesazhi të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin e meshkujve nuk duhet të jetë tabu. Parandalimi është investimi më i mirë në shëndet“, deklaroi ministri Klekovski.

    Ministri theksoi se kanceri i prostatës është një nga sëmundjet malinje më të shpeshta te meshkujt, se numri i rasteve të diagnostikuara rishtazi është në rritje dhe se në vendin tonë kjo sëmundje shpesh zbulohet në një fazë më të avancuar, kur mundësitë për trajtim janë të kufizuara.

    „Meshkujt shpesh i shtyjnë kontrollet mjekësore për shkak të frikës, turpit ose bindjes se janë të shëndetshëm. Kujdesi për shëndetin nuk është dobësi, por përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes“, u shpreh Klekovski.

    Testimi është i thjeshtë dhe i shpejtë — një shpim me gjilpërë, me një pikë gjaku nga gishti. Ministri sqaroi se vlera e rritur e PSA-së nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për kancer, pasi ajo mund të jetë pasojë e zmadhimit beninj të prostatës, inflamacionit ose infeksionit.

    Rezultati interpretohet nga mjeku, i cili, në rast dyshimi, e udhëzon pacientin për vlerësim urologjik. Biseda për testimin e PSA-së zakonisht fillon rreth moshës 50-vjeçare, ndërsa te meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, rreth moshës 45-vjeçare.

  • Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet

    Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet

    Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa për skuadrën gjakovare kjo ka qenë fitorja e dytë këtë edicion dhe e para pas pesë ndeshjeve.

    Vëllaznimi tashmë ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse Sigal Prishtina e ka pësuar humbjen e pestë, krahas katër fitoreve që ka regjistruar deri më tani.

    Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat të barabartë, 35:35. Megjithatë, Vëllaznimi e ka nisur më mirë çerekun e tretë dhe ka krijuar epërsi prej tetë pikësh, duke e mbyllur këtë periudhë me rezultatin 55:47.

    Skuadra nga Gjakova e ka ruajtur epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit, duke siguruar fitoren me rezultat 66:62.

    Lojtari më i dalluar te Vëllaznimi ka qenë Amari Kelly, i cili ka realizuar njëzet e nëntë pikë dhe ka regjistruar shtatëmbëdhjetë kërcime. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Ardian Ibishi me dhjetë pikë dhe katërmbëdhjetë kërcime.

    Te Sigal Prishtina më efikasi ka qenë Ajiri Johnson me shtatëmbëdhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

    Burimi: RTKLive

  • Brotherhood surprise Sigal Pristina in capital

    The match has met the ninth round of Kosovo Superleague in basketball, while for the blood squad it has been the second victory of this edition and the first after five matches.

    The brotherhood already has two victories and seven losses, while Sigal Pristina has suffered fifth defeat, along with the four victories it has recorded so far.

    The first part of the match has ended with an equal score, 35:35. However, the brotherhood has better begun the third quarter and has created an eight – point advantage, closing the period with a score of 55:47.

    The Gjakova team has also maintained supremacy in the last ten minutes, ensuring victory by 66:62.

    The most prominent player in the Brotherhood was Amari Kelly, who did twenty-nine points and recorded seventeen jumps. Important contributions have also provided Ardian Ibishi with ten points and fourteen jumps.

    At Sigal Pristina the most efficient has been Ajiri Johnson with seventeen points, six dances and two assistings.

    Source Layer: RTKLive

  • Ylli i Spanjës konfirmon interesimin e Barcelonës dhe nuk e përjashton transferimin në “Camp Nou”

    Ylli i Spanjës konfirmon interesimin e Barcelonës dhe nuk e përjashton transferimin në “Camp Nou”

    Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Athletic Bilbaos, ka konfirmuar se Barcelona kishte shfaqur interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, por refuzimi i klubit bask bëri që largimi i tij të mos realizohej.

    Në një intervistë për gazetën La Vanguardia, reprezentuesi spanjoll nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë në “Camp Nou”, megjithëse pranoi se mosha mund ta vështirësojë një transferim të tillë në të ardhmen.

    Interesimi i Barcelonës për Laporten lidhej me kërkimin e një qendërmbrojtësi më këmbën e majtë për repartin defensiv të trajnerit Hansi Flick.

    Drejtori sportiv Deco e kishte vlerësuar mundësinë e transferimit të tij gjatë planifikimit të merkatos së fundit, por Athletic Bilbao nuk ishte i gatshëm të negocionte largimin e njërit prej mbrojtësve të tij.

    Spain’s star confirms Barcelona’s interest and does not rule out the transfer to quecom Nou

    Tashmë, deklaratat e vetë futbollistit kanë rikthyer emrin e tij në skenën e transferimeve.

    Laporte konfirmoi se interesimi nga Barcelona kishte ekzistuar, por shpjegoi se qëndrimi i Athletic Bilbaos ishte vendimtar që marrëveshja të mos realizohej.

    Klubi bask nuk e kishte në plan ta humbiste reprezentuesin spanjoll gjatë verës dhe përfundimisht bllokoi çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje.

    Megjithatë, qendërmbrojtësi nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e transferimit te gjiganti katalunas në të ardhmen. I pyetur nëse kjo mundësi ishte mbyllur përfundimisht, ai la të kuptohej se gjërat mund të ndryshojnë, por pranoi se kalimi i kohës nuk është në favorin e tij.

    Edhe situata kontraktuale e Laportes e vështirëson një transferim të mundshëm. Mbrojtësi u rikthye te Athletic Bilbao në shtator të vitit 2025, pas aventurës në Arabinë Saudite, dhe ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2028.

    Kjo do të thotë se Barcelona do të duhej të negocionte me klubin bask për ta siguruar shërbimin e tij para përfundimit të kontratës./Telegrafi/

  • Spain’s star confirms Barcelona’s interest and does not rule out the transfer to quecom Nou

    Spain’s star confirms Barcelona’s interest and does not rule out the transfer to quecom Nou

    Aymeric Laporte, 32-year-old Atletic Bilbao’s centrekeeper, has confirmed that Barcelona had shown interest in his transfer during the passing summer deadline, but that the Bask club’s refusal caused his departure to fail.

    In an interview with the newspaper La Vanguardia, the Spanish propretator has not ruled out the possibility that one day he will be playing on properlyCamp Nou, although he acknowledged that age could make such a move difficult in the future.

    Barcelona’s interest in Laporten was related to the search for a centre on the left foot for Coach Hansie Flick’s department.

    Sports Director Deco had praised the possibility of his transfer during the planning of recent mercatos, but Athletic Bilbao was not ready to negotiate the removal of one of his defenders.

    Spain’s star confirms Barcelona’s interest and does not rule out the transfer to quecom Nou

    Already, football’s own statements have restored his name to the transfer scene.

    Laporte confirmed that the interest by Barcelona had existed, but explained that the Athletic Bilbaos position was crucial for the agreement not to be realised.

    The Bask club did not plan to lose the Spanish frontist during the summer and eventually blocked any possibility of reaching an agreement.

    However, the quarterback did not fully rule out the possibility of moving to the future giant Catalunas. Asked whether this opportunity was finally closed, he hinted that things could change, but acknowledged that the passage of time is not in his favor.

    Even the contractual situation of Laporte makes a possible move difficult. The defender returned to the Athletic Bilbao in September 2025, following his adventure in Saudi Arabia, and contracting with the club until June 2028.

    That means Barcelona would have to negotiate with the Bask club to secure its service before the contract ends. /Telegraph/

  • Iranianët thonë se kanë shënjestruar një bazë amerikane në Bahrein

    Iranianët thonë se kanë shënjestruar një bazë amerikane në Bahrein

    Irani ka njoftuar se ka shënjestruar një objekt ushtarak amerikan në Bahrein, në orët e para të së premtes, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të SHBA-së në territorin iranian.

    Sipas CNN, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) pretendoi se kishte shkatërruar një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm, pas një sulmi ndaj një kulle komunikimi në qytetin iranian Sirik.

    “Ky është një paralajmërim serioz për Uashingtonin”, deklaroi Garda Revolucionare.

    Megjithatë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) hodhi poshtë pretendimet, duke njoftuar se forcat amerikane kishin rrëzuar dy dronë iranianë të lëshuar drejt Bahreinit, pa viktima apo dëme materiale.

    Incidenti vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit.

    Ndërkohë, tensionet vazhdojnë të jenë të larta në Ngushticën e Hormuzit, ku gjatë tetorit janë regjistruar 37 sulme ndaj anijeve, ndërsa të paktën 14 të tjera janë konfirmuar në nëntor.

    Irani ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të çojë në zgjerimin e sulmeve ndaj interesave amerikane, përfshirë objektiva të mundshëm edhe në Evropë. /Telegrafi/

  • Avril Lavigne bëhet nënë për herë të parë

    Avril Lavigne bëhet nënë për herë të parë

    Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, ka surprizuar fansat duke njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.

    Artistja 42-vjeçare zbuloi ardhjen në jetë të një vajze përmes një postimi në Instagram, duke mos zbuluar identitetin e babait të foshnjës.

    Ajo ndau disa fotografi bardhezi, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila mban veshur një bluzë me motive leopardi, shkruan DailyMail.

    Në përshkrimin e postimit, këngëtarja përdori një dedikim në stilin e saj karakteristik rock, duke e quajtur vajzën princeshën e saj të vogël.

    Lajmi ka qenë një surprizë për publikun, pasi Avril nuk kishte bërë publike ndonjë shtatzëni dhe as një lidhje të re sentimentale. Identiteti i partnerit të saj aktual mbetet i panjohur.

    Këngëtarja ka qenë më parë e martuar me Deryck Whibley, vokalistin e grupit Sum 41, nga viti 2006 deri në vitin 2009, si dhe me Chad Kroeger, frontmenin e Nickelback, nga viti 2013 deri në vitin 2015.

    Në vitin 2022, ajo u fejua me muzikantin Mod Sun, por çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2023. Pas ndarjes, Avril u përfol edhe për një romancë me reperin Tyga.

    Postimi i saj i fundit ka marrë një reagim të madh në rrjetet sociale, duke grumbulluar më shumë se 718 mijë pëlqime brenda një ore nga publikimi. /Telegrafi/

  • A mund ta rrisë stresi kolesterolin? Çfarë ndodh në gjakun tuaj kur tensioni zgjat me muaj

    A mund ta rrisë stresi kolesterolin? Çfarë ndodh në gjakun tuaj kur tensioni zgjat me muaj

    Nuk është vetëm ushqimi që ndikon në yndyrat e gjakut. Një faktor i përditshëm mund të ndryshojë më shumë sesa mendoni

    Gjumi i dobët dhe lodhja e vazhdueshme janë ndër shenjat më të zakonshme të stresit. Stresi është reagim natyror i organizmit ndaj situatave sfiduese, por kur zgjat, pasojat mund të shtrihen përtej gjendjes emocionale.

    Gjatë periudhave të ngarkuara, shumë njerëz konsumojnë më tepër ushqime kalorike, lëvizin më pak dhe flenë keq. Këto ndryshime mund të ndikojnë në peshën trupore dhe në nivelin e yndyrave në gjak. Një çokollatë ose një qese patatinash nuk e rrit menjëherë kolesterolin, por zakonet që përsëriten për muaj të tërë mund të bëhen problem.

    Pikërisht për këtë arsye, lidhja mes stresit dhe kolesterolit nuk mund të shpjegohet vetëm me një vakt apo me një natë pa gjumë.

    Si ndikon stresi në kolesterol?

    Vështirësitë në punë, konfliktet në marrëdhënie, kujdesi për një familjar të sëmurë apo përgjegjësitë e shumta mund ta mbajnë organizmin në gjendje tensioni. Pasojnë pagjumësia, zgjimi me lodhje, uria më e shpeshtë dhe mungesa e energjisë për aktivitet fizik.

    Jo çdo periudhë stresuese nënkupton përkeqësim të shëndetit. Megjithatë, stresi kronik mund të kontribuojë në ndryshime të pafavorshme të profilit lipidik përmes disa mekanizmave.

    Hormonet e stresit. Kur përballemi me tension, organizmi çliron kortizol dhe adrenalinë. Ekspozimi i zgjatur ndaj kortizolit mund të ndikojë në metabolizmin e yndyrave dhe në rregullimin e sheqerit në gjak.

    Glukoza dhe acidet yndyrore. Për t’u përgatitur për reagim, trupi mobilizon burime energjie. Kjo mund të ndryshojë mënyrën e përpunimit të yndyrave dhe, në disa raste, të ndikojë në trigliceride.

    Ushqyerja emocionale. Ëmbëlsirat, ushqimet e shpejta dhe produktet me shumë yndyra të ngopura shpesh bëhen zgjedhje të përditshme gjatë stresit. Konsumimi i shpeshtë i tyre mund të rrisë kolesterolin LDL.

    Gjumi i pamjaftueshëm. Netët e shkurtra ndikojnë në oreks, metabolizëm dhe shëndetin kardiovaskular.

    Mungesa e lëvizjes. Lodhja na bën të qëndrojmë më shumë ulur, gjë që mund të përkeqësojë trigliceridet dhe parametrat e tjerë lipidikë.

    A e rrit stresi drejtpërdrejt kolesterolin LDL?

    Studimet kanë gjetur lidhje mes stresit kronik dhe profilit lipidik jo të favorshëm, por nuk është vërtetuar plotësisht se vetë stresi e rrit drejtpërdrejt LDL-në te çdo person.

    Prandaj, një rezultat i lartë nuk duhet t’i atribuohet automatikisht stresit. Trashëgimia, ushqyerja, pesha, aktiviteti fizik, hormonet dhe sëmundje të caktuara ndikojnë gjithashtu në vlerat e kolesterolit. Dallimi ndërmjet një dite të vështirë dhe tensionit që vazhdon me javë ose muaj është thelbësor.

    Kur ushqimi bëhet ngushëllim

    Ushqimi është pjesë e kënaqësisë dhe marrëdhënieve shoqërore. Nuk ka asgjë të pazakontë të dëshirojmë diçka të shijshme pas një dite të lodhshme. Problemi shfaqet kur ngrënia bëhet mënyra kryesore për të përballuar emocionet.

    Përpara se të hapni frigoriferin, pyesni veten: A kam vërtet uri? A jam i lodhur? A jam nën stres apo thjesht i mërzitur? A kam nevojë për pushim, shoqëri ose mbështetje?

    Këto pyetje mund t’ju ndihmojnë të dalloni urinë fizike nga nevoja emocionale për ushqim, pa e kthyer çdo zgjedhje ushqimore në arsye për faj.

    Gjumi dhe aktiviteti fizik kanë rëndësi

    Ushqyerja është vetëm një pjesë e tablosë. Kur nuk flemë mjaftueshëm, kontrolli i oreksit bëhet më i vështirë dhe energjia për lëvizje pakësohet. Edhe pse aktiviteti fizik zakonisht ka efekt modest në uljen e drejtpërdrejtë të LDL-së, ai ndihmon në kontrollin e peshës, uljen e triglicerideve dhe mbrojtjen e zemrës.

    Në ditët e vështira nuk nevojitet stërvitje rraskapitëse. Një shëtitje, ushtrime të lehta ose dhjetë minuta lëvizje janë një fillim i vlefshëm.

    Çfarë të bëni kur stresi prish rutinën?

    Synoni shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë, ecni rregullisht sipas mundësive dhe praktikoni frymëmarrje të ngadaltë ose teknika relaksimi. Zgjidhni ushqime të balancuara, kufizoni yndyrat e ngopura dhe kërkoni mënyra konkrete për të lehtësuar ngarkesën psikologjike.

    Nëse kolesteroli është i lartë, kontrolloni profilin lipidik dhe diskutoni rezultatet me mjekun. Menaxhimi i stresit e mbështet shëndetin, por nuk e zëvendëson trajtimin kur ai nevojitet.

    Ndryshimet e vogla, të mbajtura gjatë, vlejnë më shumë se përpjekjet e përsosura që zgjasin vetëm pak ditë. Nëse stresi vazhdon të pengojë gjumin, ushqyerjen ose funksionimin e përditshëm, këshillimi me një profesionist shëndetësor mund të ndihmojë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme. /Telegrafi/

  • “Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit

    “Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit

    “Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit

    Banorja e BBVK5, Arlinda, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të banorit tjetër, Nichit, duke mos i mbajtur dot lotët gjatë diskutimit.

    Ajo tha se është lënduar nga komentet e tij që ia kishte thënë rreth konsumimit të alkoolit, ndërkohë Nora gjatë bisedës me Arlindën, ngriti një tjetër pikëpyetje: pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai ka konsumuar alkool?

    Arlinda e cilësoi këtë qasje si standard të dyfishtë.

    “Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh Arlinda.

    Burimi: Insajderi