Category: Lajme

  • Kenan Yildiz drejt rikthimit, Juventusi cakton datën e mundshme

    Kenan Yildiz drejt rikthimit, Juventusi cakton datën e mundshme

    Kenan Yildiz drejt rikthimit, Juventusi cakton datën e mundshme

    Kenan Yildiz ka nisur fazën e rikuperimit fizik dhe tashmë te Juventusi po shpresojnë që talenti turk të rikthehet në fushë në mesin e muajit dhjetor.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, rikthimi i tij mund të ndodhë më 14 dhjetor në përballjen ndaj Monzas ose më 19 dhjetor kundër Romës.
    Yildiz ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi pas operacionit të kryer më 31 gusht në Augusta, ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për gati dy muaj.

    Trajneri Luciano Spalletti mezi pret ta ketë sërish në dispozicion numrin 10, por në klub po tregohen shumë të kujdesshëm për të mos rrezikuar rikthimin e tij. Juventusit i mungon një lojtar i rëndësishëm në fazën ofensive dhe rikthimi i Yildiz mund të jetë një përforcim i madh për bardhezinjtë.

  • Kenan Yildiz to return, Juvenus sets possible date

    Kenan Yildiz has started the stage of physical recovery and is already hoping for Turkish talent to return to the field in mid-December.

    According to the newspaper dello Sport, his return could occur on December 14th in facing Monza or December 19th against Rome.
    Yildiz has been through a difficult time, as after the operation conducted on August 31st in August, he has been forced to stay out of the fields for nearly two months.

    Coach Luciano Spalettti is eager to get his number back online, but at the club he’s being very careful not to risk his return. Juvenus lacks an important player in the offensive phase, and the return of Yildiz can be a major reinforcement for the whites.

  • Mitrovica municipality appeals for increased care due to strong winds

    KMitrovica’s Omunja has called on citizens to show increased care over the following hours, due to meteorological warnings of strong winds.

    Through an announcement, the municipality has indicated that no case or damage caused by strong winds has been recorded so far on its territory, broadcast Klankosova.tv.

    In view of the possibility of intensifying them, however, citizens have been asked to take precautions and avoid situations that could endanger their safety.

    The municipality has stressed the importance of increased care over the following hours, in line with meteorological developments.

  • Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

    Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

    Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

    Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të paralajmërimeve meteorologjike për erëra të forta.

    Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se deri më tani në territorin e saj nuk është evidentuar ndonjë rast apo dëme të shkaktuara nga erërat e forta, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, duke pasur parasysh mundësinë e intensifikimit të tyre, qytetarëve u është kërkuar të marrin masa parandaluese dhe të shmangin situatat që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre.

    Komuna ka theksuar rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë orëve në vijim, në përputhje me zhvillimet meteorologjike.

  • Momenti kur një aeroplan “godet pistën me bisht” në dy raste, gjatë një uljeje të vështirë në aeroportin Heathrow të Londrës

    Momenti kur një aeroplan “godet pistën me bisht” në dy raste, gjatë një uljeje të vështirë në aeroportin Heathrow të Londrës

    Një aeroplan i British Airways u detyrua të ndërpresë uljen në aeroportin Heathrow të Londrës.

    Fluturimi BA431 pësoi “një goditje të dyfishtë të pjesës së pasme” – kur bishti i aeroplanit fërkohet me sipërfaqen e pistës – të enjten, ndërsa po përpiqej të ulej pas një fluturimi nga Amsterdami.

    Ai duket se lëkundet nga njëra anë në tjetrën, përpara se rrota e majtë të prekë pistën.

    Pasi rrota e djathtë prek pistën, bishti i aeroplanit fërkohet me asfaltin, në atë që njihet si një goditje e dyfishtë e pjesës së pasme.

    Më pas, aeroplani ngrihet sërish në ajër – një manovër e njohur si “go-around” (ndërprerje e uljes dhe rinisje e fluturimit) – ndërsa anonte lehtësisht nga e majta.

    Aeroplani u detyrua të provonte sërish uljen, duke prekur përfundimisht pistën në orën 10:49.

    BigJet TV, një shërbim që monitoron lëvizjet e aeroplanëve, dha alarmin mëngjesin e sotëm.

    Parashikimi i motit për këtë mëngjes në Heathrow tregonte erëra nga veriperëndimi, me shpejtësi rreth 16 km/h.

    British Airways ka nisur një hetim lidhur me këtë incident. /Telegrafi/

  • Mbyllet nesër një segment i rrugës “Nënë Tereza”, qytetarët udhëzohen të shfrytëzojnë rrugët alternative

    Mbyllet nesër një segment i rrugës “Nënë Tereza”, qytetarët udhëzohen të shfrytëzojnë rrugët alternative

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Nënë Tereza”.

    Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 17:00, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit.

    Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor.

    “Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet në terren”, ka njoftuar Hyseni.

    Mbyllja do të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë nëntë orë, deri në përfundimin e orarit të përcaktuar për punime. /Telegrafi/

  • Bytyqi: Buxheti 2027 rrit borxhet dhe lë në plan të dytë investimet kapitale

    Bytyqi: Buxheti 2027 rrit borxhet dhe lë në plan të dytë investimet kapitale

    Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i Buxhetit të vitit 2027, tha se Qeveria po kërkon besim për menaxhimin e mbi 440 miliardë denarëve të fondeve publike, ndërkohë që nuk tregon as transparencë dhe as përgjegjësi institucionale për skandalin e Bankës Alta. Duke vënë në dukje paralelen me rastin e Alta Bankës, Bytyqi theksoi se e njëjta logjikë e interesave jotransparente, ndikimeve politike dhe shmangies së përgjegjësisë njihet pas të dyja temave.

    Ai theksoi se Buxheti i vitit 2027 përfaqëson një vazhdim të një modeli ekonomik që shterron mundësitë e zhvillimit të vendit, rrit borxhet dhe i lë investimet dhe nevojat e qytetarëve në plan të dytë.

    Nga shpenzimet totale prej 440.44 miliardë denarë, plot 399.62 miliardë janë shpenzime rrjedhëse, dhe vetëm 40.82 miliardë denarë janë shpenzime kapitale, gjë që tregon se Qeveria do të shpenzojë pothuajse 91% të parave për operacionet rrjedhëse, ndërsa vetëm 9.3% për investime kapitale.

    Veçanërisht shqetësuese, siç tha Bytyqi, është rritja e fondeve për interesa, të cilat po rriten me 18.2%, krahasuar me shpenzimet kapitale që po rriten vetëm me 1.7%.

    “Për çdo denar shtesë të planifikuar për investime kapitale, afërsisht pesë e gjysmë denarë shtesë janë planifikuar për interesa. Arrijmë te një nga mesazhet më të rëndësishme ekonomike që rrjedhin nga vetë Buxheti, i cili është se barra e shërbimit të borxhit publik po rritet shumë më shpejt sesa investimet e reja në të ardhmen ekonomike”, tha Bytyqi./Telegrafi/

  • Manchester City mund të përballet me sanksione në vitin 2027 nëse apeli dështon

    Manchester City mund të përballet me sanksione në vitin 2027 nëse apeli dështon

    Manchester City mund të përballet me sanksione vitin e ardhshëm nëse nuk arrin të përmbysë gjetjet e rregullores financiare të Ligës Premier, me seancën e tyre të apelit të planifikuar për në mesin e dhjetorit.

    Sipas Financial Times, procedurat mund të zgjasin disa ditë, me një komision të pavarur që pritet të japë vendimin e tij vitin e ardhshëm. Çdo ndëshkim do të pasojë nëse apeli i Cityt nuk do të ketë sukses.

    Sanksionet e mundshme variojnë nga gjobat dhe zbritjet e pikëve deri te përjashtimi nga Liga Premier. Megjithatë, koha mbetet e pasigurt dhe çdo dënim mund të apelohet gjithashtu.

    Komisioni më parë e shpalli Cityn fajtor për të gjitha, përveç njërës, nga 115 akuzat e ngritura kundër tij në vitin 2023.

    Sipas rregullave të reja të përshpejtuara të Ligës Premier, një seancë dëgjimore për apelim duhet të zhvillohet brenda 12 javësh nga paraqitja e ankesës dhe nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë ditë. Komisioni më pas ka 30 ditë për të marrë një vendim. /Telegrafi/

  • LEX | Përfundon rigjykimi ndaj vëllezërve Salihu për vrasjen në Dumnicë, aktgjykimi shpallet më 17 nëntor

    LEX | Përfundon rigjykimi ndaj vëllezërve Salihu për vrasjen në Dumnicë, aktgjykimi shpallet më 17 nëntor

    LEX | Përfundon rigjykimi ndaj vëllezërve Salihu për vrasjen në Dumnicë, aktgjykimi shpallet më 17 nëntor

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 13 nëntor, u dhanë fjalët përfundimtare në rigjykimin ndaj vëllezërve Besnik dhe Ilaz Salihu për rastin e vrasjes së Salih Salihut në Dumnicë të Epërme të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

    Pas fjalëve përfundimtare, gjykata e mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe caktoi shpalljen e aktgjykimit për 17 nëntor. Me të hyrë në sallën e gjykimit, Besnik Salihu përshëndeti familjarët e pranishëm.

    Në gjykimin e parë, më 11 shkurt 2026, Gjykata e dënoi Besnik Salihun me dënim unik prej 25 vjetësh burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Ilaz Salihun e liroi nga akuza. Lënda më pas u kthye në rigjykim.

    Çfarë thotë aktakuza?

    Sipas Prokurorisë, më 26 mars 2023, rreth orës 18:08, pas një mosmarrëveshjeje në Dumnicë të Epërme, Besnik Salihu dyshohet se iu afrua papritur Salih Salihut dhe e qëlloi dy herë me armë zjarri. Sipas aktakuzës, Salih Salihu vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa i akuzuari u largua. Besnik Salihu akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

    Ilaz Salihu akuzohet për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Prokuroria pretendon se ai e ndihmoi me dashje vëllain e tij, duke i premtuar se do t’i fshihte provat pas kryerjes së veprës.

    Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX led into retrial against Salihu brothers for the Dumnica assassination, the court is declared on November 17th

    At the Constitutional Court in Pristina, today, on November 13th, the final words were given in retrial against the faithful brothers and Ilaz Salihu for Salih Salih’s murder case in Dumnica of Equipance of Podujevo, the Signal newspaper reports.

    After final words, the court concluded the trial and appointed the declaration of the judgment for November 17. Upon entering the courtroom, Faithful Salih greeted the family members present.

    In the first trial, on February 11, 2026, the Court sentenced Besnik Salih to a unique sentence of 25 years in prison for murder and possession without permission, while Ilaz Salih acquitted him of the prosecution. The subject then turned into retrial.

    What does the indictment say?

    According to the prosecution, on March 26, 2023, about 18:08, after a dispute in Upper Dumnica, Besnik Salihu allegedly approached Salih Salih unexpectedly and shot him twice. According to the indictment, Salih Salihu died at the scene, while the accused left. Faithful Salihu is accused of serious murder and illegal possession.

    Ilaz Salihu is accused of helping him commit a serious murder. The prosecutor claims that he deliberately helped his brother, promising to hide evidence after doing the work.

    The accused are declared innocent until their guiltyness is proven by bias of form.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal